Dermatiti është një term i përgjithshëm për problemet që shkaktojnë inflamacion të lëkurës. Disa shembuj përfshijnë dermatitin atopik, dermatitin e kontaktit, dermatitin seboreik etj. Këto sëmundje shkaktojnë skuqje, tharje dhe kruarje të lëkurës dhe simptoma të tjera. Dermatiti duhet të trajtohet me ndihmën e një doktori të specializuar ose nga një dermatolog. Kërkimi i ndihmës profesionale ju mundëson trajtimin e duhur për të lehtësuar simptomat dhe përmirësuar gjendjen e përgjithshme të shëndetit të lëkurës suaj.
Çfarë Është Dermatiti Dhe Si Duket Ai?
Dermatiti është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar inflamacionin e lëkurës. Ai përfshin shumë probleme të lëkurës që mund të shkaktojnë skuqje, fryrje, kruarje dhe simptoma të tjera. Pamja e dermatitit varet nga lloji i tij, por ato më të shpeshta dhe të ngjashme përfshijnë skuqjen, tharjen dhe ndjesinë e irritimit.
Cila Është Ndryshimi Midis Dermatitit Dhe Psoriazës?
Dermatiti dhe psoriaza janë probleme të lëkurës që ngjajnë në pamje me njëra tjetrën, por kanë dallime të dukshme. Dermatiti është një term i gjerë për inflamacionin e lëkurës shkaktuar nga faktorë të ndryshëm si alergjitë apo ndotësit. Përfshin lloje si dermatiti atopik dhe dermatiti seborreik. Nga ana tjetër, psoriaza është një gjendje autoimune kronike që çon në një cikël të shpejtuar rritjeje të qelizave të lëkurës, duke rezultuar në shtresa të trasha dhe pika të kuqe.
Në dermatit, shtresat e lëkurës janë zakonisht më të holla dhe mund të shkaktojnë krutje, ndërsa në psoriazë shtresat e lëkurës të carë janë më të trasha dhe të cara. Shkaktarët ndryshojnë gjithashtu. Dermatiti shpesh shkaktohet nga faktorë si ndotësit, alergjenët, stresi, ose trashëgimia. Psoriaza, në të kundërt, është një gjendje autoimune që nuk lidhet me faktorë të jashtëm.
Edhe pse mund të duken të ngjashme, dallimi midis tyre është shumë i rëndësishëm në mënyrë që të trajtohet si duhet. Konsultimi me një dermatolog ose doktor të specializuar ndihmon në përcaktimin e saktë të faktorëve specifik që po e shkaktojnë këtë gjendje dhe hartimin e një plani të përshtatshëm trajtimi.
Simptomat Dhe Shkaqet
Çfarë E Shkakton Dermatitin?
Dermatiti mund të shkaktohet nga problemet e sistemit imunitar, faktorët gjenetik dhe faktorët mjedisor.
- Sistemi imunitar. Në disa raste, sistemi juaj imunitar reagon më shumë sec duhet. Nëse keni dermatit atopik, sistemi imunitar do të reagojë ndaj irrituesve ose alergjenëve duke shkaktuar inflamacion.
- Faktorët gjenetik. Studiuesit kanë vërejtur se familjarët tuaj kanë dermatit, ka shumë gjasa që dhe ju ta keni. Gjithashtu, ata kanë identifikuar ndryshime në gjene që kontrollojnë një proteinë që ndihmon trupin tuaj të mbajë lëkurën e shëndetshme. Lëkura juaj nuk qëndron e shëndetshme nëse nivelet ë kësaj proteine nuk janë në norma normale.
- Faktorët mjedisor. Faktorët mjedisor që ju rrethojnë mund të bëjë që sistemi juaj imunitar të ndryshojë barrierën mbrojtëse të lëkurës suaj. Kjo shkakton dehidratim duke evoluar dermatit. Faktorë mjedisorë të mundshëm përfshijnë ekspozimin ndaj tymit të duhanit dhe disa llojeve të ndotësve të ajrit. Aromat në disa produkte të lëkurës dhe sapunit janë gjithashtu shkaqe të mundshme.
- Ekspozimi. Disa lloje të dermatitit shkaktohen nga ekspozimi ndaj substancave kimike dhe irrituese të tjera. Për shembull, dermatiti perioral mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj fluoridit në ujë ose pastë dhëmbësh.
Cilat Janë Simptomat E Dermatitit?
Shenjat dhe simptomat e dermatitit ndryshojnë nga lloji specifik i dermatitit qe mund të ketë një person, dhe nëse ata po përjetojnë vetëm një lloj dermatiti apo disa njëkohësisht. Simptomat më të zakonshme të lidhura me dermatitin përfshijne kruarjen, skuqjen dhe shpeshtimin e lezioneve, lezione qe ngjajnë ose ndihen si njolla të djegura, tharja e lëkurës, vezikulat e mbushura me leng, trashjen, fryrjen e lekures, formimin e krustave dhe plasaritjen e lekures, si dhe zhvillimin e ulcereve.
Çfarë E Përkeqëson Gjendjen E Dermatitit?
Identifikimi i shkaktarëve të dermatitit tuaj është i rëndësishëm, duke marrë parasysh se ai mund të shfaqet ndryshe te çdo individ. Disa produkte pastrimi të bëra nga kimikate të ndryshme, qëndrimi afër njerëzve që pijnë cigare, produkte të ndryshme kujdesi si parfumet ose shampot, ekspozimi i tëpërt ne diell mund të jenë disa shkaktar që shkaktojnë lloje të ndryshme dermatiti në lëkurën tuaj.
Është e rëndësishme të dini se faktorë të ndryshëm mund të përkeqësojnë dermatitin, përfshirë stresi, dushet e nxehta dhe alergjenët si poleni dhe qimet e kafshëve. Duke kuptuar çfarë përkeqëson dermatitin tuaj, mund të ndërmerrni hapa proaktivë për të shmangur shpërthimet dhe për të menaxhuar më efektivisht gjendjen tuaj.
Diagnoza Dhe Analizat
Si Diagnostikohet Dermatiti?
Diagnoza e dermatitit përfshin një shqyrtim të hollësishëm nga dermatologu juaj, duke u fokusuar në shenjat në lëkurë. Ata do të vëzhgojnë me kujdes për shenjat tipike të dermatitit, duke përfshirë skuqje, enjtje, thatësi dhe karakteristika të tjera të rëndësishme. Gjithashtu, doktori juaj do t’ju pyes për simptomat që po përjetoni, si për shembull, carje të lëkurës, ndjenjën e djegies, thatësi të lëkurës dhe çdo kontakt të mundshëm me ndonjë faktor irritues. Njohja e simptomave tuaja dhe shkaktarët potencialë janë vendimtar për një diagnozë të saktë dhe zhvillimin e një plani efektiv trajtimi.Diskutimi me doktorin do të jetë shumë i dobishëm. Sigurohuni të jeni të specifik dhe të detajuar rreth simptomave tuaja dhe shkaqeve që keni vërejtur:
- Në cilën zonë të trupit ndodhet dermatiti juaj?
- Çfarë keni përdorur për të trajtuar dermatitin tuaj deri tani?
- Çfarë probleme shëndetësore keni? Alergji? Astëm? Celiakë?
- Sa kohë keni pasur simptoma të dermatitit?
- Bëni dushe të nxehta?
- Cfarë i përkeqëson simptomat tuaja?
- A ndodheni shpesh rreth kimikateve?
- A keni vënë re se diçka shkakton ose përkeqëson dermatitin tuaj? Sapun? Detergjentë? Duani?
- A keni shumë dhimbje ose djegie sa që keni vështirësi të flini, të punoni apo të vazhdoni jetën si normalisht?
Çfarë Testesh Bëhen Për Të Diagnozuar Dermatitin?
Zakonisht, doktori ose dermatologu juaj do të jetë në gjendje të diagnozojë dermatitin bazuar në ekzaminimin e lëkurës dhe shenjave tuaja. Megjithatë,nëse nuk janë të sigurt, ata mund të kenë nevojë të kryejnë testet e mëposhtme:
- Testet e gjakut për të verifikuar shkaktarët e shenjave të dermatitit.
- Një biopsi e lëkurës për të dalluar një lloj dermatiti nga një tjetër.
- Një test i alergjisë në lëkurë.
Menaxhimi Dhe Trajtimi
Si Trajtohet Dermatiti? Çfarë Medikamentesh Përdoren?
Lloji i trajtimit varet nga lloji i dermatitit dhe vendndodhja e tij. Hapi numër një është të shmangni çfarëdo lloj gjëje që po shkakton dermatitin. Mund të jetë stresi, ndonjë kimikat, tymi i duhanit dhe/oseirritues të tjerë që shkaktojnë ose përkeqësojnë gjendjen tuaj. Hapi numër dy është të provoni trajtimet në kushte shtëpie. Hapi numër tre është përdorja e medikamenteve që i rekomandon dermatologu ose doktori juaj.
Cilat Janë Trajtimet Në Kushte Shtëpie Që Mund Të Provoj?
Ka disa trajtime që mund të bëni në shtëpi, por duhet t’i bëni ato vetëm nëse aprovohen nga doktori ose dermatologu juaj:
- Rrezet UV. Valët e dritës ultravjollcë A ose B mund të ndihmojnë lëkurën tuaj duke e qetësuar atë,
- Hidratimi i tepërt për të rritur nivelin e lagështisë në lëkurën tuaj. Përdorni hidratues menjëherë pasi dushit për të ruajtur hidratimin e lëkurës suaj.
- Mos rrini në ambjente shumë të nxehta. Mbajeni shtëpinë tuaj në temperaturë neutrale dhe shmangni lagështinë e lartë.
- Mbrojeni lëkurën tuaj. Qendroni larg çdo gjëje që mund ta irritojë atë. Kjo përfshin rrobat e ashpra si leshi.
- Menaxhoni nivelin e stresit. Ndërmerrni hapa për të mbajtur nivelet e stresit në gjendje normale. Nëse është e nevojshme, konsultohuni me një psikolog ose një psikiatër për ilaçe.
- Lahuni me ujë të vakët. Sigurohuni të përdorni ujë të vakët në vend të ujit shumë të ngrohtë. Bëni jo më shumë se një dush në ditë.
- Përdorni një sapun të butë dhe pa aromë.
Si Mund Të Parandaloj Ose Zvogëloj Rrezikun Nga Dermatiti?
Bëni më të mirën tuaj për të evituar shkaktarët që përkeqësojnë dermatitin tuaj. Këta mund të jenë ushqim të cilat ju jeni intolerant ose alergjik, kimikate që iritojnë lëkurën tuaj ose sapunët me aromë. Hidratoni lëkurën tuaj rregullisht. Mos përdorni shumë ujë të ngrohtë dhe përdorni një stabilizues lagështire për të mbajtur ajrin në nivele normale. Reduktoni nivelin e stresit dhe përpiquni të rrini të qetë.
Dhe, nëse doni të dini më shumë rreth mënyrave që mund të përdorni për të menaxhuar simptomat e dermatitit, është e rëndësishme të konsultoheni medoktorin ose dermatologun tuaj për të gjetur trajtimin më të përshtatshëm për ju.
Çfarë Ushqimesh Mund Të Ha Apo Të Shmang Për Të Zvogëluar Rrezikun Nga Dermatiti?
Nëse keni ndonjë alergji nga ndonjë ushqim i vecantë, atëherë një nga arsyet pse duhet ta shmangni atë është sepse mund të shkaktojë ose të përkeqësojë dermatitin. Deri në 25% e njerëzve me dermatit herpetiform kanë ndjeshmëri ndaj glutenit. Shembuj të zakonshëm të alergjive përfshijnë kikirikët, qumështin, vezët, sheqerin dhe alkoolin. Nëse dermatiti juaj përkeqësohet pasi hani një ushqim të caktuar, atëherë mund të keni një alergji.
Diskutoni cdo ndryshim të dietës me doktorin tuaj. Në disa raste mund të jetë gjithashtu e nevojshme të vizitoni një dietolog. Dietologët mund t’ju ndihmojnë të krijoni dieta të reja që të menaxhoni sa më mirë simptomat ose ti evitoni ato plotësisht.
Pyetjet e bëra më shpesh
Cila Është Dallimi Mes Dermatitit Dhe Ekzemës?
Ekzema është një lloj dermatiti, e njohur gjithashtu si dermatiti atopik. Sic thamë dhe më parë dermatiti është një term që përdoret për të përshkruar një numër të ndryshëm të problemeve të lëkurës shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Ekzema është veçanërisht e njohur për shkak të karakteristikave të saj si skuqje, irritim, dhe acatim të lëkurës.
Të dyja këto sëmundje shpesh manifestohen që në fëmijëri, por mund të vazhdojnë dhe në moshë të rritur. Menaxhimi i ekzemës përfshin trajtime që lehtësojnë simptomat dhe rregullimin e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së shenjave dhe simptomave të reja. Për tu trajtuar në mënyrën e duhur pacienti me ekzemë duhet të ndiqet nga një dermatolog i specializuar, në mënyrë që te mbahet nën kontroll.
Cila Është Dallimi Mes Dermatitit Dhe Rosacearsë?
Rozacea mund të shkaktojë irritime në lëkurë njësoj si dermati. Megjithatë, rozacea gjithashtu mund të shkaktojë pucrra të vogla dhe të kuqe që zakonisht gjenden në ballë, hundë dhe faqe. Për të përcaktuar nëse vuani nga dermatiti apo rosacearsa ju duhet ndihma dhe ekspertiza e një dermatologu të specializuar në këtë fushë. Pas ekzaminimit ai do t’ju rekomandojë trajtimin e duhur që duhet të ndiqni.
A Shkakton Dhimbje Dermatiti?
Dermatiti mund të shkaktojë dhimbje në disa raste dhe simptomat mund të jenë të ndryshme në varësi të llojit të tij.
A Shkakton Djegie Dermatiti?
Disa persona që kanë dermatit mund të kenë një ndjesi djegëse në vendet ku lëkura irritohet. Simptomat varijojnë nga një person tek një tjetëe ne varësi dhe të llojit të dermatitit.
A Ka Kurë Për Dermatitin?
Asnjë trajtim nuk mund të eliminon simptomat e dermatitit 100% vetëm ti menaxhoj ato ose ti mbaj nën kontrroll. Trajtimet mund ti mbajnë simptomat me nivele konstante dhe nën kujdes për të parandaluar probleme të mëtejëshme. Për të zbuluar se cili trajtim është i duuri për ju bisedoni me dermatologun ose doktorin tuaj.
Sa Kohë I Duhet Trajtimit Të Dermatitit Që Të Jap Efektin E Tij?
Afati kohor i trajtimit varet nga lloji i dermatitit dhe trajtimi që do të merrni. Edhe nëse merrni trajtim, mund të duhen disa javë ose muaj që gjendja të përmirësohet. Për shembull dermatiti atopik mund të zgjas gjatë gjithë jetës, duke i mbajtur simptomat në nivele normale me anë të trajtimeve të ndryshme.
A Mund Të Dëmtoj Dermatiti Lëkurën Përgjithmonë?
Nëse mbahet nën kontrroll me ilace dhe nëse ju nuk e ngacmoni lëkurën tuaj ka shumë pak gjasa që t’ju mbesin shenja.
A Mund Të Shkaktohet Dermatiti Nga Stresi?
Po. Stresi mund të shkaktojë dhe / ose të përkeqësojë disa probleme të lëkurës, duke përfshirë këtu dhe dermatitin.
Cilat Janë Shenjat E Para Të Dermatitit?
Shenjat e para të dermatitit janë kruarjet dhe skuqjet ne lëkurë.
Në Cilat Zona Të Trupit Formohet Dermatiti?
Formimi i dermatitit në trup varet më shumë nga lloji i tij. Për shembull, dermatiti atopik mund të shfaqet kudo në lëkurën tuaj. Por, te adoleshentët dhe të rriturit, zakonisht është në duar, brenda të kyçeve, në qafë, gjunjë, këmbë dhe rreth syve. Dermatiti seborreik zakonisht shfaqet në kokë, fytyrë dhe veshë. Ndërsa dermatiti perioral gjendet rreth syve, gojës, hundës dhe në disa raste edhe në zonat gjenitale.