Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Gratë shtatzëna dhe kujdesi që duhet patur gjatë temperaturave të larta! 🌡️

Tabela e kontentit

Temperaturat e larta dhe grate shtatzane

Gratë shtatzëna janë më të predispozuara ndaj kolapsit, dëmtimeve cerebrovaskulare, kardiovaskulare, dehidratimit dhe problemeve të tjera në krahasim me gratë që nuk janë shtatzëna. Kjo ndodh sepse trupi i tyre, në një farë mënyre, punon më shumë për të mbajtur temperaturën trupore të vetë gruas shtatzënë dhe fetusit (bebit) në normën e duhur.

Gratë shtatzëna janë gjithashtu më të predispozuara për t’u dehidratuar. Kjo do të thotë se nëse ato dehidratohen, nuk kanë mundësinë për të ruajtur temperaturën e trupit me anë të mekanizmit të djersitjes, sepse do të djersisin shumë më pak.

Në një kohë kur temperaturat janë tepër të larta, sikurse ndodh në këtë periudhë edhe në vendin tonë, apo sidomos kur gratë shtatzëna përfshihen në aktivitete fizike sforcuese, temperatura e brendshme e trupit të tyre rritet dhe, sipas studimeve klinike shkencore, ka rezultuar që rritja e temperaturës së brendshme te gratë shtatzëna ose temperatura e rritur nga proceset inflamatore dhe infeksionet gjatë shtatzënisë kanë lidhje deri me mundësinë e defekteve të lindura ose komplikacione të tjera te nëna dhe fetusi.

Duhet të ndiqen disa këshilla se si të shmangim dhe parandalojmë komplikacionet që vijnë nga moti i nxehtë:

▪️ Qëndroni në ambiente të freskëta.
▪️ Hidratohuni gjatë gjithë ditës, konsumoni shumë lëngje, ujë, fruta të freskëta, perime.
▪️ Ushqehuni nga pak dhe shpesh si dhe mos u shtrini për disa minuta, afërsisht 30 – 40 minuta pasi të ushqeheni.
▪️ Kujdes nga konsumimi i ushqimeve që nuk janë ruajtur në kushte optimale në këto temperatura të larta verore.
▪️ Informohuni për temperaturat dhe këshillat përkatëse që duhet të ndiqen në vazhdimësi.
▪️ Vishni rroba të përshtatshme që janë të lehta dhe të lirshme në trup.
▪️ Qëndroni në ambiente të brendshme të freskëta, në ambiente me ajër të kondicionuar deri në 24-26 gradë Celsius. Nëse shtëpia juaj nuk ka ajër të kondicionuar, mundohuni të gjeni zgjidhje alternative, si për shembull duke shkuar në qendra tregtare, lokale apo ambiente të tjera të freskëta ku mund të shpenzoni disa orë gjatë pikut të temperaturave të larta.

Duhet të keni parasysh që pajisjet freskuese elektrike mund të ofrojnë pak komfort, por nuk parandalojnë komplikacionet e lidhura me valën e nxehtë.

Dushet e freskëta ose qëndrimi në një ambient me ajër të kondicionuar janë një alternativë më e mirë.

Gjithashtu, përdorimi sa më i paktë i sobës së gatimit është një tjetër mënyrë për të mbajtur temperaturën e ambientit ku qëndroni më të freskët.

Mundohuni t’i programoni ose edhe t’i limitoni aktivitetet jashtë shtëpisë në një orar që është më freskët, si për shembull herët në mëngjes ose vonë në pasdite. Mundohuni të pushoni në ambiente me hije duke i dhënë një mundësi trupit që të rikuperojë balancën e temperaturave.

Kërkoni të ndryshoni pozicionin e punës dhe të përfitoni reduktimin e kohës në punë sipas asaj që ju takon me ligj, sipas Kodit të Punës. Kjo do ju ndihmojë që të mos qëndroni për kohë të gjatë në këmbë apo ulur, duke i dhënë mundësi trupit tuaj të përshtatet dhe të reagojë më mirë. Megjithatë, duhet edhe vendim i marrë në nivel institucional nga niveli qendror në atë lokal që të ri-organizohen oraret e punës duke shmangur pikat e valës së nxehtësisë nëse do të vazhdojë dhe kalojë drejt alarmit të kuq, sikurse bëhet triazhimi i valës së nxehtësisë.

Vini kapele apo mbani syze dielli dhe përdorni krem mundësisht me 30 ose 50 SPF në mënyrë që të keni një mbrojtje maksimale ndaj djegies së lëkurës nga dielli. Aplikojini këto kremra 30 minuta para se të dilni nga shtëpia dhe më pas mund t’i riaplikoni sipas udhëzimeve të specifikuara në secilën kuti. Mundësisht duhet të kërkoni të blini kremra që janë me spektër të gjerë mbrojtje UVA/UVB, gjë e cila duhet të jetë e shënuar në ambalazhin e tyre.

Djersitja e madhe mund të largojë kripërat dhe mineralet nga trupi, kështu që duhet diskutuar me mjekun që ju ndjek shtatzëninë sesi mund t’i zëvendësohen këto kripëra dhe minerale që humbasin gjatë djersitjeve të shumta.

Shmangia e përfshirjes në aktivitete sforcuese fizike dhe kujdesi për të pushuar mjaftueshëm gjatë ditës është me rëndësi.

Kontaktoni mjekun që ju ndjek shtatzëninë nëse keni shqetësime si kontraktime të uterusit/forcime të barkut, djegie urine apo sekrecione vaginale me aromë të keqe apo që krijojnë bezdisje si kruarje apo skuqje në organet vulvovaginale. Në periudhën e verës, frekuentimi i detit dhe sidomos pishinave, ndikon në prishjen e florës normale bakteriale vaginale. Prandaj, duhet të vlerësoheni & trajtoheni në kohë.

Qëndroni në kontakt me ekipin e profesionistëve të mjekësisë që ndjek shtatzëninë tuaj dhe nëse keni probleme kardiovaskulare, renale apo diabetike etj., këshillohuni me ta në mënyrë të vazhdueshme dhe ndiqni në mënyrë rigoroze këshillat dhe rekomandimet e tyre.

👨‍⚕️ 𝗣𝗿𝗼𝗳. 𝗥𝘂𝘀𝘁𝗲𝗺 𝗖𝗲𝗹𝗮𝗺𝗶 – 𝗠𝗷𝗲𝗸 𝗢𝗯𝘀𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝗿-𝗚𝗷𝗶𝗻𝗲𝗸𝗼𝗹𝗼𝗴

Burime informacioni: RCOG, ACOG, CCOG, CDC.

Nëse dëshironi të rezervoni një konsultë apo të kryeni të gjitha kontrollet e nevojshme gjatë shtatzënisë tuaj kontaktoni në çdo kohë Spitalin CONTINENTAL:

☎️ +355 69 700 4000,
☎️ +355 69 700 1000.

📍 Adresa: Lagjja Ali Demi, tek ish poligrafiku, Tiranë.
🌐 www.spitalicontinental.com

SPITALI CONTINENTAL
Për ju, Për familjen, Për jetën!
Spitali i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Akredituar nga Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

Matja dhe ulja e temperatures se larte

Si Të Ulim Temperaturën E Lartë

Temperatura e lartë është një nga reagimet më të zakonshme të trupit ndaj infeksioneve apo problemeve të tjera shëndetësore. Ndërsa mund të jetë shqetësuese, veçanërisht

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.