Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Realizohet me sukses craniectomia dekompresive tek një pacient 48-vjeçar me AVC ishemik masiv

Tabela e kontentit

Në Spitalin CONTINENTAL u realizua me sukses një ndërhyrje neurokirurgjikale emergjente, craniectomia dekompresive, tek një pacient mashkull 48-vjeçar, i diagnostikuar me aksident cerebrovaskular ishemik masiv në territorin e arteries cerebri media dexter.

Pacienti u transferua në spitalin tonë pasi kishte qëndruar i shtruar për rreth një javë në Kosovë, si pasojë e një AVC ishemik në porcionin M1 të arteries cerebri media të djathtë, i cili kishte shkaktuar hemiplegji sinister, pra paralizë të plotë të anës së majtë të trupit.

Në ditën e tetë pas insultit cerebral, pacienti paraqiti përkeqësim të rëndë të gjendjes neurologjike, duke kaluar në gjendje komatoze me GCS 8/15 pikë. Ky rëndim erdhi si pasojë e edemës cerebrale malinje pas infarktit, një komplikacion serioz që mund të rrezikojë jetën e pacientit.

Ekzaminimi me CT koke evidentoi infarkt masiv cerebral me edemë të shprehur, si dhe devijim të dukshëm të strukturave mediane të trurit, çka kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Pacienti u fut në sallën operatore në kushte emergjence, ku u realizua craniectomia dekompresive, një procedurë që synon uljen e presionit intrakranial dhe krijimin e hapësirës së nevojshme për trurin e edematuar.

Pas ndërhyrjes, pacienti u trajtua për dy ditë në reanimacion, i intubuar dhe nën monitorim intensiv. Me ndërprerjen e sedacionit dhe pas ekstubimit, u rivlerësua statusi neurologjik, i cili rezultoi me përmirësim të ndjeshëm: GCS 15/15 pikë.

Më pas pacienti nisi procedurat rehabilituese dhe aktualisht ka arritur të ecë vetë duke përdorur suport, duke shënuar një ecuri shumë të mirë pas një gjendjeje klinike tepër të rëndë.

Ky rast dëshmon rëndësinë e diagnostikimit të shpejtë, ndërhyrjes në kohë dhe bashkëpunimit multidisiplinar në trajtimin e patologjive neurovaskulare komplekse.

Ndërhyrja u realizua nga:

Prof. Asoc. Dr. Artid Lame
Dr. Nikolin Mitrollari

Spitali CONTINENTAL vijon të ofrojë trajtime të avancuara neurokirurgjikale, me fokus në sigurinë e pacientit, ndërhyrjen në kohë dhe kujdesin e integruar pasoperator.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.