Ortopedi

Departamenti i ortopedisë në Spitalin Continental është totalisht i kompletuar dhe ka ortopedët më të mirë, gjermanë dhe grekë. Ky department drejtohet nga Dr. Ulf Moebius i cili është kirurg profesionist për shpatullën, gjurin dhe kyçet. Doktori ka një eksperincë gati 20 – vjeçare në kirurgjinë e kockave. Janë me mijëra pacientë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët janë vizituar dhe operuar nga Dr. Moebius. Në Spitalin Continetal të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale kryhen me “Artroskopi”, teknologji e vitit 2016 të cilën e disponon vetëm struktura jonë spitalore. Një garanci më shumë për gjithë pacientët tanë. Kirurgji mini-invazive, prerje pa dhimbje, pa shenja. Që ditën e dytë jeni në shtëpi.

Shërbimet në Ortopedi:

 

  1. Diagnostikim, trajtim dhe ndjekje e sëmundjeve të kockave.
  2. Traumatologjia, sëmundjet muskulo – skeletal që vijnë si pasojë e aksidenteve, të ndryshme.
  3. Artroplastika, vendosja e protezave në gjunjë, kyçe dhe shpatull.
  4. Kirurgjia e dorës, operacione mikrokirurgjikale duke përfshirë edhe ri-implantimin e pjesëve totalisht të shkëputura nga traumt e ndryshme.
  5. Kirurgjia e fëmijëve duke përfshirë edhe sëmundjet e lindura. Prof. Dr. Alexandro Beris që punon në spitalin tonë, ka një eksperincë gati 40 – vjeçare në ortopedinë për fëmijë.
  6. Mjekësia sportive, problemet e shfaqura si pasojë e aktiviteteve të ndryshme sportive, Futboll, Boks, Karate, Mundje, Volejboll, Basketboll etj.
Leave a reply