Kirurgji Plastike

Kirurgjia plastike në Spitalin Continental është një department që I ofron të gjitha shërbimet, që nga kirurgjia estetike e deri tek ajo rikonstruktive. Metodat kirurgjikale janë bashkekohore dhe stafi është i specializuar për t’ju ardhur në ndihmë pacientëve për të gjitha nevojat që ata kanë. Profesorët me të cilët bashkëpunon spitali janë me një eksperiencë shumë të gjatë në këtë fushë dhe të kualifikuar në kirurgji plastike, estetike dhe rikonstruktive.

Në spitalin tonë ofrohen te gjitha nderhyrjet trend të kësaj fushe duke nisur që nga Rhinoplastia me tekniken e mbyllur deri tek rindertimi i gjirit pas mastektomisë. Kirurgët tanë aplikojnë mbushjet me dhjamin e vetë pacientit që është një risi në vitet e fundit dhe jo çdo mjek eshte i aftë ta kryejë si procedurë.

Tek ne ofrohen edhe kirurgji të gjymtyrëve si; sindaktili ose polidaktili që kanë të bëjnë me ç’rregullime të gishtërinjve si kontraktura ose gishtat e bashkuar. Përsa i përket estetikes dhe të bukures ofrohen protezat më cilesore në treg si Mentor dhe Allergan për zmadhimin e gjirit dhe vitheve.

KIRURGJITË QË OFROJMË – FEMRA DHE MESHKUJ:

 

  • Rimodelimi i hundës
  • Qepallat, qeskat e syve
  • Rimodelimi i veshëve
  • Rimodelimi i mjekrës
  • Lifting i fytyrës
  • Zmadhimi i gjoksit
  • Zvogëlimi i gjoksit
  • Ngritja e gjoksit
  • Rimodelimi i krahëve
  • Liposkulptura
  • Rimodelimi i barkut
  • Lifting i kofshëve
  • Rimodelimi i vitheve
  • Rimodelim Organet gjenitale
  • Eliminimi i variçeve
Leave a reply