Diagnoza e artritit psoriatik (PsA) mund të ndryshojë jetën e kujtdo. Ka shumë gjasa të keni shumë pyetje rreth asaj se çfarë do të thotë të jetosh me Artrit Psoriatik dhe si ta trajtoni atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Këtu janë 11 pyetje që mund t’i bëni vetes, së bashku me përgjigjet e tyre. Shpresojmë, se këto mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë trajtimin, ndryshimet e stilit të jetesës dhe më shumë gjëra që lidhen me Artritin Psoriatik.
- Shërohet Artriti Psoriatik?
PsA-ja është një gjendje kronike që prek kyçet tuaja. Fatkeqësisht, nuk ka kurë.
Megjithatë, është thelbësore të kërkoni trajtim për të shmangur përkeqësimin në nyjet tuaja. Injorimi i simptomave dhe vonesa e trajtimit mjekësor mund të shkaktojë dëme serioze në trupin tuaj në vazhdim. Ka shumë trajtime në gjendje për të ngadalësuar përparimin e gjendjes dhe për të shmangur dëmtimin e rëndë të kyçeve.
Disa njerëz qetësohen, gjë që do të thotë se nuk kanë simptoma të PSA. Kjo ndodh në rreth pesë për qind të rasteve.
2. Cilat Janë Nyjet që Prek Zakonisht Artriti Psoriatik?
Artriti Psoriatik mund të prekë çdo nyje të trupit tuaj, duke përfshirë nyjet e mëdha si gjunjët ashtu dhe shpatullat tuaja si dhe nyjet më të vogla në gishtat e duarve dhe këmbëve. Ju gjithashtu mund të shfaqni simptoma edhe në shpinë.
Për më teper, mund të përjetoni inflamacion në një nyje në një kohë, disa nyje në një kohë tjetër, ose në shumë nyje njëkohësisht. Artriti Psoriatik gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion në pjesët e trupit tuaj që lidhen me kockat tuaja, si tendinat dhe ligamentet. Ky inflamacion quhet enthesitis.
3. Cilat Janë Gjendjet që Lidhen me Artritin Psoriatik?
Mund të jeni në rrezik më të madh për të zhvilluar një gjendje tjetër shëndetësore nëse keni artrit psoriatik.
Ka disa gjendje shtesë që mund të ndodhin nëse jeni duke përjetuar artritin psoriatik. Këto gjendje përfshijnë:
- aneminë
- depresionin
- diabetin
- lodhjen
- presionin e lartë të gjakut
- kolesterolin e lartë
- sindromën metabolike
- sëmundje të mëlçisë yndyrore joalkoolike
- obezitetin
- osteoporozën
Diskutoni rreziqet për këto gjendje me mjekun tuaj. Ju mund të keni nevojë të rregulloni mënyrën e jetës tuaj për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të këtyre gjendjeve të tjera.
4. Si ta Di se Cili Trajtim Është i Duhuri për Mua?
Trajtimi i Artritit Psoriatik shpesh përfshin medikamente të ndryshme si dhe ndryshime të stilit të jetesës. Do të duhet të punoni me mjekun tuaj për të përcaktuar planin më të mirë të trajtimit për ju dhe simptomat tuaja. Trajtimi mund të përfshijë një kombinim të metodave të trajtimit.
Disa nga synimet e trajtimit të Artritit Psoriatik që mund të keni janë:
- të zvogëlojë dhimbjen, ngurtësimin dhe ënjtjen e kyçeve tuaja
- synon simptoma të tjera të PSA-së
- të ndalojë ose ngadalësojë përparimin e PsA-së
- të ruajë lëvizshmërinë në kyçet tuaja
- të shmang ose reduktojë komplikimet e mundshme të shkaktuara nga artriti psoriatik
- të përmirësojë cilësinë e jetës tuaj
Faktorët që mund të ndikojnë në trajtimin përfshijnë ashpërsinë e Artritit Psoriatik që mund të keni, dëmin që i ka shkaktuar trupit tuaj, trajtimet e mëparshme dhe nëse jeni duke përjetuar ndonjë gjendje tjetër mjekësore.
Një koncept i ri për trajtimin e Artritit Psoriatik është identifikuar si qasja “trajtim për të synuar”, ku qëllimi përfundimtar është largimi i Artritit Psoriatik.
Kur diskutoni alternativat e trajtimit me mjekun tuaj, kini parasysh pyetjet e mëposhtme:
- Çfarë bën trajtimi?
- Sa shpesh do të më duhet ta marr ose t’i nënshtrohen këtij trajtimi?
- A duhet të shmang ndonjë gjë kur provoj këtë trajtim ose kur marr këtë mjekim?
- A ka efekte anësore dhe rreziqe të trajtimit?
- Sa kohë duhet për të vërejtur efektet e trajtimit?
Duhet të flisni me mjekun tuaj rregullisht për trajtimin tuaj për t’u siguruar që plani juaj të jetë efektiv për situatën tuaj aktuale. Ju mund të keni nevojë të rregulloni trajtimet sipas nevojës bazuar në simptomat si dhe stilin e jetës tuaj.
5. Si Mund të Menaxhoj Dhimbjen?
Adresimi i dhimbjes mund të jetë një prioritet për ju. Inflamacioni që rrethon kyçet tuaja mund të jetë i pakëndshëm. Kjo gjithashtu mund të ndikojë në mirëqenien tuaj mendore dhe cilësinë e përgjithshme të jetës tuaj.
Mjeku juaj mund të rekomandojë përdorimin e barnave anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs) ose aspirinë si një trajtim të hapit të parë për dhimbjet e shkaktuara nga Artriti Psoriatik. Dhimbje më të forta ose dhimbje që nuk reduktohen duke përdorur këto trajtime mund të kërkojnë medikamente më intensive. Për shembull, ilaçet biologjike jepen me injeksion ose intravenoz.
Nëse dhimbja juaj nuk i përgjigjet këtyre metodave, mjeku juaj mund të rekomandojë medikamente që ndihmojnë me dhimbjen neurologjike ose ndjeshmërinë tuaj ndaj dhimbjes.
Ju gjithashtu mund të dëshironi të provoni metoda të tjera të lehtësimit të dhimbjes dhe teknikave të relaksimit. Këto mund të përfshijnë meditim, akupunkturë ose joga.
6. Do të Kem Nevojë t’i Nënshtrohem një Operacioni për Shkak të Artritit Psoriatik?
Trajtimi i hershëm i Artritit Psoriatik mund t’ju ndihmojë të shmangni trajtimet më invazive si kirurgjia.
Kirurgjia mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimit, përmirësimin e funksionit si dhe riparimin e nyjeve të dëmtuara. Në raste të rralla, mjeku juaj mund të rekomandojë kirurgji për të riparuar dëmtimin e tendinave ose edhe për të zëvendësuar një nyje.
7. Sa Shpesh Duhet të Vizitoj një Mjek?
Menaxhimi i Artritit Psoriatik do të kërkojë vizita të rregullta te mjeku juaj. Mjeku juaj ka mundësi t’ju kërkojë që të vini çdo disa muaj ose disa herë në vit për të monitoruar PSA-në tuaj. Numri i herëve që vizitoni mjekun tuaj ndryshon në varësi të ashpërsisë së gjendjes suaj dhe medikamenteve specifike që po merrni, pasi medikamentet kanë plane të ndryshme monitorimi.
Vizitat e rregullta te mjeku mund të përfshijnë:
- një ekzaminim fizik
- një diskutim rreth trajtimit tuaj aktual
- analizat e gjakut për të kontrolluar inflamacionin
- Rrezet X, MRI ose ultratinguj për të vëzhguar ndryshimet në nyjet tuaja
Specialistë të tjerë që mund t’ju duhet të vizitoni përfshijnë këto në vijim:
- Reumatologu
- Fizioterapisti
- Terapist profesionist
- Dermatologë
- Psikologë
- Okulist
- Gastroenterologë
Stafi mjekësor mund t’ju ndihmojë të trajtoni të gjitha aspektet e Artritit Psoriatik. Kjo përfshin simptoma që lidhen me psoriasis dhe gjendje të tjera shoqëruese, si dhe shëndetin tuaj mendor.
- Çfarë Duhet të Ndryshoj në Stilin e Jetesës time për të Lehtësuar Artritin Psoriatik?
Trajtimi i Artritit Psoriatik mund të përfshijë më shumë sesa thjesht mjekim dhe kirurgji. Kryerja e ndryshimeve në stilin tuaj të jetesës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave dhe madje të vonojë përparimin e gjendjes.
Më posht do të gjeni disa ndryshime që mund të bëni për të menaxhuar Artritin tuaj Psoriatik:
- ruani një peshë të shëndetshme
- ushtrohuni rregullisht, duke ndjekur udhëzimet e mjekut tuaj
- pushoni kur është e nevojshme
- menaxhoni nivelet tuaja të stresit
- ndaloni pirjen e duhanit
- monitoroni simptomat tuaja në mënyrë që të shmangni sjelljet që përkeqësojnë ose shkaktojnë simptoma
Ju gjithashtu duhet të qëndroni të organizuar nëse keni Artrit Psoriatik për t’ju ndihmuar të ndiqni takimet dhe mjekimet rregullisht.
- Si Mund të Ushtrohem kur Kam Artrit Psoriatik?
Ju mund të mendoni se duhet të pushoni vetëm kur ndjeni ngurtësi dhe dhimbje në kyçet tuaja. Megjithatë, stërvitja mund të minimizojë dhimbjen dhe t’ju ndihmojë të lëvizni. Gjithashtu, mund të ndihmojë në nivelet e stresit tuaj, të përmirësojë këndvështrimin tuaj mendor dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të një gjendjeje shëndetësore shoqëruese.
Mjeku juaj ose një terapist fizik mund të rekomandojë mënyra të shëndetshme për të ushtruar nëse keni Artrit Psoriatik. Ushtrimet me ndikim të ulët mund të jenë më të mirat për ju, si ecja, biçikleta ose noti. Ju gjithashtu mund të vëreni se yoga ose trajnimi i lehtë i forcës është i përshtatshëm për ju.
Nëse është e nevojshme, mjeku juaj mund të rekomandojë pajisje ushtrimesh ose përshtatje për të rregulluar simptomat tuaja të Artritit Psoriatik.
- Duhet të Ndryshoj Dietën Time?
Dieta juaj mund të luajë një rol në simptomat që ju shfaqni si rezultat të Artritit Psoriatik. Ndryshimi i asaj që konsumoni nuk do të trajtojë vetë gjendjen tuaj, por mund të jetë në gjendje të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave tuaja.
Ruajtja e një peshe të shëndetshme është një aspekt i rëndësishëm për menaxhimin e Artritit Psoriatik. Një përmbledhje akademike e vitit 2018 ekzaminoi 55 studime mbi dietën, psoriasis dhe Artritit Psoriatik. Studiuesit rekomandojnë të konsumoni një dietë me kalori të reduktuar nëse jeni mbipeshë ose obez. Arritja e një peshe të shëndetshme mund të zvogëlojë simptomat e shfaqura nga Artriti Psoriatik.
Studimi gjithashtu përmendi se marrja e suplementeve të vitaminës D mund të ketë efekte pozitive në simptomat tuaj.
Ju mund të filloni një dietë me kalori të reduktuar duke hequr dorë nga karbohidratet e panevojshme dhe duke ushtruar kontrollin e porcioneve. Ushtrimet e rregullta gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
Nuk është e nevojshme të reduktoni grurin ose forma të tjera të glutenit nëse nuk keni sëmundjen celiac ose ndjeshmëri ndaj glutenit.
- Mund të Punoj duke Pasur Artrit Psoriatik?
Ju duhet të jeni në gjendje të rifilloni aktivitetet e punës tuaj pasi të jeni diagnostikuar me Artrit Psortiatik. Megjithatë, mund të dëshironi të bëni disa korrigjime në punë për të menaxhuar simptomat tuaja.
Diskutoni modifikimet me menaxherin tuaj. Për shembull, mund t’ju duhet të rregulloni orarin tuaj të punës për të ndjekur disa nga vizitat me mjekun ose të përdorni pajisje ndihmëse për t’ju ndihmuar të punoni. Planifikimi i pushimeve të rregullta mund të ndihmojë në minimizimin e dhimbjes dhe ngurtësimit të kyçeve.
Përfundimi
Pas një diagnoze të Artritit Psoriatik, ka mundësi të keni pafund pyetje për të ardhmen tuaj. Bisedoni me mjekun tuaj dhe mësoni sa më shumë të mundeni për trajtimet, ndryshimet e stilit të jetesës si dhe menaxhimin e simptomave. Të pasurit dijeni për Artritin Psoriatik është hapi i parë për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe të lumtur pavarësisht nga gjendja juaj.