Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Infeksionet vaginale gjatë shtatzanisë: A ndikojnë tek fëmija?

Tabela e kontentit

Për shkak të rritjes së hormoneve, gratë shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve vaginale. Tre infeksionet vaginale më të zakonshme që mund të prekin gratë shtatzëna janë: vaginoza bakteriale (BV), infeksionet kërpudhore dhe streptoku i grupit B (GBS). Lajmi i mirë është se kur infeksionet vaginale diagnostikohen menjëherë, ato janë përgjithësisht të lehta për t’u trajtuar. Lexoni më tej për të kuptuar shkaqet e çdo infeksioni, simptomat, trajtimet dhe këshillat parandaluese.

Llojet e infeksioneve vaginale

Infeksionet më të zakonshme vaginale që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë përfshijnë:

Infeksionet kërpudhore

Infeksionet kërpudhore shkaktohen nga një kërpudhat e quajtur Candida. Këto infeksione priren të ndodhin gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve në sistemin imunitar, rritjes së prodhimit të glikogjenit dhe niveleve më të larta të estrogjenit. Ky lloj infeksioni haset më shpesh gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.

Simptomat më të zakonshme të një infeksioni vaginal të majave përfshijnë:

  • kruajtje rreth vaginës ose vulvës
  • sekrecione vaginale të trasha, të bardhaë, të ngjashme me gjizën
  • erë buke ose birre që vjen nga vagina
  • dhimbje ose djegie brenda ose rreth vaginës
  • dhimbje ose djegie gjatë marrëdhënieve seksuale

Njerëzit mund të përdorin medikamente me recetë ose pa recetë për të trajtuar një infeksion të tillë. Megjithatë, gratë shtatzëna nuk duhet t’i përdorin këto barna pa u konsultuar më parë me një mjek.

Është e domosdoshme që të bëhet një diagnozë përpara fillimit të trajtimit, pasi infeksionet e tjera, të tilla si vaginoza bakteriale dhe klamidia, mund të ngatërrohen me infeksionet kërpudhore.

Vaginoza bakteriale

Vaginoza bakteriale (BV) është një infeksion bakterial që trajtohet lehtësisht. Simptomat përfshijnë:

  • kruajtje, djegie ose dhimbje në vaginë ose vulvë
  • erë peshku që vjen nga vagina
  • erë e keqe që përkeqësohet pas marrëdhënies seksuale
  • sasi e madhe sekrecionesh të holla me ngjyrë gri

Nëse BV nuk trajtohet gjatë shtatzënisë, ajo mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe për rrjedhojë foshnja mund të ketë peshë më të ulët. Përpara trajtimit te BV ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj në mënyrë që ai t’ju japë medikamentet e duhura.;

Streptokoku i grupit B (GBS)

Streptokoku i grupit B (GBS) është një grup bakteresh që hasen trup, më së shumti në vaginë dhe rektum. Zakonisht ato nuk shkaktojnë simptoma apo infeksione. Megjithatë, gratë që kanë GBS në trupin e tyre kur lindin mund ta kalojnë atë tek foshnjat e tyre.

Nënat që kanë GBS mund ta kalojnë atë tek foshnjat e tyre në 1 deri në 2 përqind të rasteve. Edhe pse e pazakontë, GBS në një foshnje të porsalindur mund të jetë fatale.

Testimi midis fillimit të javës 36 dhe fundit të javës 37 të shtatzënisë mund të zbulojë praninë e GBS-së, kontroll ky që është pjesë standarde e kujdesit prenatal.

Trajtimi me antibiotikë nëpërmjet një gjilpëre në venë (antibiotikë IV) mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e një infeksioni GBS.

Si mund të ndikojnë infeksionet vaginale të nënës tek foshnja?

Infeksione vaginale nëse trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur nuk sjellin dëme tek foshnja. Por, në disa raste ato mund të ndikojnë tek zhvillimi i fëmijes. 

Infeksionet vaginale mund të ndikojne në një nga këto tre mënyra:

  • mund të dëmtojnë nënën, duke e bërë trupin e saj më pak të aftë për të ushqyer fëmijën 
  • mund të dëmtojnë drejtpërdrejt foshnjën duke shkaktuar ndryshime që çojnë në anomalitë e lindjes
  • mund të shkaktojnë lindje të parakohshme ose abort

Kini parasysh se nëse nuk trajtohen vaginoza bakteriale mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe streptokoku i grupit B mund të shkaktojë komplikime të rënda tek të sapolindurit dhe në raste të rralla mund të jetë fatale. 

Parandalimi i infeksioneve vaginale

Disa strategji për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të një infeksioni gjatë shtatzënisë përfshijnë:

  • përdorimi i prezervativit 
  • larja e duarve me kujdes 
  • shmangia e personave që kanë infeksione ngjitëse
  • shmangia e ushqimeve të papasterizuara
  • testimi për streptokokun e grupit B
  • larja e zonës së vulvës në drejtimin nga para mbrapa
  • përdorimi i veshjeve prej materiali të lirshëm pambuku

Kini parasysh se shumica e grave që përjetojnë një infeksion vaginal gjatë shtatzënisë nuk do të kenë komplikime të mëtejshme. Trajtimi i menjëhershëm rrit ndjeshëm gjasat për një lindje të shëndetshme dhe pa probleme.

Nëse përjetoni ndonjë simptomë të pazakontë gjatë shtatzënisë duhet të flisni me mjekun ose maminë tuaj. Kujdesi para lindjes është thelbësor për një shtatzani të qetë dhe pa ndërlikime.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.