Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Ureaplasma Dhe Mycoplasma: Simptomat, Shkaqet Dhe Trajtimi

Tabela e kontentit

Ureaplasma dhe Mycoplasma janë dy lloje bakteresh që mund të jetojnë në sistemin urinar dhe riprodhues pa shkaktuar gjithmonë probleme. Megjithatë, në disa raste ato mund të çojnë në infeksione që shfaqen me simptoma të pakëndshme si djegie gjatë urinimit, sekrecione jo normale apo dhimbje në zonën intime. 

Në këtë blog do të flasim rreth simptomave më të zakonshme, shkaqet kryesore dhe mënyrat e trajtimit të këtyre infeksioneve.

Çfarë Janë Ureaplasma Dhe Mycoplasma?

Ureaplasma dhe Mycoplasma janë mikroorganizma shumë të vegjël që i përkasin grupit të baktereve, por ndryshe nga shumica e baktereve të zakonshme, ato nuk kanë mur qelizor. 

Kjo veçori i bën të vështira për t’u zbuluar dhe rezistente ndaj disa llojeve të antibiotikëve që zakonisht përdoren për trajtimin e infeksioneve bakteriale. 

Ato jetojnë në mënyrë natyrale në traktin urinar dhe riprodhues të shumë njerëzve pa shkaktuar domosdoshmërisht ndonjë problem, por në kushte të caktuara mund të bëhen burim infeksionesh të bezdisshme apo edhe serioze.

Ureaplasma ndahet në disa nënlloje, si Ureaplasma urealyticum dhe Ureaplasma parvum, ndërsa Mycoplasma genitalium është një nga format më të njohura të këtij grupi. 

Këto baktere mund të transmetohen përmes kontaktit seksual, por edhe gjatë lindjes nga nëna te foshnja, duke u bërë shkaktarë të infeksioneve urinare, vaginit, cervicitit apo madje edhe infertilitetit në disa raste të avancuara.

Ato shpesh mbeten të padiagnostikuara për shkak të mungesës së simptomave të qarta, çka i bën të rrezikshme në planin afatgjatë. 

Prania e tyre nuk do të thotë gjithmonë që ka një infeksion aktiv, por nëse trupi jep shenja shqetësuese si dhimbje gjatë urinimit, rrjedhje të pazakonta apo dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, duhet marrë seriozisht dhe të kryhen analizat përkatëse. 

Njohja me natyrën e këtyre baktereve është hapi i parë drejt kuptimit të rrezikut që ato mund të përbëjnë për shëndetin riprodhues dhe mirëqenien e përgjithshme.

Si Përhapen Këto Infeksione?

Ureaplasma dhe Mycoplasma përhapen kryesisht përmes kontakteve seksuale, por ka edhe mënyra të tjera më pak të zakonshme transmetimi. Për shkak se shumë persona janë bartës pa pasur simptoma, infeksioni mund të përhapet pa u vënë re.

Mënyrat më të zakonshme të transmetimit përfshijnë:

  • Kontakti seksual i pambrojtur – përmes marrëdhënieve vaginale, orale ose anale.
  • Transmetimi nga nëna te foshnja – gjatë lindjes natyrale, sidomos nëse nëna është bartëse aktive.
  • Përdorimi i përbashkët i objekteve intime – si peshqirët, në raste shumë të rralla.
  • Imuniteti i dobët– e bën më të lehtë që këto baktere të shumohen dhe të përhapen në trup.

Përdorimi i prezervativëve dhe kontrolli i rregullt te mjeku janë mënyra të rëndësishme për të parandaluar përhapjen e këtyre infeksioneve.

Simptomat Më Të Zakonshme Te Gratë Dhe Burrat

Edhe pse Ureaplasma dhe Mycoplasma mund të jenë të pranishme në trup pa shkaktuar asnjë shenjë, kur infeksioni bëhet aktiv, simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person dhe shpesh ngatërrohen me infeksione të tjera urinare ose seksualisht të transmetueshme. 

Prandaj, njohja e simptomave është thelbësore për të reaguar në kohë.

Simptomat tek Gratë

Tek gratë, infeksioni zakonisht prek vaginën, qafën e mitrës (cerviksin) dhe ndonjëherë mitrën apo tubat fallopiane, sidomos në rastet e avancuara.

Shenjat më të zakonshme janë:

  • Djegie ose dhimbje gjatë urinimit – një nga shenjat më të shpeshta që mund të ngatërrohet me infeksion urinar.
  • Rrjedhje vaginale jonormale – shpesh me erë të pakëndshme ose me ngjyrë të ndryshme nga zakonisht.
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale – si pasojë e inflamacionit në vaginë ose në qafën e mitrës.
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut – kur infeksioni përhapet në organe të brendshme.
  • Kruarje ose irritim në zonën intime – që mund të shfaqet pa rrjedhje ose me kruarje të vazhdueshme.
  • Gjakderdhje e lehtë jashtë ciklit menstrual – një sinjal alarmi që nuk duhet neglizhuar.

Simptomat tek Burrat

Tek burrat, infeksioni zakonisht lokalizohet në uretrën (kanalin e urinës) dhe ndonjëherë në testikuj apo në zonën përreth prostatës.

Simptomat më të shpeshta përfshijnë:

  • Djegieje gjatë urinimit – një simptomë klasike që ngatërrohet lehtësisht me uretritin apo infeksione të tjera.
  • Sekrecione nga uretra – zakonisht të bardha ose të tejdukshme, të vërejtura në mëngjes.
  • Dhimbje në testikuj – në raste të rralla, kur infeksioni përhapet në epididimis (kanalin mbi testikuj).
  • Kruarje ose ndjesi irritimi në kokën e penisit – që mund të jetë e vazhdueshme ose periodike.
  • Dhimbje gjatë ejakulimit – si pasojë e inflamacionit në traktin riprodhues.

Simptoma të Përbashkëta

Në të dy gjinitë, mund të shfaqen edhe simptoma më të përgjithshme si:

  • Temperaturë e lehtë ose ndjesi lodhjeje
  • Infeksione urinare të përsëritura
  • Infertilitet – nëse infeksioni nuk trajtohet për një kohë të gjatë
  • Shenja të infeksioneve të tjera – pasi shpesh këto baktere bashkëjetojnë me infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme, si klamidia apo gonorrea.

Shkaqet Dhe Faktorët E Rrezikut

Ureaplasma dhe Mycoplasma janë pjesë e florës mikrobiale normale të organizmit, por ato mund të bëhen problematike kur ekuilibri natyral prishet ose kur ekspozoheni ndaj kushteve që favorizojnë shumimin e tyre. Këto infeksione zakonisht nuk ndodhin rastësisht – ekzistojnë disa shkaqe dhe faktorë që rrisin rrezikun e infektimit.

Shkaqet Kryesore

Transmetimi seksual – kontakti i pambrojtur me një partner të infektuar është shkaku më i zakonshëm.

Dobësimi i sistemit imunitar – bën që trupi të mos ketë aftësinë të kontrollojë shumimin e baktereve.

Ndryshimet në florën vaginale ose uretrale – si pasojë e përdorimit të antibiotikëve, kontraceptivëve ose produkteve agresive për higjienë intime.

Transmetimi gjatë lindjes – foshnjat mund të infektohen nga nëna gjatë kalimit nëpër kanalin e lindjes.

Faktorët e Rrezikut

Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura – mungesa e përdorimit të prezervativit rrit ndjeshëm rrezikun.

Ndryshimi i shpeshtë i partnerëve seksualë – sa më i lartë numri i partnerëve, aq më i madh rreziku.

Historia e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST) – personat që kanë pasur IST më parë janë më të ndjeshëm.

Shtatzënia – për shkak të ndryshimeve hormonale dhe imunitare, gratë shtatzëna janë më të rrezikuara për komplikime.

Mungesa e kontrollit mjekësor të rregullt – vonon zbulimin dhe trajtimin e infeksioneve të heshtura.

Përdorimi i antibiotikëve pa recetë – mund të ndikojë negativisht në mikrobiomën natyrale, duke favorizuar baktere të padëshiruara.

Si Diagnostikohen?

Diagnoza e infeksioneve të shkaktuara nga Ureaplasma dhe Mycoplasma kërkon një vëmendje të veçantë nga mjeku, pasi simptomat shpesh janë të ngjashme me ato të infeksioneve të tjera të traktit urinar ose riprodhues. 

Mënyra më e zakonshme e diagnostikimit është përmes analizave laboratorike që mund të zbulojnë praninë e këtyre baktereve në trup.

Për të bërë një diagnozë të saktë, mjeku mund të kërkojë një mostër të urinës, një mostër të sekrecioneve vaginale, ose një mostër nga uretra për burrat. 

Këto mostra analizohen përmes metodave të tilla si kultura bakteriale, ku bakteri rritet në kushte të kontrolluara për të konfirmuar praninë e tij. Pjesa tjetër e mundësive përfshin testet molekulare, si PCR (reaksioni zinxhir i polimerazës), që ndihmojnë në identifikimin e ADN-së së bakterit.

Në disa raste, kur infeksioni ka kaluar në një fazë më të avancuar dhe ka ndikuar në organet e brendshme, mund të kërkohet edhe një ultratinguj ose ekografi për të kontrolluar për ndonjë dëm të mundshëm në organet riprodhuese ose urinarë. 

Diagnostikimi i hershëm është thelbësor për të parandaluar komplikimet afatgjata, ndaj vizitat e rregullta mjekësore janë të rëndësishme.

Trajtimi I Ureaplasmës Dhe Mycoplasmës

Trajtimi i infeksioneve të shkaktuara nga Ureaplasma dhe Mycoplasma është i mundur dhe zakonisht përfshin përdorimin e antibiotikëve. 

Pasi këto baktere janë të njohura për aftësinë e tyre për t’u bërë rezistente ndaj disa antibiotikëve, është e rëndësishme që trajtimi të bëhet në përputhje me rekomandimet e mjekut dhe të monitorohet nga afër.

Në shumicën e rasteve, trajtimi konsiston në një kurs antibiotikësh që ndihmojnë në eliminimin e infeksionit dhe ndalimin e shumimit të baktereve. 

Trajtimi mund të zgjasë disa ditë ose javë, në varësi të ashpërsisë së infeksionit dhe reagimit të trupit ndaj terapive. Gjithashtu, është e rëndësishme që të dy partnerët seksualë të trajtohen, edhe nëse njëri prej tyre nuk ka simptoma, për të parandaluar riinfektimin.

Gjatë trajtimit, është e rekomandueshme të shmangni aktivitetin seksual deri në përfundimin e terapisë, për të parandaluar përhapjen e infeksionit. 

Në disa raste, mjeku mund të kërkojë kontrollime të rregullta pas përfundimit të trajtimit për të siguruar që infeksioni është zhdukur plotësisht.

Një trajtim i suksesshëm mund të ndihmojë në rikthimin e shëndetit të plotë dhe parandalimin e komplikimeve të mundshme, siç janë dhimbjet kronike ose probleme riprodhuese.

A Rikthehen Përsëri Këto Infeksione?

Po, infeksionet e shkaktuara nga Ureaplasma dhe Mycoplasma mund të rikthehen, veçanërisht nëse nuk ndiqet një trajtim i plotë ose nëse nuk merren masa të nevojshme për të parandaluar përhapjen e tyre. 

Edhe pas një trjatimi të suksesshëm antibiotikësh, është e mundur që këto baktere të mbeten në trup në një formë të heshtur dhe të shpërthejnë sërish më vonë, sidomos në kushte që favorizojnë shumimin e tyre, si një sistem imunitar i dobët.

Një nga arsyet që këto infeksione mund të rikthehen është se infektimi shpesh mund të kalojë pa simptoma, dhe individët mund të mos e kuptojnë se janë bartës të baktereve. 

Për këtë arsye, trajtimi duhet të jetë gjithmonë i plotë dhe të monitorohet nga një mjek, dhe të dy partnerët seksualë duhet të trajtohen, edhe nëse vetëm njëri prej tyre ka simptoma.

Për të reduktuar rrezikun e rikthimit të infeksioneve, është e rëndësishme të praktikoni higjienën e mirë personale, të përdorni mbrojtje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe të keni kontrollime të rregullta te mjeku. 

Këto masa ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve dhe në ruajtjen e shëndetit riprodhues afatgjatë.

Komplikime Të Mundshme Nëse Nuk Trajtohen

Nëse infeksionet e shkaktuara nga Ureaplasma dhe Mycoplasma nuk trajtohen në mënyrë adekuate dhe në kohë, mund të shkaktojnë një seri komplikimesh të rëndësishme, duke ndikuar negativisht në shëndetin riprodhues dhe urinar të individëve. 

Këto komplikime mund të jenë të shpeshta dhe të rënda, duke përfshirë pasojat afatgjata për jetën intime dhe shëndetin në përgjithësi.

Komplikime te Gratë

Infeksione të Përsëritura të Traktit Urinar – Ureaplasma dhe Mycoplasma mund të shkaktojnë infeksione të përsëritura të traktit urinar, që mund të bëhen kronike dhe të dëmtojnë veshkat dhe traktin urinar.

Probleme Riprodhuese – Infeksioni mund të ndikoje mitrën dhe tubat fallopiane, duke shkaktuar infertilitet ose vështirësi në mbajtjen e shtatzënisë.

Pelvic Inflammatory Disease (PID) – Kjo është një infeksion i rrezikshëm i organeve të brendshme riprodhuese që mund të shkaktojë dëme të përhershme në organet riprodhuese dhe të rrisë rrezikun për shtatzëni jashtë mitre.

Komplikime gjatë shtatzënisë – Gratë shtatzëna që kanë infeksione të patrajtuara mund të përjetojnë komplikime si lindje para kohe, pastrim të mitrës pas lindjes, dhe mund të transmetojnë infeksionin te fëmija gjatë lindjes.

Komplikime te Burrat

Uretrit dhe Infeksione të Traktit Urinar – Urethra mund të infektohet, duke shkaktuar dhimbje dhe probleme të tjera të urinimit.

Prostatit – Ureaplasma dhe Mycoplasma mund të shkaktojnë inflamacion të prostatës, çka sjell dhimbje dhe vështirësi gjatë urinimit dhe ejakulimit.

Infertilitet – Infeksionet e patrajtuara mund të ndikojnë në cilësinë e spermës dhe të dëmtojnë fertilitetin.

Komplikime në testikuj – Në raste të rralla, infeksioni mund të përhapet në epididimis, duke shkaktuar dhimbje dhe mundësi të dëmtojnë funksionet riprodhuese.

Si Të Parandalohen Infeksionet?

Përdorimi i Prezervativëve

Prezervativët janë mënyra më e efektshme për të parandaluar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë Ureaplasma dhe Mycoplasma.

Kontrolla të Rregullta Mjekësore

Testimet e rregullta për infeksione seksualisht të transmetueshme mund të ndihmojnë në identifikimin e hershëm të infeksioneve, madje edhe në mungesë të simptomave.

Përkujdesje Personale dhe Higjiena Intime

Mbajtja e higjienës intime të mirë duke përdorur sapunë të butë dhe ujë të ngrohtë, dhe shmangia e produkteve agresive që mund të dëmtojnë mikroflorën natyrale.

Përkujdesja Gjatë Aktivitetit Seksual

Shmangia e aktiviteteve seksuale me shumë partnerë dhe përdorimi i prezervativëve gjatë çdo marrëdhënieje për të zvogëluar rrezikun e infeksioneve.

Trajtimi i Shpejtë i Infeksioneve të Tjera

Trajtimi i shpejtë i infeksioneve urinare ose seksualisht të transmetueshme për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të tjera.

Mbajtja e Imunitetit të Shëndetshëm

Ushqimi i balancuar, aktiviteti fizik dhe menaxhimi i stresit për të mbajtur një sistem imunitar të fortë dhe të shëndetshëm.

Kur Duhet Të Konsultoheni Me Mjekun?

Nëse vëreni dhimbje gjatë urinimit, sekrecione të pazakonta, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, ose kruarje të vazhdueshme, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. 

Edhe nëse keni pasur infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme ose një histori të problemeve të shëndetit riprodhues, kontrollimet e rregullta janë të nevojshme. 

Kërkimi i ndihmës mjekësore është thelbësor për të marrë diagnozën dhe trajtimin e duhur, duke parandaluar komplikimet afatgjata.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.