Shëndetësor
Ndërkombëtar
Në Shqipëri
Në Spitalin Continental trajtohen me shumë kujdes problemet në alergolologji si:
1. Astma
2. Riniti alergjik
3. Sinusiti
4. Urtikaria
Pasi pacientë mbërrijnë në spitalin tonë ne, ne administrojmë një diagnozë nga mjeku ekspert në të cilën përfshihet një histori e detajuar e alergjisë, duke përfshirë përshkrimin e vendit ku banon dhe ku punon.
Nëse është e nevojshme ne administrojmë teste të tjera të alergjisë, derisa të jemi të sigurt për gjendjen e pacientit. Ne ofrojmë testet e laboratorit për pneumoalergjenët dhe për alergjenët ushqimor.
Pasi pacientët diagnostikohen, ne paraqesim metodat e përgjithshme të trajtimit që janë jo vetëm simptomatike, po edhe si të eliminohen shkaqet e pjesës më të madhe të alergjive.
Kontrolli i mjedisit: Trajtimi i shkallës së parë për të gjithë pacientët përfshin identifikimin e burimit të alergjisë për pacientin si p.sh. jastëkët me pupla, kafshët dhe myku. Pastaj përpiqemi që t’i ndajmë pacientët nga këto shkaqe aq sa mundemi. Kjo mund të përfshijë edhe eliminim e plotë të shkaqeve alergjike që prekin lëkurën si dorashkat dhe elementët kimik. Kur pacienti është alergjik ndaj ushqimeve ne japim këshilla specifike për eliminimin e këtyre produkteve.
Spitali Continental është një spital me përvojë shumëvjeçare në fushën e mjekësisë. Mbi departamentet e tjera të Klinikës, ajo zotëron edhe një Klinikë Alergjike standarde, plotësisht të pajisur dhe të organizuar. Ka një staf të shkëlqyer mjekësor shkencor dhe një pajisje të teknologjisë së avancuar.
Departamenti i Alergjisë ofron mundësinë për të shqyrtuar dhe trajtuar të gjithë gamën e sëmundjeve alergjike, si gjendje akute ashtu edhe probleme kronike.
Ne ofrojmë gjithmonë një shërbim mjekësor shkencor, por mbi të gjitha me një qasje miqësore dhe humane. Stafi ynë mjekësor dhe infermieror i Departamentit të Alergjisë është i trajnuar mirë dhe gjithashtu u ofron pacientëve të tij, informacion të cilësisë së lartë, shërbime parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi.
Klinika e Alergjisë është në dispozicion të pacientëve tanë në çdo kohë dhe stafi ynë mjekësor është gjithmonë i gatshëm të përballet me çdo rast alergjik 24 orë në ditë.
Alergologjia është një reagim patologjik i sistemit imunitar ndaj një substance të jashtme, e cila zakonisht është e “pafajshme” dhe përgjithësisht konsiderohet e padëmshme. Shkurtimisht, një reaksion alergjik ndodh kur trupi i njeriut reagon ndaj substancave që janë normalisht të padëmshme për shumicën e njerëzve.
Këto substanca quhen alergjenë dhe vijnë në kontakt me trupin përmes thithjes, gëlltitjes ose kontaktit me lëkurën. Këto substanca mund të gjenden në ushqim, ilaç, helm të himenopterit, polen, kërpudha, marimangat e pluhurit të shtëpisë dhe kafshët.
Gjithnjë e më shumë njerëz në dekadat e fundit po vuajnë nga një ose më shumë sëmundje alergjike. Manifestimet e këtyre sëmundjeve tek njerëzit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe tashmë gradualisht të gjithë dyshojnë për një alergji të mundshme.
Më poshtë mund të gjeni disa informacione rreth alergjive.
Spitali Continental ndodhet në Tiranë dhe ka një eksperiencë shumëvjeçare. Ne ofrojmë shërbime mjekësore me efikasitet dhe përgjegjësi. Spitali Continental ofron një qasje ndërdisiplinore për diagnozën e shpejtë, me cilësi të lartë, efektive dhe të saktë në fushat e Mjekësisë Humane.
Në Spitalin tonë mund të gjeni metodat më të mira të diagnostikimit dhe trajtimit, të cilat do t’ju ndihmojnë të përballeni me sëmundjen tuaj, së bashku me mjekët tanë të specializuar. Ekspertët tanë alergologë do t’ju ndihmojnë të zgjidhni gjendjen e alergjisë tuaj dhe do t’ju ofrojnë një plan efikas të personalizuar të nevojave tuaja.
Departamenti i Alergologjisë në Spitalin Continental ka një ekip shumë të kualifikuar i cili ofron një gamë të gjerë trajtimesh në lidhje me shkakun e sëmundjeve alergologjike.
Ju mund të kryeni një konsultë mjekësore për problemin tuaj dhe profesionistët tanë do të krijojnë programe trajtimi për të pakësuar simptomat tuaja dhe për të pasur një mënyrë jetese më të mirë në një periudhë të shkurtër kohore.
Mjekët tane Gastro-Hepatologë kanë eksperiencën dhe njohuritë e duhura për çdo trajtim.
Ndërhyrje estetike të sigurta, të përballueshme, ne duart e specialistëve.
Departament i kompletuar gjinekologjik për diagnostifikimin dhe trajtimin e problemeve riprodhuese tek femra.
Shërbimi më i specializuar në lidhje me të gjitha problemet e veshëve, hundës dhe fytit. Specialistë ne mjekësi dhe kirurgji.
Telefono +355 69 700 4000 ose plotesoni formen dhe nje nga mjeket tane do tju informoj rreth sherbimeve qe ne ofrojme.
Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000 / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter