A keni menduar se cilin spital të zgjidhni për kryerjen e analizave tuaja? Zgjedhja se në cilin spital duhet të drejtoheni për çështje mjekësore shkon përtej zgjedhjes së spitalit më të afërt. Ju duhet të siguroheni se spitali juaj ka teknologjinë e duhur, kushtet e posaçme dhe stafin e trajnuar për të cilin ju ose të dashurit tuaj keni nevojë. Në spitalin CONTINENTAL ju do të gjeni metodat dhe aparaturat më të fundit për kryerjen e të gjitha analizave, skaneve, dhe ekzaminimeve të tjera nga një staf profesionistësh të specializuar.
Çfarë duhet të keni parasysh kur zgjidhni spitalin tuaj?
Në një situatë urgjente, nuk do të keni kohë të hulumtoni spitalet e zonës dhe të zgjidhni atë që i përshtatet më mirë nevojave tuaja. Kjo është arsyeja pse planifikimi është i rëndësisëshm për të garantuar sigurinë e familjes suaj. Ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh kur vendosni për të shkuar një spital. Spitali CONTINENTAL ofron standardet më të larta ë shërbimit mjekësor duke garantuar:
Cilësi dhe siguri
Jo të gjithë spitalet janë të barabartë. Spitali CONTINENTAL i nënshtrohet ekzaminimeve dhe vlerësimeve rigoroze nga shërbimet e anketave lokale dhe kombëtare dhe rezulton një nga spitalet lider për ofrimin e shërbimeve elitare në fushën e mjekësisë.
Departamente të specializuara
Spitali CONTINENTAL fokusohet në specialitete të ndryshme mjekësore. Në varësi të faktorëve tuaj të rrezikut shëndetësor dhe probleme me të cilat përballeni, ne ju ofrojme trajtime të të gjitha llojeve në kardiologji, pulmonologji ose shërbime të tjera të specializuara mjekësore.
Kujdes ndaj pacientit
Kujdesi më i mirë vjen nga profesionistë të përkushtuar dhe të besuar, të cilët e kuptojnë rëndësinë e punës dhe raporteve me pacientët. Stafi i spitalit CONTINENTAL është i përkushtuar për të dëgjuar me kujdes shqetësimet e pacientëve dhe për t’iu ofruar atyre një mjedis komod dhe të sigurt për të ofruar siguri maksimale dhe zgjidhje për problemet e tyre.
Teknologji të avancuar
Në Spitalin CONTINENTAL do të gjeni laboratorë analizash të pajisur me aparaturat më të fundit të cilat përdorin metodologjitë më të reja të çertifikuara për ekzaminime imunologjike, biokimike, hematologjike etj. Pranë nesh ju do të mund të kryeni të gjitha llojet e analizave apo ekzaminimeve me skaner. Stafi ynë i specialistëve mjekësor mundëson interpretimin dhe vlerësimin e saktë të të dhënave dhe garanton trajtime efektive për çdo lloj problemi që mund të keni.
Çmime transparente
Spitali CONTINENTAL ka krijuar një strukturë çmimi transparente që është lehtësisht e disponueshme për pacientët. Ajo ngjall besim tek pacientët dhe i bën ata të sigurt për zgjedhjen e spitalit tuaj për trajtimin e tyre. Tarifat e spitalit CONTINENTAL megjithëse të leverdisshme nuk bëjnë kompromis me cilësinë e kujdesit shëndetësor që ju do të merrni. Përkundrazi, ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbimet më cilësore, duke krijuar një komunikim të vazhdueshëm dhe transparent me pacientët tanë dhe duke mundësuar trajtim mjekësor për të gjithë.
Kujdes të koordinuar
Funksionimi i një spitali të madh varet nga koordinimi dhe komunikimi i brendshëm ndërmjet departamenteve të ndryshme. Stafi i spitalit CONTINENTAL sigurohet që pacientët të kenë një përvojë pa stres në çdo fazë të trajtimit të tyret. Po ashtu, ne përdorim sisteme teknologjike për të mbajtur komunikim të vazhdueshëm ndërmjet departamenteve tona. Ne përdorim një bazë të dhënash për pacientët tanë me të gjitha raportet e tyre, rezultatet laboratorike dhe historikun e sëmundjeve gjë që ndihmon departamentet e ndryshme të planifikojnë aktivitetet e tyre.
Në Spitalin CONTINENTAL ju inkurajojmë të gjeni kohë për të mësuar më shumë rreth nesh dhe rreth shërbimeve tona. Ne jemi të përkushtuar për të garantuar cilësi, kujdes dhe trajtime të sigurta për ju, për familjen, për jetën!