Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Nefropatia Diabetike – Simptomat, Diagnoza & Trajtimi

Tabela e kontentit

Nefropatia diabetike, semundja e veshkave nga diabeti

Nefropatia diabetike është një ndërlikim serioz i diabetit të tipit 1 dhe diabetit të tipit 2 i cili quhet ndryshe edhe si sëmundja diabetike e veshkave. Nefropatia diabetike ndikon në punën e normale të veshkave për largimin e produkteve të mbetura dhe lëngjeve shtesë nga trupi. Mënyra më e mirë për të parandaluar nefropatinë diabetike është duke u munduar të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe duke menaxhuar diabetin dhe presionin e lartë të gjakut.

Me kalimin e viteve, nëse nuk trajtohet në kohën e duhur nefropatia diabetike dëmton ngadalë sistemin e filtrimit të veshkave. Trajtimi i hershëm mund të parandalojë këtë gjendje ose ta ngadalësojë atë dhe të ulë mundësinë e komplikimeve të tjera. Nefropatia diabetike mund të çojë gjithashtu në dështim të veshkave. Kjo quhet gjithashtu sëmundje e veshkave në fazën përfundimtare dhe ky problem është një gjendje kërcënuese për jetën. Në rast dështimi mënyrat e vetme e trajtimit janë dializa ose transplantimi i veshkave.

Semundja e veshkave nga diabeti

Simptomat E Nefropatisë Diabetike

Në fazat e hershme të nefropatisë diabetike, mund të mos ketë simptoma. Në fazat e mëvonshme kur sëmundja avancon, simptomat mund të përfshijnë:

  • Presioni i lartë i gjakut bëhet më i vështirë për t’u kontrolluar.
  • Ënjtje e këmbëve, kyçeve, duarve ose syve.
  • Urina me shkumë.
  • Konfuzion ose vështirësi në të menduar.
  • Frymëmarrje e shkurtër.
  • Humbja e oreksit.
  • Nauze dhe të vjella.
  • Kruarje.
  • Lodhje dhe dobësi.

Kur Duhet Të Vizitoni Një Mjek

Lini një takim me një nefrolog nëse keni disa nga simptomat e përmendura më lart. Nëse vuani nga diabeti, duhet të bëni vizita të rregullta çdo vit ose aq shpesh sa ju thuhet. Doktori do të bëjë analizat e nevojshme për të matur sa mirë funksionojnë veshkat tuaja.

Shkaktarët E Nefropatisë Diabetike

Nefropatia diabetike është një ndërlikim i zakonshëm i diabetit të tipit 1 dhe tipit 2. Me kalimin e kohës, diabeti që nuk kontrollohet mirë mund të dëmtojë enët e gjakut në veshka që filtrojnë mbetjet nga gjaku. Kjo mund të çojë në dëmtim të tyre dhe të shkaktojë presion të lartë të gjakut. Kur presioni i gjakut rritet  mund të shkaktojë akoma më shumë dëmtime të veshkave në sistemin e filtrimit të tyre.

Faktoret E Rrezikut

Nëse keni diabet, duhet të dini se faktorët e mëposhtëm mund të rrisin rrezikun e nefropatisë diabetike:

  • Sheqeri i lartë i pakontrolluar në gjak, i quajtur edhe hiperglicemia.
  • Presioni i lartë i pakontrolluar i gjakut, i quajtur edhe hipertension.
  • Pirja e duhanit.
  • Kolesteroli i lartë në gjak.
  • Obeziteti.
  • Një histori familjare e diabetit dhe sëmundjeve të veshkave.
Komplikacionet e nefropatise diabetike

Komplikimet E Nefropatisë Diabetike

Komplikimet e nefropatisë diabetike mund të shfaqen ngadalë gjatë muajve ose viteve. Ato mund të përfshijnë:

  • Ngritja e lëngjeve të trupit. Kjo mund të çojë në ënjtje në krahë dhe këmbë, presion të lartë të gjakut ose lëngje në mushkëri, të quajtur edemë pulmonare.
  • Hiperkalemi e cila është rritja e nivelit të mineralit të kaliumit në gjak.
  • Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, të quajtura edhe sëmundje kardiovaskulare të cilat mund të shkaktojnë goditje në tru.
  • Ulje të numrit të qelizave të kuqe të gjakut të cilat bartin oksigjen duke cuar në anemi.
  • Komplikime të shtatzënisë që sjellin rreziqe për gruan dhe fetusin në rritje.
  • Dëmtime të veshkave që nuk mund të rregullohen. Kjo quhet sëmundja e veshkave në fazën përfundimtare. Trajtimi bëhet ose më anë të dializës ose transplantit të veshkave.

Parandalimi

Për të ulur rrezikun e zhvillimit të nefropatisë diabetike:

  • Paraqituni rregullisht tek vizitat me doktorët përkatës për të menaxhuar diabetin. Mbani takime për të kontrolluar se sa mirë po e menaxhoni diabetin dhe për të kontrolluar për nefropati diabetike dhe komplikime të tjera. Vizitat duhet të bëhen çdo vit ose më shpesh.
  • Trajtoni diabetin. Me trajtimin e mirë të diabetit, ju mund t’i mbani nivelet e sheqerit në gjak në kufirin e normave sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo mund të parandalojë ose ngadalësojë nefropatinë diabetike.
  • Menaxhoni presionin e lartë të gjakut ose probleme të tjera mjekësore. Nëse keni presion të lartë të gjakut ose kushte të tjera që rrisin rrezikun e sëmundjes së veshkave, punoni me doktorin tuaj për t’i kontrolluar ato.
  • Qëndroni në një peshë të shëndetshme. Nëse keni një peshë të shëndetshme, punoni që të qëndroni të tillë duke qenë fizikisht aktiv në shumicën e ditëve. Nëse keni nevojë të humbni peshë, bisedoni me një anëtar të ekipit tuaj të kujdesit shëndetësor për mënyrën më të mirë për të humbur peshën e tepërt.
  • Mos pini duhan. Pirja e duhanit mund të dëmtojë veshkat ose të përkeqësojë dëmtimin e tyre. 
Analiza per semundjen e veshkave nga diabeti

Diagnoza

Nefropatia diabetike zakonisht diagnostikohet gjatë testimit të rregullt që është pjesë e menaxhimit të diabetit. Testohuni çdo vit nëse keni diabet të tipit 2 ose keni diabet të tipit 1 për më shumë se pesë vjet. Testet rutinë ekzaminuese mund të përfshijnë:

  • Testi i albuminës urinare. Ky test mund të zbulojë një proteinë gjaku të quajtur albuminë në urinë. Nivelet e larta të albuminës në urinë mund të nënkuptojnë se veshkat nuk po punojnë si duhet.
  • Raporti albumin/kreatininë. Kreatinina është një mbetje kimike që veshkat e shëndetshme filtrojnë nga gjaku. Raporti albuminë/kreatininë mat sasinë e albuminës në krahasim me kreatininën në mostrën e urinës duke treguar se sa mirë funksionojnë veshkat.
  • Shkalla e filtrimit glomerular (GFR). Masa e kreatininës në një mostër gjaku mund të përdoret për të parë se sa shpejt veshkat filtrojnë gjakun. Kjo quhet shkalla e filtrimit glomerular. Një normë e ulët do të thotë se veshkat nuk punojnë mirë.

Teste të tjera diagnostikuese mund të përfshijnë:

  • Testet imazherike. Rrezet X dhe ultratingujt mund të tregojnë përbërjen dhe madhësinë e veshkave. Skanimet CT dhe MRI mund të tregojnë se sa mirë lëviz gjaku brenda veshkave. 
  • Biopsia e veshkave.gjatë kësaj procedure doktori merr një mostër të indit të veshkave për t’u studiuar në një laborator duke përdorur anestezi lokale. Më pas do të përdoret një gjilpërë e hollë për të hequr pjesë të vogla të indit të veshkave.

Trajtimi I Nefropatisë Diabetike

Hapi i parë në trajtimin e nefropatisë diabetike është trajtimi dhe kontrolli i diabetit dhe presionit të lartë të gjakut. Trajtimi përfshin dietën, ndryshimet e stilit të jetesës, stërvitjen dhe medikamentet me recetë. Kontrolli i sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut mund të parandalojë ose ngadalsojë problemet e veshkave dhe komplikimet e tjera.

Medikamente

Në fazat e hershme të nefropatisë diabetike, trajtimi juaj mund të përfshijë medikamente të ndryshme për të menaxhuar disa nga simptomat e mëposhtme:

  • Presionin e gjakut. Ilaçet e quajtura frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) dhe bllokuesit e receptorit të angiotenzinës 2 (ARBs) përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut.
  • Sheqeri në gjak. Ilaçet mund të ndihmojnë në kontrollin e sheqerit të lartë në gjak tek njerëzit me nefropati diabetike. Ato përfshijnë ilaçe të diabetit si insulina. Barnat më të reja përfshijnë Metformin (Fortamet, Glumetza, të tjerë), agonistët e receptorit të peptidit 1 (GLP-1) të ngjashëm me glukagonin dhe frenuesit SGLT2.
  • Kolesterol i larte. Ilaçet për uljen e kolesterolit të quajtura statina përdoren për të trajtuar kolesterolin e lartë dhe për të ulur sasinë e proteinave në urinë.
  • Dhimbje në veshka. Finerenone (Kerendia) mund të ndihmojë në reduktimin e cikatriceve të indeve në nefropati diabetike. Studimet kanë treguar se ky ilaç mund të ulë rrezikun e dështimit të veshkave. Gjithashtu mund të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe rrezikun nga ataket e zemrës tek të rriturit me sëmundje kronike të veshkave të lidhura me diabetin e tipit 2.
Trajtimi i nefropatise diabetike

Trajtimi I Nefropatisë Diabetike Të Avancuar

Trajtimi i dështimit të veshkave, i quajtur edhe sëmundja e veshkave në fazën përfundimtare, fokusohet në zëvendësimin e punës së veshkave tuaja dhe në kthyerjen e funskionit të tyre me anë të këtyre trajtimeve:

  • Dializa e veshkave. Ky trajtim largon mbetjet dhe lëngjet shtesë nga gjaku. Hemodializa filtron gjakun jashtë trupit duke përdorur një makinë që kryen punën e veshkave. Për hemodializën, do t’ju duhet të vizitoni doktorin tuaj rreth tre herë në javë ose mund të bëni dializë në shtëpi nga një doktor i trajnuar. Çdo seancë zgjat 3 deri në 5 orë.
  • Dializa peritoneale përdor shtresën e brendshme të barkut, të quajtur peritoneum, për të filtruar mbetjet me anë të një lëngu pastrimi i cili rrjedh përmes një tubi në peritoneum. Ky trajtim mund të bëhet në shtëpi ose në klinikë. Fatkeqësisht jo të gjithë pacientët janë të përshtatshëm për këtë metodë të dializës.
  • Transplanti. Ndonjëherë, një transplant veshkash është zgjidhja më e mirë e trajtimit për dështimin e veshkave. Nëse doktori ju rekomandon një transplant veshkash ai do të duhet të bëjë disa analiza paraprake për të parë nëse jeni të përshtatshëm për këtë procedurë. 

Mënyra E Jetesës Dhe Menaxhimi I Simptomave Në Kushte Shtëpie

Dieta, stërvitja dhe kujdesi për veten janë të nevojshme për të kontrolluar sheqerin në gjak dhe presionin e lartë të gjakut. Endokrinologu juaj për mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimet e mëposhtme:

  • Monitoroni nivelin e sheqerit në gjak. Ekipi juaj i kujdesit shëndetësor do t’ju tregojë se sa shpesh duhet të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak për t’u siguruar që të qëndroni në normat e caktuara. Për shembull, mund t’ju duhet ti kontrolloni këto nivele një herë në ditë dhe para ose pas stërvitjes. Në rastet kur merrni insulinë, mund t’ju duhet të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak disa herë në ditë.
  • Jini aktiv në shumicën e ditëve. Synoni për të paktën 30 minuta ose më shumë ushtrime aerobike në shumicën e ditëve. Aktivitetet më të përshtatshme përfshijnë ecje të shpejtë, not, çiklizëm ose vrap.
  • Hani një dietë të shëndetshme. Hani një dietë të pasur me fibra me shumë fruta, perime pa niseshte, drithëra dhe bishtajore. Kufizoni yndyrnat e ngopura, mishin e përpunuar, ëmbëlsirat dhe kripën.
  • Lini duhanin. Nëse pini duhan, bisedoni me doktorin tuaj të gjetur mënyrën e duhur për ta lënë duhanin.
  • Mbani një peshë të shëndetshme. Nëse keni nevojë të humbni peshë, bisedoni me profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor për mënyrat për ta arritur këtë në një mënyrë sa më të shëndetshme. 
  • Merrni një aspirinë çdo ditë. Bisedoni me profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse duhet të merrni një aspirinë me dozë të ulët ditore për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
  • Bisedoni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor. Sigurohuni që të gjithë profesionistët tuaj të kujdesit shëndetësor të dinë që ju keni nefropati diabetike. Ata mund të ndërmarrin hapa për të mbrojtur veshkat tuaja nga më shumë dëmtime duke mos bërë teste mjekësore që përdorin ngjyrë kontrasti. Këto përfshijnë angiogramat dhe tomografinë e kompjuterizuar (CT).
Vizita me mjekun nefrolog per nefropatine diabetike

Si Të Përgatiteni Për Vizitën Tuaj

Nefropatia diabetike në shumicën e rasteve do të zbulohet gjatë takimeve të rregullta për kujdesin ndaj diabetit. Nëse kohët e fundit jeni diagnostikuar me këtë sëmundje dhe nuk jeni të sigurt se cfarë është, mund t’i drejtoni mjekut tuaj pyetjet e mëposhtme:

  • Si po funksionojnë veshkat e mia tani?
  • Si duhet të kujdesëm në mënyrë që gjendja ime të mos përkeqësohet?
  • Çfarë trajtimesh sugjeroni?
  • Si ndryshojnë ose përshtaten këto trajtime në planin tim të trajtimit të diabetit?
  • Si mund ta di nëse këto trajtime funksionojnë?

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

Çfarë Është Nefropatia Diabetike?

Nefropatia diabetike është një ndërlikim i diabetit që prek veshkat dhe ndodh kur nivelet e larta të sheqerit në gjak me kalimin e kohës dëmtojnë enët e vogla të gjakut dhe filtrat në veshka, duke çuar në mosfunksionim të tyre.

Sa E Shpeshtë Është Nefropatia Diabetike?

Nefropatia diabetike është një ndërlikim i zakonshëm i diabetit, duke prekur një përqindje të konsiderueshme të individëve me diabet tip 1 dhe tip 2.

Cilat Janë Simptomat E Nefropatisë Diabetike?

Në fazat e hershme, mund të mos ketë simptoma të dukshme. Ndërsa përparon, simptomat mund të përfshijnë ënjtje në këmbë, kyçe, këmbë dhe fytyrë; presioni i lartë i gjakut; lodhje; nauze; dhe ndryshimet në urinë.

Si Diagnostikohet Nefropatia Diabetike?

Diagnoza përfshin analizat e gjakut dhe urinës për të vlerësuar funksionin e veshkave, zbulimin e proteinave në urinë (albuminuria) dhe vlerësimin e treguesve të tjerë të shëndetit të veshkave.

A Mund Të Parandalohet Nefropatia Diabetike?

Megjithëse mund të mos jetë gjithmonë plotësisht i parandalueshëm, menaxhimi efektiv i diabetit përmes kontrollit të sheqerit në gjak, menaxhimit të presionit të gjakut dhe një stili jetese të shëndetshëm mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të nefropatisë diabetike.

Cili Është Roli I Kontrollit Të Presionit Të Gjakut Në Trajtimin E Nefropatisë Diabetike?

Kontrolli i presionit të gjakut është vendimtar në ngadalësimin e përparimit të nefropatisë diabetike. Barnat, ndryshimet e stilit të jetesës dhe monitorimi i rregullt janë strategjitë më të zakonshme.

Çfarë Ndryshimesh Në Stilin E Jetesës Rekomandohen Për Individët Me Nefropati Diabetike?

Rekomandimet shpesh përfshijnë mbajtjen e një diete të shëndetshme, stërvitjen e rregullt, lënien e duhanit, minimizimin e alkoolit dhe menaxhimin e stresit.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.