Nefrologji

Veshkat janë organ jetik pasi shërbejnë si filtër i produkteve të gjakut, të mbeturinave dhe ujit të tepërt duke ruajtur ekuilibrin e ujit, elektrolitëve dhe rregulluar ekuilibrin acido – bazik. Shumë prej sëmundjeve që ndikojnë në veshka nuk janë të kufizuara në organin vetë, por janë çrregullime sistemike. Shërbimi i nefrologjisë në Spitalin Continental diagnostikon sëmundjet e veshkave dhe trajtimin e tyre. Sëmundjet kronike të veshkave menaxhohen me trajtimin e mirë të diabetit, shmangien e substancave toksike në veshka,  marrjen e antihipertensiveve, dietën, modifikimin e peshës dhe e fundit , faza e insuficiencës renale me terapi zëvendësuese.

Në spitalin tonë për diagnostikim dhe trajtim sa më korrekt të sëmundjeve të aparatit urinar kryhen:

– Konsulta Nefrologjike

– Ekografi e aparatit urinar

– Ekografi doppler e arteries renale (matja e indeksit te rezistences RI) ne rast stenoze te arteries renale

– Ro grafi direkte e aparatit urinar ku shihen gurët rentgenopake.

– Urografia intravenoze sidomos për gurët në uretër.

– CT(skaner) helical i aparatit urinar kryesisht për gurët rentgenotransparente.

– Te gjitha ekzaminimet laboratorike, biokimike dhe imunologjike në gjak.

–  Testin e urinës + urokulture, proteinurinë dhe elektrolitët në urinën e 24 orëve.

–  Analiza e përberjes kimike e gurit renal.

Leave a reply