Si të përballojmë stresin gjatë kushteve të izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit?
Është normale të ndiheni të trembur, të stresuar ndoshta dhe të zemëruar në këtë situatë të pazakontë për gjithë botën mbarë.
– Nëse zbatojmë të gjitha porositë që mjekët thonë, mund ta mbajmë larg rrezikun.
IZOLIMI SOCIAL ( 1-2 m distancë nga njëri-tjetri) DHE SA ME GJATË IZOLIM NË SHTËPI!
– Merrni informacione nga burime të besueshme për çdo gjë që ju ndihmonë të shmangni rrezikun ( LANI DUART SHPESH, DEZINFEKTONI AMBJENTIET KU JETONI…), por mënjanoni lajmet që ju sjellin shqetësim dhe ju rrisin ankthin.
– Ndihmoni të moshuarit ose flisni shpesh me ta për ti informuar, jepini këshilla dhe porosi si të mbrohen. Lehtësoini shërbimet që ata kryejnë për të plotësuar nevojat e tyre. KËSHTU DHE JU DO TË JENI MË TË QETË.
– Ndihmoni fëmijët tuaj ta kuptojnë dhe ta përballojnë këtë situatë. Jepni shembullin tuaj të mirë në përballimin e stresit nëpërmjet stileve të shëndetshme të jetës, si ngrënia e shëndetshme, kryerja e ushtrimeve në shtëpi, gjumi i mirë, mos përdorimi i alkoolit dhe cigares, ju jep siguri atyre se ju mund t’iu përgjigjeni kësaj ngjarjeje të papritur dhe mund të merrni vendimet më të mira për ta. Qëndroni të qetë dhr siguroni fëmijët tuaj.
Flisni me ta për atë që po ndodh në një mënyrë që ata mund t’ju kuptojmë.
Flisni thjeshtë dhe kuptueshëm për moshën e tyre. KËSHTU DHE JU DO TË JENI MË TË QETË.
– Bisedoni me miqtë tuaj, ndani me ta emocionet dhe mendimet tuaja, por mos harroni të bëni shaka dhe të buzëqeshni sëbashku me kujtimet e së shkuarës. KËSHTU DO TË JENI MË TË QETË.