Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Dhimbja e shpeshtë e kokës: Çfarë duhet të dini!

Tabela e kontentit

Dhimbjet e kokës iu ndodhin pothuajse të gjithëve. Shpesh, ato zgjasin pak dhe janë të lehta, por në disa raste mund të jenë mjaft shqetësuese dhe mund të prishin cilësinë tuaj të jetës. Ka disa lloje dhimbje koke të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm si mjedisi, ilaçet që marrim dhe shkaqe të tjera. Fatmirësisht ka shumë opsione trajtimi në dispozicion për të ndihmuar në menaxhimin e dhimbjes.

Shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës

Dhimbjes së kokës janë të mundimshme dhe mund të shkaktojnë siklet tdhe në qafë e shpatulla. Dhimbja e kokës zakonisht ka shkaqe parësore ose dytësore.

Shkaqe parësore

Dhimbjet e kokës nga shkaqet parësore, si migrena ose dhimbjet e kokës nga tensioni, janë ndër dhimbjet më të zakonshme të kokës që i shtyjnë njerëzit të kërkojnë trajtim mjekësor. Ato prekin rreth 3 miliardë njerëz çdo vit. Kjo lloj dhimbje koke nuk është simptomë e ndonjë sëmundjeje, por një sëmundje më vete. Është një dhimbje koke “primare” sepse është shqetësimi kryesor. Shpesh, stresi dhe problemet me gjumin mund shkaktojnë këto dhimbje koke.

Shkaqe dytësore

Dhimbjet dytësore të kokës shfaqen si simptomë e një çrregullimi tjetër shëndetësor. Lloje të ndryshme sëmundjesh dhe çrregullimesh që mund të shkaktojnë dhimbje koke përfshijnë:

  • infeksione
  • mbipërdorimi i ilaçeve
  • presionin e lartë të gjakut
  • shëndetin mendor
  • lëndim ose traumë në kokë
  • goditje në tru
  • tumor
  • çrregullime nervore
  • bllokim i sinuseve

Llojet e dhimbjeve të kokës

Dhimbje koke e tipit tension (TTH)

Dhimbja e kokës e tipit tension (TTH) është çrregullimi më i zakonshëm i dhimbjes së kokës. TTH mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës për të prekurit. TTH shkakton dhimbje koke që mund të ndjehet në të dy anët ekafkës si dhe në pjesën e përparme dhe të pasme të saj. Njerëzit e prekur nga TTH mund t’i injorojnë lehtësisht episodet e dhimbjes së kokës, sepse dhimbja ka tendencë të jetë e lehtë deri në mesatare dhe nuk përkeqësohet nga aktiviteti fizik i përditshëm. Megjithatë, nëse nuk trajtohet, TTH mund të kthehet në një problem kronik (afatgjatë) që çon në komplikime si: ndërprerje e gjumit, çrregullime të muskujve dhe kyçeve të nofullës, ankthi, depresioni, etj.

Dhimbje koke grupore

Kjo lloj dhimbje koke është më e rrallë dhe shpesh ndodh gjatë gjithë ditës. Simptomat e saj janë të shkurtra, por mund të jenë shumë të rënda. Dhimbja zakonisht fokusohet rreth njërit sy, duke çuar në lot dhe skuqje. Përveç kësaj, i prekuri mund të përjetojë rrjedhje hunde ose bllokim të fytyrës si dhe qepallat mund të ulen.

Dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i ilaçeve (MOH)

Përdorimi afatgjatë dhe i tepruar i ilaçeve për të trajtuar një dhimbje koke mund të shkaktojë dhimbje koke nga mbipërdorimi i ilaçeve (MOH). Kjo gjendje konsiderohet një çrregullim dytësor i dhimbjes së kokës. MOH zakonisht ndodh me episodet kronike të migrenës ose dhimbje koke tensioni. Një nga shkaqet që çojnë në këtë dhimbje koke është marrja e ilaçeve për të paktën 10 ditë në muaj për më shumë se 3 muaj.

Dhimbje koke e vazhdueshme dhe e përditshme (NDPH)

Një dhimbje koke e vazhdueshme ditore (NDPH) është një dhimbje koke që fillon papritur dhe që nuk ndalet brenda 24 orëve, duke u përsëritur pothuajse çdo ditë. Edhe pse jo aq e zakonshme sa disa lloje të tjera dhimbje koke, ajo mund të shkaktojë simptoma të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës tuaj.

Dhimbje koke nga ushtrimet

Kjo lloj dhimbje koke ndodh kur merrni pjesë në aktivitete të rënda fizike ose ushtrime. Persona që preken nga kjo dhimbje koke përjetojnë një dhimbje pulsuese në të dy anët e kokës. Zakonisht nuk ka të përziera ose të vjella, por dhimbja mund të jetë e vazhdueshme.

“Hemicrania” e vazhdueshme

Hemicrania continua është një dhimbje koke kronike dhe e vazhdueshme që shfaqet gjithmonë në njërën anë të fytyrës dhe kokës. Njerëzit me këtë gjendje mund të përjetojnë periudha dhimbjeje të forta në vend të dhimbjes së vazhdueshme, duke e bërë këtë një dhimbje koke rraskapitëse. 

Ju mund të keni hemicrania continua nëse:

  • keni dhimbje koke me intensitet mesatar në njërën anë të kokës, çdo ditë apo në mënyrë të vazhduar 
  • përjetoni dhimbje të herëpashershmë të kokës të shkurtër por shpuese
  • e ndjeni dhimbjen për më shumë se 3 muaj në të njëjtën anë dhe pa pushim

Dhimbjet e kokës gjatë shtatzënisë

Dhimbjet e kokës janë të zakonshme në shtatzëni. Gjatë shtatzënisë, mund të përjetoni stres dhe ndryshime të rëndësishme hormonale që çojnë në dhimbje koke. Disa ilaçe mund të jenë të dëmshme për nënën ose fetusin, ndaj rekomandohet përdorimi i metodave të tjera lehtësuese si paketa akulli ose marrja e medikamenteve që janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Mjeku mund të sugjerojë terapi alternative përpara se të përshkruajë medikamente për të menaxhuar simptomat tuaja.

Migrena

Migrena është një çrregullim primar i dhimbjes së kokës që ndodh në mënyrë të përsëritur dhe shpesh zgjat gjatë gjithë jetës. Zakonisht, dhimbja është intensive dhe pulsuese vetëm në një zonë të kokës.

Simptoma të tjera të migrenës përfshijnë:

  • të përziera
  • të vjella
  • ndjeshmëri ndaj dritës
  • ndjeshmëria ndaj zërit

Kjo lloj dhimbje koke është më e zakonshme tek gratë në krahasim me burrat. Migrena te femrat mund të ndikohet nga luhatjet e hormoneve për shkat të:

  • ciklit menstrual
  • shtatzënisë
  • menopauzës
  • përdorimit të kontraceptivëve oralë
  • terapisë së zëvendësimit të hormoneve

Kur duhet të vizitoni mjekun?

Nëse jeni duke përjetuar simptoma të dhimbjes së kokës tre ose më shumë herë në muaj, ju sugjerojmë të kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’ju rekomandojë një formë trajtimi parandalues ​​nëse dhimbjet e kokës ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj ose nëse ato ju shkaktojnë probleme shtesë si stres, depresioni ose shqetësime të tjera.

Është gjithashtu e rëndësishme të bisedoni me mjekun tuaj nëse keni dhimbje koke të reja ose një lloj tjetër dhimbje koke që nuk ju është shfaqur më parë, në mënyrë që të kryeni ekzaminimet dhe analizat e duhura për parandalimin dhe trajtimin e çdo lloj sëmundjeje.

Parandalimi i dhimbjes së kokës

Për të parandaluar ose lehtësuar dhimbjen e kokës është mirë të identifikoni dhe shmangni shkaktarët e saj.

Për shembull, ju mund të vëreni se dhimbjet e kokës bëhen pak më të forta kur pini një filxhan kafe më shumë se zakonisht. Në këtë rast, gjithmonë duhet të përpiqeni të shmangni filxhanin e dytë dhe të kërkoni mënyra alternative për të rritur energjinë tuaj.

Gjithashtu, nëse dhimbjet e kokës po përkeqësohen ose po ndikojnë seriozisht në jetën tuaj të përditshme, mund të jetë koha të flisni me një mjek. Ata mund të identifikojnë se çfarë po e shkakton dhimbjen e kokës ose llojin e dhimbjes së kokës që keni dhe me pas mund ta trajtojnë atë në mënyrë të përshtatshme.

Edhe pse çrregullimet e dhimbjes së kokës janë të zakonshme, nuk duhet t’i injoroni ato. Përkundrazi, është më mirë të dëgjoni trupin tuaj dhe të kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.