Shëndetësor
Ndërkombëtar
Në Shqipëri
Shërbimi ynë mjekësor në përmbushjen e nevojave të komunitetit mbështetet në katër shtylla duke ofruar kështu një cilësi të shkëlqyer klinike, shërbim të përkushtuar, infrastrukturë komode dhe teknologji të avancuar, shërbim financiarisht të përballueshëm.
Ne i jemi dedikuar ofrimit të një sherbimi mjekësor kompetent, standarteve të larta të përkushtimit dhe inovacionit, gjithmonë duke vendosur pacientët dhe familjet e tyre në plan të parë.
Kur ju vini në spital, sillni me vehte më shumë sesa një sëmundje, ju sillni me vehte shpresat, nevojat, pritshmëritë dhe eksperiencat personale. Kjo është arsyeja përse mbi çdo gjë që ne ofrojmë, qëndron krijimi i një marrëdhënie besimi dhe përkujdesje me pacientët dhe familjet e tyre.
Ne kemi njohuritë mjekësore dhe teknologjinë në funksion të diagnostikimit dhe trajtimit. Ju keni përvojën dhe njohuritë mbi trupin tuaj. Familja juaj na jep suportin e duhur emocional dhe informacione që ndihmojnë ekipin mjekësor. Ne besojmë që bashkëpunimi mes nesh si mjekë dhe ju si pacientë do na ndihmojë që së bashku të marrim vendimet më të mira për shëndetin tuaj.
Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000 / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter