Mund të ketë rastisur të keni dëgjuar për rinoplastikën jokirurgjikale të cilësuar me emërtimet e ndryshme të saja si: “punë e lëngshme e hundës” ose “procedurë hundësh që zgjatë 15 minuta”. Një rinoplastikë jokirurgjikale është në fakt një procedurë mbushëse e pjesës së lëkurës që ndryshon formën e hundës tuaj deri në 6 muaj.
Kjo procedurë është ideale për njerëzit që kërkojnë të zbusin fryrjet (gungat) në hundë ose ta bëjnë atë të duket më pak këndore, por që nuk janë gati për një zgjidhje të përhershme, ose janë të shqetësuar për rreziqet dhe kohën e rikuperimit të përfshirë në një procedure tradicionale rinoplastike.
T’i nënshtroheni një procedure me gjilpërë është sigurisht më pak e komplikuar sesa nënshtrimi i një procedure me thikë për një ndërhyrje të hundës. Megjithatë, modifikimi i formës së hundës nuk është një procedure me 0% rreziku. Ky artikull do t’i referohet kostove, procedurës, rikuperimit si dhe gjërave të pozitive dhe negative të një rinoplastike të lëngshme.
Cili është Çmimi i Procedurës së Rinoplastikës Jokikurgjikale?
Rinoplastika jokirurgjikale është një procedurë kozmetike, kështu që sigurimi shëndetësor nuk e mbulon këtë procedurë. Ndryshe nga rinoplastika kirurgjikale, në të vërtetë nuk ka asnjë arsye mjekësore që do të detyronte një mjek të rekomandojë këtë procedurë.
Kostot ndryshojnë në varësi të llojit të mbushësit që zgjidhni, ofruesit që zgjidhni dhe sa injeksione ju nevojiten. Ju duhet të kërkoni një list të detajuar të kostos nga ofruesi juaj pas konsultimit, në mënyrë që të dini se çfarë të prisni.
Si Funksionon kjo Procedurë?
Rinoplastika jokirurgjikale përdor përbërës të mbushësit të lëkurës për të ndryshuar formën e hundës tuaj.
Një përbërës injektues i ngjashëm me xhel (zakonisht acid hialuronik) futet nën lëkurën tuaj në zonat ku dëshironi të krijoni linja ose volum më të lëmuar. Ndonjëherë mund të përdoret edhe Botox me burim të besueshëm.
Elementi përbërësi mbushës vendoset aty ku është injektuar në shtresat më të thella të lëkurës tuaj dhe mban formën e tij. Kjo mund të ndryshojë pamjen e hundës tuaj për rreth 4 muaj deri në 3 vjet, në varësi të lëkurës suaj, rezultateve të dëshiruara si dhe përbërësit të përdorur.
Si është Procedura e Rinoplastikës Jokirurgjikale?
Procedura për rinoplastikë të lëngshme është mjaft e thjeshtë, veçanërisht në krahasim me rinoplastikën kirurgjikale.
Pas një konsultimi ku diskutoni rezultatet tuaja të dëshiruara, mjeku juaj do t’ju vendosë të shtriheni me fytyrën tuaj të përkulur sipër. Ju mund të kerkoni aplikimin e anestezisë lokale në hundë dhe në zonën përreth, në mënyrë që të mos ndjeni dhimbje nga gjilpëra.
Pasi të nisë efekti i anestezisë, mjeku juaj do të injektojë mbushësin në zonën rreth hundës dhe ndoshta në urën e hundës. Ju mund të ndjeni një shtrëngim të lehtë ose presion ndërsa kjo është procedohet.
I gjithë procesi mund të zgjasë nga 15 minuta ose edhe më pak dhe deri në 45 minuta.
Zonat e Synuara
Një rinoplastikë jokirurgjikale synon urën, majën dhe anët e hundës tuaj. Mbushësit mund të injektohen rreth çdo pjese të hundës për të modifikuar formën e saj.
Kjo procedurë funksionon mirë nëse dëshironi:
- Të lëmoni fryrjer e vogla në hundë
- Të theksoni më tepër majën e hundës tuaj
- Të shtoni vëllim e hundës
- Të ngrini majën e hundës
Për më tepër, nëse keni një fryrje lehtësisht të dukshme të urës së hundës, ajo mund ta kamuflojë atë dhe të lëmojë konturin e profilit të hundës.
Rinoplastika e lëngshme nuk do të jetë në gjendje t’ju japë rezultatet tuaja të dëshiruara nëse dëshironi që hunda juaj të duket më e vogël ose nëse dëshironi të zbutni fryrjet më të theksuara.
Rreziqet dhe Efektet Anësore
Për shumicën e njerëzve, i vetmi efekt anësor i rinoplastikës së lëngshme që do të përjetojnë është pak skuqje dhe ndjeshmëri në zonën e injektimit një ose dy ditë pas procedurës.
Efekte të tjera të mundshme anësore përfshijnë:
- mavijosje në vendin e injektimit
- ënjtje
- migrimi i mbushësit, që do të thotë se përbërësi injektues kalon në zona të tjera të hundës ose në zonën poshtë syve, duke krijuar një pamje “të valëzuar” ose “të tejmbushur”.
- të përziera
Hunda është një zonë e ndjeshme. Është e mbushur me enë gjaku gjithashtu edhe afër syve. Kjo është arsyeja pse rinoplastika e lëngshme është disi më e komplikuar se llojet e tjera të procedurave të mbushjes me injeksion.
Një kirurg plastik i trajnuar dhe i kujdesshëm do të tentojë të “gabojë” duke përdorur më pak mbushës në hundë në vend që ta mbushë zonën.
Një studim rasti vuri re se komplikimet kanë më shumë gjasa të ndodhin kur një ofrues i palicencuar tenton këtë procedurë. Komplikimet serioze të mundshme përfshijnë:
- vdekja e indeve
- komplikime vaskulare
- humbje e shikimit
Në një studim të kryer në vitin 2019 ku janë përfshirë 150 persona që bënë një ndërhyrje jokirurgjikale të hundës, vetëm 1.82 për qind kishin përjetuar një ndërlikim. Për këtë arsye, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse përjetoni:
- ethe
- shikim i turbullt
- skuqje ose mavijosje që përhapet dhe përkeqësohet
- urtikarie ose simptoma të tjera të një reaksioni alergjik
Çfarë të Prisni pas Trajtimit?
Pas rinoplastikës së lëngshme, mund të ndjeni dhimbje, ënjtje dhe skuqje në pjesën ku është injektuar përbërësi. Brenda një ose dy oresh, pjesa e injektuar duhet të fillojë të qetësohet. Skuqja duhet të fillojë të ulet dhe ju do të jeni në gjendje të shihni më mirë rezultatet tuaja të dëshiruara.
Merrni një pako me akull për ta përdorur pas takimit tuaj. Pyesni mjekun tuaj nëse është në rregull ta përdorni për të minimizuar skuqjen dhe inflamacionin.
Rezultatet duhet të jenë plotësisht të dukshme brenda një ose dy javësh. Skuqja ose mavijosja duhet të zhduken plotësisht deri atëherë.
Për sa i përket kohës së pushimit, njerëzit që dalin garant për procedurën e rinoplastikës së lëngshme thonë që praktikisht nuk nevojitet kohë rikuperimi. Ju mund të ktheheni në punë dhe aktivitetet tuaja normale në të njëjtën ditë.
Shumica e përbërësve të mbushësit do të treten në shtresën e lëkurës tuaj brenda 6 muajve. Disa përbërës mbushës do të zgjasin deri në 3 vjet. Pavarësisht çdo gjëgje, rezultatet e një operacioni të lëngshëm të hundës nuk janë të përhershme.
Përgatitja për Trajtimin
Përbërës të ndryshëm mbushës kanë udhëzime të ndryshme se si të përgatiteni për procedurën tuaj. Ofruesi juaj duhet t’ju japë udhëzime të hollësishme se çfarë të bëni përpara një procedure rinoplastike jokirurgjikale.
Sugjerimet e mëposhtme janë disa udhëzime të përgjithshme:
- Shmangni aspirinën, ilaçet anti-inflamatore (siç është ibuprofeni), suplementet e vitaminës E dhe çdo suplement tjetër për hollimin e gjakut, në javën para zhvillimit të procedurës. Nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç për hollimin e gjakut, sigurohuni që mjeku juaj ta dijë këtë fakt.
- Jini të vetëdijshëm për nivelet tuaja të vitaminës K për të zvogëluar rrezikun e mavijosjes. Hani shumë perime me gjethe jeshile për të rritur vitaminën K në javët para zhvillimit të procedurës.
- Pini shumë ujë dhe hani një vakt para takimit tuaj. Mos e teproni me ushqimin, pasi mund të ndiheni përzierje gjatë ose pas takimit, por sigurohuni që të keni ngrënë diçka me niseshte dhe proteina.
Rinoplastika Jokirurgjikale vs. Rinoplastika Tradicionale
Rinoplastika jokirurgjikale është e përshtatshme për ju vetëm nëse kërkoni të eksperimentoni se si mund të duken modifikime të ndryshme në hundë, ose nëse po kërkoni të rregulloni hundën në mënyra të vogla për të ndryshuar pamjen tuaj.
Nëse jeni duke kërkuar për ndryshime dramatike në formën e hundës tuaj, mund të dëshironi të merrni në konsideratë rinoplastikën tradicionale.
Avantazhet e Rinoplastikës Jokirurgjikale
- Rinoplastika jokirurgjikale ju lejon të shmangni gjendjen nën anestezi të përgjithshme.
- Do të keni një shërim të shpejtë.
- Pas kësaj procedure, ju mund të ktheheni në punë dhe aktivitetet tuaja të rregullta në të njëjtën ditë ose maksimumi ditën tjetër.
- Rezultatet nuk janë të përhershme, kështu që nëse nuk jeni të kënaqur me pamjen e kësaj procedure, është vetëm çështje kohe para se mbushësit të metabolizohen.
- Kostoja e rinoplastikës jokirurgjikale është shumë më e ulët se një rinoplastikë tradicionale.
Disavantazhet e Rinoplastikës Jokirurgjikale
- Nëse jeni duke kërkuar për një ndryshim dramatik dhe të përhershëm në pamjen tuaj, kjo procedurë mund të jetë zhgënjyese për ju.
- Ka efekte anësore, të tilla si mavijosje dhe ënjtje.
- Ekziston mundësia që një gjilpërë e vendosur gabimisht mund të rezultojë në gjakderdhje të dukshme nën lëkurë ose dëmtim të shikimit tuaj.
- Kjo është një procedurë relativisht e re, kështu që efektet anësore afatgjata nuk janë studiuar ende mirë.
- Sigurimi shëndetësor nuk do të mbulojë asnjë nga kostot dhe shpenzimet.
Avantazhet e Rinoplastikës Kirurgjikale
- Rezultatet e rinoplastikës tradicionale janë të guximshme dhe të përhershme.
- Nuk do t’ju duhet një procedurë tjetër për të “ripërtërirë” ose “rifreskuar” rezultatet në disa muaj ose vite.
- Kjo procedurë nuk është e re, kështu që efektet anësore dhe komplikimet e mundshme janë të studiuara dhe të njohura mirë.
- Sigurimi mund ta mbulojë atë nëse keni një çështje të lidhur mjekësore, siç janë vështirësitë në frymëmarrje.
Disavantazhet e Rinoplastikës Kirurgjikale
- Nëse rezultati nuk ju pëlqen, nuk mund të bëni shumë gjëra, përveçse të prisni që të shërohet dhe më pas të kryeni një rinoplastikë tjetër.
- Kjo procedurë zakonisht kryhet në një spital nën efektin e anestezisë së përgjithshme.
- Rreziqet e komplikimeve si infeksioni janë shumë më të larta.
- Kushton dukshëm më shumë se rinoplastika jokirurgjikale.