Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Rregulla te arta. Si te mbrohemi nga gripi?

Tabela e kontentit

RREGULLA TË ARTA: SI TË MBROHEMI NGA GRIPI?

Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bashkebisedimit. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj perosni të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara.
Një person i infektuar mund të infektojë të tjerët 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5 – 7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1 – 4 ditë pasi virusi është futur në trup. Pra ju mund t’ia transmetoni virusin dikujt tjetër përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë.
Tre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë: Vaksinimi kundër gripit, marrja e masave të nevojshme çdo ditë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit, si dhe përdorimi i medikamenteve antivirale nën recetën e mjekut.

Veprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.
• Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me persona të sëmurë.
• Nëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.
• Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i Gripit është shumë ngjitës.
• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.
• Lani duart shpesh me sapun dhe uji ose përdorni solucione duarsh me përbërje alkooli.
• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.
Konsultohuni me mjekun për mjekimin me ilaçe kundër gripit.
• Ilaçet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.
• Ilaçet kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes.
• Ilaçet ndaj gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën që ju jeni të sëmurë. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripit.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.