Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Përse është e rëndësishme të vizitoni një mjek kardiolog me eksperiencë?

Tabela e kontentit

Kardiologu është një mjek ekspert për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Pas përfundimit të shkollës mjekësore, kardiologët kalojnë të tjera trajnimi të specializuar në këtë fushë. Edhe pas certifikimeve përkatëse, kardiologët vazhdojnë të mësojnë për aq kohë sa e praktikojnë këtë profesion. Ata duhet të jenë gjithmonë të përditësuar me përparimet më të fundit mjekësore dhe teknologjike për të ofruar kujdesin më të mirë ndaj pacientëve të tyre. Ndaj, është me shumë rëndësi të zgjidhni një mjek kardiolog të besuar dhe me eksperience, në mënyrë që shëndeti juaj të jetë në duar të sigurta.

Çfarë bën një kardiolog?

Kardiologu ofron kujdesit shëndetësor për trajtimin e dhimbjeve të gjoksit, presionin e lartë të gjakut dhe mosfunksionimin e zemrës, si dhe problemet me valvulat e zemrës, enët e gjakut dhe probleme të tjera të zemrës dhe enëve të gjakut. Një mjek kardiolog mund të udhëzojë për kryerjen e testeve si elektrokardiograma, ekokardiograma dhe CT (tomografia e kompjuterizuar) për të zbuluar se çfarë nuk shkon me ju. Me diagnozën e kardiologut, ju do të mund të merrni ilaçe, të filloni ushtrime fizike dhe të ndërtoni zakone të të ngrënit më të shëndetshme.

Një kardiolog si fillim kryen një ekzaminim fizik dhe do të diskuton me ju simptomat, historinë tuaj mjekësore dhe historinë familjare. Është e rëndësishme të njoftoni kardiologun tuaj nëse njerëz të tjerë në familjen tuaj kanë pasur probleme me zemrën, sepse kjo mund të rrisë shanset që ju të keni po ashtu probleme në të ardhmen.

Cilat sëmundje trajtojnë kardiologët?

Kardiologët mund të trajtojnë një gamë të gjerë problemesh të zemrës dhe enëve të gjakut, duke përfshirë:

  • Aterosklerozën
  • Tensionin e lartë të gjakut
  • Kolesterolin e lartë
  • Angina (dhimbje gjoksi).
  • Arrest kardiak të papritur
  • Infrakt
  • Atak në zemër
  • Mpiksjen e gjakut
  • Fibrilacioni atrial dhe çrregullime të tjera të ritmit të zemrës
  • Endokarditi
  • Shoku kardiogjen
  • Probleme me valvulat e zemrës
  • Anomalitë e zemrës
  • Kardiomiopatia
  • Miokarditi
  • Kushtet kongjenitale (që nga lindja)
  • Probleme me aortën (aneurizëm, stenozë)
  • Probleme me arteriet tuaja (sëmundja e arterieve periferike, sëmundja e arterieve renale, sëmundja e arterieve koronare).
  • Goditje në tru

Të gjitha sëmundjet e përmendura më sipër mund të jenë kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohen ashtu siç duhet. Ndaj, është thelbësore që të zgjidhni një kardiolog të kualifikuar dhe me përvojë, pasi ky mjek do t’ju shoqërojë në vazhdimësi për të përmirësuar cilësinë tuaj të jetës.

Si të gjeni një kardiolog të mirë?

Gjetja e një kardiologu që është i përshtatshëm mund të jetë një proces konfuz dhe i ndërlikuar. Megjithatë, me mjetet e duhura, ju mund të gjeni një ekspert me të cilin mund të ndiheni rehat dhe të merrni kujdesin që dëshironi dhe meritoni.

Referencat

Zakonisht, mjeku juaj i familjes do t’ju referojë te një kardiolog. Miqtë dhe anëtarët e familjes tuaj mund t’ju referojnë gjithashtu te një kardiolog i mirë. Por kini kujdes, sepse megjithëse me qëllim të mirë, të dashurit tuaj mund të mos e dinë se cili kardiolog ka ekspertizën e duhur për gjendjen tuaj specifike. 

Kredencialet

Ne ju rekomandojmë të hulumtoni kredencialet mjekut dhe të konfirmoni nëse ato janë të certifikuara përpara se të rezervoni një takim. Një mënyrë për të garantuar profesionalizmin e mjekut që do të zgjidhni është të zgjidhni një spital të mirënjohur dhe të besuar. Nëse spitali pranë të cilint operon mjeku juaj kardiolog ofron shërbim cilësor dhe ka dëshmi të mira nga pacientët e tij, atëherë mund të keni besim se stafi dhe mjekët që do t’ju trajtojnë kanë ekspertizën dhe përgatitjen e duhur për t’ju trajtuar me kujdes maksimal.

Në spitalin CONTINENTAL qëllimi ynë është t’ju ofrojmëkujdes të shpejtë dhe cilësor si dhe trajtimet e duhura nga një staf profesionistësh. Tek ne do të gjeni mjekë të cilët janë ekspertë në trajtimin dhe patologjinë e sëmundjeve të zemrës. Kardiologët tanë janë jo vetëm mjekë, por dhe studiues të fushës, me punime dhe hulumtime të publikuara si përvojë shumëvjeçare në trajtimin e pacientëve me gjendje të ndryshme shëndetësore. Specialistët tanë kanë në dispozicion aparaturat dhe pajisjet mjekësore më të avancuara, që së bashku me eksperiencen dhe ekspertizën e tyre ju falin pacientëve tanë siguri dhe garanci për shëndetin e tyre.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

Matja dhe ulja e temperatures se larte

Si Të Ulim Temperaturën E Lartë

Temperatura e lartë është një nga reagimet më të zakonshme të trupit ndaj infeksioneve apo problemeve të tjera shëndetësore. Ndërsa mund të jetë shqetësuese, veçanërisht

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.