Në ditët e sotme, qytetarët e çdo vendi po vuajnë shumë nga kërcënimi i pandemisë COVID-19. Atyre u është përmbysur jeta e përditshme normale dhe po përballen me një sasi të shtuar lajmesh shqetësuese, një sërë masash shtrënguese gjithnjë e më të rrepta dhe me parashikime të zymta të një krize të re globale socio-ekonomike.
Të gjithë janë ndërgjegjësuar për efektet fizike të Coronavirusit dhe për ato që duhet të kujdesemi nëse shfaqen simptoma.Sidoqoftë, efektet mendore të vetë virusit nuk dihen ende dhe as ne jemi në gjendje të vlerësojmë efektet e frikës së krijuar nga infektimi i mundshëm. Distancimi shoqëror dhe izolimi për javë të tëra do të ndikojnë në shëndetin mendor.
Implikimet e shkurtra, të mesme dhe afatgjata të efektit të kombinuar të këtyre faktorëve kërkojnë studim. Pasiguria nga një kërcënim “i padukshëm”, por ende i vërtetë, provokon ankth, frikë nga e panjohura, stres.Në situatën aktuale globale, të gjithë ne, duke filluar nga fëmijët e vegjël e deri tek të rriturit, do të ndiejmë një përzierje emocionesh, ndërkohë që disa prej nesh do të vendosen në mjedise dhe situata që janë të reja ose potencialisht të dëmshme.
Vendi ynë, ashtu sic do vend tjetër kudo nëpër botë, po përballet me sfidat e veta dhe shumë institucione/shoqata po ofrojnë burime informacioni për psikiatër dhe profesionistë aleatë se si të merren me njerëz me sëmundje mendore ekzistuese dhe ata që përjetojnë çështje të reja të shëndeti tmendor që lidhen me situatën aktuale. Ne si profesionistë të shëndetit mendor jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo situate globale do të ketë efekte të thella në mirëqenien e shumë fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Në këto ditë të vështira dëgjojmë për: fëmijë që kanë filluar të kërkojnë nga prindërit ose kujdestarët e tyre përpërgjigje dhe sqarime të situatës, për prindër që po bombardohen me sasi informacioni I cili shpesh është vështirë të tretet dhe mbase shpesh jo plotësisht faktike, për disa fëmijë që mund të jenë izoluar në një mjedis tashmë abuziv, për mjekë dhe punonjës të shëndetësisë të cilët janë të shqetësuar, të tendosur dhe duke luftuar me të panjohurën.E gjithë kjo do të ketë pasojën e saj më pas.
Komuniteti ynë mjekësor, vecanërisht ai që merret me studimin dhe kujdesin e shëndetit mendor, duhet që të jetë I fortë, elastik dhe i bashkuar më shumë se asnjëherë. Për të arritur këtë duhet që të kemi shkëmbim të pikëpamjeve dhe të njohurive shkencore globale në mënyrë sa më inteligjente dhe inovative, të cilat do të ndihmojnë në lehtësimin e barrës së paparë që është krijuar për publikun dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor profesional.Shpresojmë që sigurimi I këtyre lidhjeve dhe shpërndarja e informacionit, të na lejojë të ndërtojmë këtë bashkësi të lidhur dhe të promovojmë shëndetin mendor për të gjithë gjatë pandemisë.
” Çrregullimet mendore mund të jenë çrregullime të rënda ose të rrezikshme për jetën, prandaj shërbimet e terapisë on-line dhe këshillimi elektronik na lejojnë të ruajmë marrëdhëniet tona terapeutike me shumë prej pacientëve tanë dhe familjet e tyre. Sistemet shëndetësore në të gjithë Evropën duhet të reagojnë dhe të përshtaten për të përfshirë këto qasje”
(Prof. Joerg Fegert, ESCAP Policy Division Head, Mars 2020).
E gjithë situata është potencialisht traumatike dhe prandaj tani nuk testohen vetëm pikat e forta të vetë shoqërisë, institucioneve dhe sistemit shëndetësor të vendit, por së bashku me to testohen edhe pikat e forta mendore të të gjithë qytetarëve të të gjitha moshave. Fëmijët dhe adoleshentët janë veçanërisht ndër më të rrezikuarit, sidomosataqë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, që jetojnë në kampe refugjatësh dhe në kushte ekstreme të varfërisë.
Si profesionistë, Psikiatër dhe Psikologë për fëmijë dhe adoleshentë, me një ndjenjë të lartë përgjegjësie, po përpiqemi të qëndrojmë pranë fëmijëve dhe familjeve të tyre që nga momenti i parë në këto mënyra të imponuara të jetës, siç është projekti “Ne rrimë në shtëpi”. Duke përdorur çdo mënyrë të mundshme, jemi këtu që të mbështesim, informojmë, këshillojmë dhe ndihmojmë prindërit, fëmijët për t’u përballur me realitetin e ri. Prindërve do t’u duhet të organizojnë një rutinë të paparë ditore, të menaxhojnë streset dhe ankthet e tyre dhe të jenë në gjendje të kuptojnë emocionet që ndryshojnë tek fëmijët.Për familjet që kanë qenë në kontakt me shërbimet tona të shëndetit mendor, po përpiqemi të sigurojmë kujdesin ‘në vazhdim’ psikiatrik/psikologjik – me lidhjet telefonike apo elektronike.
Prof. Asc. Valbona Alikaj
Psikiatre për Fëmijë dhe Adoleshentë
Burimeshqip:
https://iacapap.org/remember-surviving-the-pandemic-with-your-children-albanian/
WHO 2020 (Organizata Botërore e Shëndetësisë)