Alergologji

Në Spitalin Continental trajtohen me shumë kujdes problemet në alergolologji si:

1.       astma

2.       riniti alergjik

3.       sinusiti

4.       urtikaria

Pasi pacientë mbërrijnë në spitalin tonë ne, ne administrojmë një diagnozë  nga mjeku ekspert në të cilën përfshihet një histori e detajuar e alergjisë, duke përfshirë përshkrimin e vendit ku banon dhe ku punon.

·         Histori të dietës;

·         Ekzaminim fizik;

·         Testet për diagnostikim.

Nëse është e nevojshme ne administrojmë teste të tjera të alergjisë, derisa të jemi të sigurt për gjendjen e pacientit. Ne ofrojmë testet e laboratorit për pneumoalergjenët dhe për alergjenët ushqimor.

 Trajtimi

Pasi pacientët diagnostikohen, ne paraqesim metodat e përgjithshme të trajtimit që janë jo vetëm simptomatike, po edhe si të eliminohen shkaqet e pjesës më të madhe të alergjive.

 Kontrolli i mjedisit: Trajtimi i shkallës së parë për të gjithë pacientët përfshin identifikimin e burimit të alergjisë për pacientin si p.sh. jastëkët me pupla, kafshët dhe myku. Pastaj përpiqemi që t’i ndajmë pacientët nga këto shkaqe aq sa mundemi. Kjo mund të përfshijë edhe eliminim e plotë të shkaqeve alergjike që prekin lëkurën si dorashkat dhe elementët kimik. Kur pacienti është alergjik ndaj ushqimeve ne japim këshilla specifike për eliminimin e këtyre produkteve.

Leave a reply