Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Nga djersa te seksi, ja shenjat e tiroideve!

Tabela e kontentit

Të jetosh shëndetshëm nuk ka të bëjë vetëm me stilin e jetesës, por edhe me kujdesin e vazhdueshëm ndaj organizmit dhe shqetësimëve të ndryshme që mund të kemi.
Balanca e trupit dhe shëndeti në përgjithësi varet nga një sërë faktorësh por duhet specifikuar roli i gjendres së tiroides. Siç shpjegon mjekja endokrinologe në Spitalin Continental, Yllka Themeli, gjendra e Tiroidës ka një ndikim të jashtëzakonshëm në trupin e njeriut.
Ajo është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe hormonet e kësaj gjendre ndikojnë në çdo qelizë, ind dhe organ të trupit të njeriut. Por jo vetëm kaq nëse balanca e e hormoneve të tiroides mbetet padiagnostifikuar efektet do të jenë shumë nëgative në shëndetin e njeriut.

Për dritare.net, Yllka Themeli Endokrinologe në Spitalin Continental, tregon në një intervistë të detajuar, çdo gjë që duhet të dini për gjëndrën e tiroides dhe padyshim edhe një udhëzim se si mund të bëni një kontroll profesional për të.

Cilat janë problemet më të shpeshta të gjendrës Tiroide?

Gjendra Tiroide gjendet në pjesën e përparme të poshtme të qafës. Ajo ka formën e fluturës dhe prodhon dy hormone tepër të rëndësishme për organizmin, që janë Tiroksina (T4) dhe Trijodtironina (T3). Kjo gjendër mund të ketë probleme në strukturë (si zmadhimi i saj, prania e noduseve, kisteve, kancerit të tiroides, etj), dhe/ose çrregullime të funksionit të saj, që mund të reflektohen me prodhim të mangët ose të tepruar të hormoneve tiroidiene. Mosha që preket më shpesh nga këto çrregullime është 40-60 vjeç, kryesisht femrat. Trashëgimia dhe stresi konsiderohen faktorë tepër të rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjeve të Tiroides.

Ku ndikojnë hormonet e gjendrës Tiroide në organizëm?
Problemet e lidhura me gjendrën Tiroide mund të manifestohen me shqetësime të shumta trupore, sepse hormonet e tiroides ndikojnë në:
• metabolizmin e lëndëve
• rregullimin e temperaturës trupore
• mireqënien e lëkurës dhe flokëve
• funksionimin e sistemit nervor
• funksionimin e aparatit kardio-vaskular
• funksionimin e aparatit të frymëshkëmbimit
• funksionimin e aparatit gjenital
• funksionimin e aparatit tretës
• funksionimin e sistemit endokrin

Si mund ta kuptojmë nëse kemi çrregullime të gjendrës Tiroide?
Për shkak të ndikimit të hormoneve tiroidiene në pothuajse të gjitha sistemet e trupit tonë, një person me probleme të gjendrës Tiroide mund të manifestojë një sërë shqetësimesh fizike dhe psiqike, si:
• probleme te pashpjegueshme me peshën trupore (nënpeshë ose mbipeshë)
• mungesë e oreksit ose oreks i tepruar
• tharje e gojës
• etje e shtuar
• urinim i shpeshtë
• tharje e lëkurës dhe e flokëve
• rënie e vazhdueshme të flokëve
• djersitje e tepruar
• intolerancë ndaj të nxehtit ose ndaj të ftohtit
• çrregullime të jashtëqitjes (kapsllëk i vazhdueshëm ose jashtëqitje 2-3 herë në ditë)
• dridhje të duarve dhe/ose të të gjithë trupit
• rrahje të shpejta ose të ngadalta të zemrës
• luhatje të tensionit arterial
• nervozizëm të pajustifikueshëm
• gjendje ankthi dhe/ose depresion
• çrregullime të gjumit (përgjumje ose pagjumësi)
• çrregullime të menstruacioneve
• pamundësi për të realizuar shtatzani
• mungesë të dëshirës për të kryer marrëdhënie seksuale tek meshkujt dhe tek femrat
• impotencë seksuale

Si duhet vepruar në të tilla raste?
Para së gjithash, është e nevojshme një konsultë me mjekun Endokrinolog, për vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së pacientit. Më pas, sipas rastit, mjeku rekomandon kryerjen e ekografisë Doppler të gjendrës tiroide, për të vlerësuar strukturën, dimensionet e saj, për evidentimin e një ose disa noduseve në brendësi të tiroides, për të vlerësuar shkallën e furnizimit me gjak të saj, etj. Gjithashtu, mjeku rekomandon edhe dozimin në gjak të nivelit të hormoneve tiroidiene, për të vlerësuar funksionin e saj. Pas vlerësimit të këtyre të dhënave, në disa raste, mund të jetë e nevojshme edhe shintigrafia e gjendrës tiroide, gjithmonë e rekomanduar nga mjeku Endokrinolog.

Ka të bëjë stili i jetesës në çrregullimet e gjendrës Tiroide?
Sigurisht që po. Sëmundjet e Tiroides janë të lidhura me faktorë të shumtë, si gjenetikë ashtu edhe mjedisorë. Në këtë drejtim ndikon shumë mënyra e ushqyerjes, cilësia e ushqimeve që konsumojmë, aktiviteti fizik, niveli i ndotjes së mjedisit, shkalla e stresit apo shkalla e rrezatimit, ndaj të cilit një individ ekzpozohet në të përditshmen e tij. Për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të gjendrës Tiroide, duhet të evitohet konsumi i tepruar i ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha të jodit, duhet të kryhet aktivitet i rregullt fizik (të paktën 30 minuta çdo ditë), mundësisht në ajër të pastër, dhe duhet të evitohet stresi ose të praktikohen teknika që e shkarkojnë atë (joga, meditimi, etj.).

Çfarë ofron Spitali Continental për gjendrën Tiroide?
Në spitalin Continental ofrohen në mënyrë https://www.cialissansordonnancefr24.com/ të vazhdueshme paketa ekonomike për një sërë konsultash, egzaminimesh dhe ndërhyrjesh kirurgjikale. Kjo synon që të ndihmojë popullatën të kujdeset më tepër për shëndetin, për një diagnostikim më të hershëm të sëmundjeve të ndryshme, ndër to edhe të sëmundjeve të gjendrës Tiroide. Sa më herët të diagnostikohet një sëmundje, aq më i lehtë është edhe trajtimi i saj, si për mjekun ashtu edhe për vetë pacientin.
Lidhur me gjendrën Tiroide, në spitalin Continental ofrohet Paketa e tiroides, në të cilën përfshihet:
• Ekografia e gjendrës tiroide
• Dozimi i të tre hormoneve që tregojnë funksionin e saj: FT3, FT4 dhe TSH.
• Analiza e Gjakut Komplet
• Konsulta me mjeken Endokrinologe, për vlerësimin e gjendjes, vendosjen e diagnozës dhe trajtimin përkatës.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për çdo person që ka një ose disa nga simptomat e përmendura më sipër, apo që mund të ketë persona të tjerë me probleme të tiroides në rrethin e tij familjar (të trashëguar), që të përfitojë një informacion të plotë strukturor dhe funksional për gjendrën Tiroide. Vetëm në këtë mënyrë, mund të diagnostikohen dhe trajtohen në kohë një sërë problemesh të tiroidesh, përfshirë këtu edhe kancerin e tiroides, që ashtu si kanceret e organeve të tjera, ka pësuar rritje të ndjeshme të shfaqjes së tij gjatë viteve të fundit.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.