Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Shtrëngimi në gjoks: Përse nuk duhet neglizhuar?

Tabela e kontentit

Mos e injoroni dhimbjen apo shtrëngimin e gjoksit që ju godet papritmas gjatë pushimit, ecjes ose ushtrimeve. Ndjesia e shtrëngimit, shtypjes ose presionit në gjoks mund të nënkuptojë shumë gjëra, që nga stresi “i padëmshëm” deri te një problem serioz si për shembull një atak në zemër ose angina. Angina është dhimbje e përsëritur në gjoks që zakonisht sinjalizon sëmundjen e arterieve koronare. Nëse dhimbja e gjoksit zgjat më shumë se 15-20 minuta teksa pushoni ose nëse shoqërohet me të përzier, djersitje, gulçim ose humbje të vetëdijes, lajmëroni menjëherë mjekun.

Identifikimi i llojeve të ndryshme të dhimbjes së gjoksit

Dhimbje angine

Angina është dhimbje gjoksi që lind nga poshtë sternumit dhe shkaktohet nga zvogëlimi i rrjedhjes së gjakut në zemër për shkak të bllokimeve në arteriet koronare kryesore. Dhimbja e anginës është zakonisht një shenjë paralajmëruese e sëmundjes së arterieve koronare.

Simptomat e anginës

  • Dhimbje gjoksi – ndjenja e rëndesës, shtrëngimit ose presionit dërrmues nën sternum
  • Kohëzgjatja nga dy deri në 15 minuta

Shkaktarët përfshijnë stresin emocional, stërvitjen e rëndë dhe ngritjen e peshave.

Angina ndryshon në ashpërsi, në varësi të llojit të dhimbjes.

Angina e zakonshme (e qëndrushme) zgjat vetëm disa minuta dhe shfaqet në mënyrë të parashikueshme gjatë sforcimit fizik, si ngjitja e shkallëve, ose gjatë stresit mendor ose emocional. Simptomat zhduken menjëherë me pushim ose mjekim. Nuk është shenjë për një atak në zemër.

Angina e paqëndrueshme është më serioze se angina e qëndrueshme dhe mund të ndodhë edhe në gjendje pushimi. Dhimbja e gjoksit mund të zgjasë deri në 30 minuta dhe nuk largohet me pushim ose mjekim. Mund të përshkallëzohet në një atak në zemër kur ndodh bllokimi i plotë i arteries koronare.

Angina variante shkaktohet nga spazma të papritura në arteriet koronare të cilat kufizojnë rrjedhjen e gjakut në zemër. Dhimbjet në gjoks janë të forta dhe ndodhin në gjendje pushimi. Zakonisht largohet spontanisht, por nëse spazmat nuk kontrollohen, mund të çojë në një atak në zemër. Mjekimi mund të sjellë lehtësim të menjëhershëm.

Dhimbje gjoksi nga ataku në zemër

Dhimbjet e gjoksit të shoqëruara me një atak në zemër janë më intensive se dhimbja e anginës dhe zgjasin më shumë se 15 minuta. Pushimi nuk sjell lehtësim.

Simptoma dhe shenja të tjera të lidhura me këtë gjendje janë:

  • Djersitje
  • Mungesa e frymëmarrjes
  • Të vjella
  • Nauze
  • Marramendje
  • Rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës
  • Dhimbje gjoksi në qafë, krahë dhe shpatulla

Dhimbja e kafazit të kraharorit

Dhimbja e kafazit të kraharorit është përgjithësisht e padëmshme dhe ndihet si dhimbje e mprehtë ose ndjeshmëri në kocka, kërc ose muskuj që përbëjnë kafazin e kraharorit.

Shkaqet e mundshme përfshijnë: lëndimet, kollën e zgjatur, tendosjen e muskujve të kraharorit, inflamacionin e kërcit të kafazit të kraharorit (kostokondriti) dhe dhimbjet e shkaktuara nga trakti gastrointestinal (p.sh. refluksi gastroezofageal ose sëmundja e ulçerës peptike).

Embolia pulmonare

Mpiksja e gjakut në një arterie të mushkërive e njohur dhe si emboli pulmonare mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje të papritura dhe të mprehta në gjoks. Kjo gjë shoqërohet me imobilizim të këmbëve për një kohë të gjatë. Mpiksjet formohen në venat e këmbës dhe zhvendosen në arteriet e mushkërive. Kjo gjendje zvogëlon rrjedhjen e gjakut në mushkëri dhe rrjedhimisht oksigjenimin e gjakut. Dhimbjet e gjoksit shoqërohen shpesh me gulçim dhe rrahje të shpejta të zemrës. Dhimbja përkeqësohet kur kolliteni ose merrni frymë thellë. Embolia pulmonare është një urgjencë mjekësore ndaj në raste të tilla duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Diseksioni i aortës

Çarja e shtresës së murit (diseksionit) të aortës, mund të sjellë dhimbje në gjoks. Dhimbja zakonisht përshkruhet si një therrje në gjoks, që përhapet dhe në shpinë. Diseksioni mund të bllokojë një ose më shumë nga arteriet koronare, duke çuar në një atak në zemër. Diseksioni i aortës është gjithashtu një urgjencë mjekësore.

Çfarë duhet të bëni kur ndjeni shtrëngim në gjoks?

Dhimbja e gjoksit është një nga arsyet më të zakonshme që njerëzit vizitojnë urgjencën mjekësore. Dhimbja e gjoksit ndryshon në varësi të intensitetit, kohëzgjatjes dhe vendndodhjen. Ju mund të përjetoni presion, shtrëngim, dhimbje të mprehtë dhe therëse ose një dhimbje të lehtë të shkurtër. Në rastet më të rënda dhimbja apo shtrëngimi në gjoks mund të jetë shenjë e një problemi serioz të lidhur me zemrën ndaj ju këshillohet të kontaktoni me mjekun në çdo rast.

Pavaresisht simptomave, mjeku juaj do të jetë në gjendje t’ju udhëzojë mbi atë çfarë duhet të bëni. Mos hezitoni të kontaktoni specialistin tuaj mjekësor dhe t’i shpjegoni atij të gjitha shqetësimet tuaja. Përkujdesi dhe kontrolli i vazhdueshëm ndaj vetes janë të domosdoshëm për sigurimin e shëndetit tuaj dhe parandalimit të ndërlikimeve serioze të mundshme.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.