Pediatri

Mosha pediatrike ndryshon nga mjekësia për të rritur në shumë aspekte dhe kërkon trajtim të specializuar, gjë që ne e sigurojmë në një nivel të lartë shërbimi dhe kujdesi mjekësor.

Kryhet konsulta mjekësore ku përfshihet ekzaminimi fizik dhe analizat kliniko-biokimike dhe interpretimi i tyre.

Mjekët pediatër pranë spitalit Continental kujdesen për shëndetin e fëmijeve në bashkepunim me mjeket specialistë të fushave të tjera, duke mundësuar jo vetëm ndjekjen ambulatore apo spital-ditor, por edhe hospitalizimin e tyre.

Nga spitali ofrohet për pacientët e moshës pediatrike diagnozë dhe trajtim.

Spitali ditor lejon dhe mundëson kujdesin e fëmijës së sëmurë i cili ka nevojë për një periudhë të shkurtër qëndrimi në spital. Në këtë sektor zbatohet terapia me infuzion, si dhe aplikimi i ilaçeve, rihidratimi dhe inhalimi i pacientëve të vegjël.

Shtrimi ne spital mundëson trajtimet e fëmijëve të sëmurë. Zbatohet diagnostikimi dhe trajtimi bashkëkohor, bazuar në protokollet të cilat aplikohen në botë për trajtimin e sëmundjeve të fëmijëve. Dhomat janë të përshtatura edhe për qëndrimin e prindit me fëmijën.

  1. Kardiologjia Pediatrike kryen diagnostikimin dhe trajtimin e kardiopative të lindura dhe të fituara.
  2. Reumatologjia pediatrike për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive reumatologjike akute e kronike.
  3. Ofrohen konsulta mbi ushqyerjen dhe dietologjinë që i përgjigjet të sëmurëve kronikë të të gjitha specialiteteve që kanë nevojë për dieta të veçanta ushqyerje, specifike sipas patologjisë.
  4. Urgjenca Pediatrike është një strukturë filtër që i shërben gjithë patologjive pediatrike ne ambjentet e spitalit ditor ku fëmijët vëzhgohen gjatë 24 orëshit dhe më pas në varësi të gjendjes shtrohen ose kthehen në shtëpi me mjekimin përkatës.

Pacientët e pediatrisë së përgjithshme janë kryesisht me probleme të gastroenteriteve akute, gjendjeve febrile të zgjatura me natyrë të pazgjidhur, intoksikacioneve si dhe me probleme pulmonare akute.

Në spital aplikohet dhe edukimi shendetesore per mire-rritjen e fëmijës. Edukim në lidhje me rëndësinë e komunikimit prind-femijë për gjate viteve të fëmijërisë në zhvillimin e të folurit dhe më gjerë

Leave a reply