Laboratori

Spitali Continental disponon laboratorë analizash të pajisur me aparaturat më të fundit te cilat përdorin metodologjitë më të reja të çertifikuara  të ekzaminimeve imunologjike, biokimike, hematologjike  me pajisje laboratorike  të cilat falë programit të ndërtuar me sistemin  bar-code  garanton kushtin themelor në Kiminë Klinike,atë të  identifikimit të plotë të të gjithë procesit të analizave. Stafi i Laboratorëve bashkëpunon me mjekët duke siguruar njohuri dhe qasje në udhëzimet e fundit të testimit dhe trajtimit. Ne ofrojmë teste klinike laboratorike për të mbështetur sistemin e kujdesit shëndetësor në spitalin tonë.

Laboratori ynë kryen kontrollin e përditshëm të cilësisë  duke plotësuar kështu standardet europiane.

Laboratori ynë është përkushtuar që të ndihmojë pacientin duke ofruar rezultatet më të mira të testimit të cilësisë dhe interpretimet.

Tipologjia e analizave që ne ofrojmë është:

  •   Check Up të të gjitha moshave në bazë të kartës së përzgjedhur.
  •   Teste biokimike në gjak, urinë dhe likid
  •   Gjaku komplet
  •   Urinë komplet
  •   Faktorët e koagulimit
  •   Teste biokimike për diabetin
  •   Teste biokimikë të osteoporoses
  •   Teste biokimike të sistemit renal, hepatik
  •   Markuesit kardiakë
  •   Teste hormonale dhe markues tumoralë listuar si më poshtë:
  1.   Hormonet e fertilitetit
  2.   Hormonet e tiroides
  3.   Hormonet e hipofizës
  4.   Hormonet e gjëndrës mbiveshkore
  5.   Markuesit tumoralë të traktit gastro-intestinal
  6.   Markuesit tumoralë të gjirit, vezoreve,  testikujve
  7.   Markuesit tumoralë të pulmonëve
  8.   Markuesit tumoral të prostatës
  •  Monitorim i barnave, drogave në gjak dhe urinë
  •  Teste alergjikë
  •  Elektroforeza e hemoglobinës
  •  Elektroforeza e proteinave

Teste mikrobiologjike:

  • Kultura mikrobiologjike të të gjitha materialeve biologjike
  • Parazitozat
  • Infeksionet seksualisht të trasmetueshme
Leave a reply