Pneumologji

Shërbimi i Pneumologjisë në Spitalin Continental ofron shërbim të integruar për semundjet e mushkërive. Kjo bazuar ne profilaksinë, diagnozën, mjekimin dhe edukim e ndjekje për kujdesin rehabilitues.

Objektivi: Të ofrojme një shërbim cilësor, në bazë të zgjidhjeve të shpejta, kosto-efektive dhe të qëndrueshme të problemeve shëndetësore pulmonare, për një jetë më të mirë dhe t shëndetshme per pacientet tanë.

Kabineti i konsultave ambulatore kryen vizita të pacienteve me semundje të mushkërive, duke ofruar këshillim profilaktik, diagnozë dhe udhëzim-trajtimi në baze të protokolleve pneumologjike bashkëkohore. Sipas nevojës rekomandon ekzaminimet laboratorike dhe procedurat e nevojshme mjekësore, të cilat kryhen brenda ciklit spitalor.

Reparti i shërbimit ditor pret të sëmurë që kanë nevojë për observim dhe trajtim. Me pas të sëmurët, sipas patologjisë, vazhojnë trajtimin në shtëpi ose shtrohen në spital.

Shërbimi i urgjencës është i paisur dhe ofron ndihmë të specializuar kardio-respiratore, ku ndër të tjera përfshihet pamjaftushmeria e frymëmarrjes akute apo kronike e riaktivizuar.

Për raste që kanë nevojë për trajtim spitalor mundësohet shtrimi në spital në ambjente shumë të përshtatshem dhe me shërbim mjekësor cilësor.

Sipas nevojës diagnostike në sherbim të sëmundjeve të mushkërive shërbejnë:

–          Laboratori klinik biokimik.

–          Laboratori bakteriologjik.

–          Kabineti i imazherisë, ku përfshihen radiografia e mushkërive, skaneri dhe angioskaneri i mushkërive, Echo, marrja e biopsive në drejtimin e CT.

–          Kabineti i endoskopisë, ku kryhen ekzaminime diagnostike me të gjitha procedurat e nevojshme, si dhe endoskopi mjekuesë bashkëkohore.

–          Kabineti i provave funksionale, ku kryhet testimi diagnostik dhe ai vlerësues në lidhje me ecurinë e sëmundjes.

–          Kabineti i anatomisë – patologjike.

Departamenti Pneumologjik, ofron shërbim të përkushtuar cilësor për sëmundjet e mushkërive të tilla si bronkiti akut dhe kronik, ineksionet e mushkërive. Sëmundjen kronike obstruktive pulmonare dhe Astmen bronkiale, sëmundjet e pleurës, proceset tumorale pulmonare, si dhe sëmundje të tjera primare apo manifestime në mushkeri të sëmundjeve sistemike.

Leave a reply