Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Gjithçka që duhet të dini për aritminë

Tabela e kontentit

Foto qe ilustron aritimine e zemres.

Aritmia është një çrregullim i zemrës që ndikon në ritmin me të cilin rreh zemra. Ajo ndodh kur impulset elektrike që drejtojnë dhe rregullojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë siç duhet.  Nëse keni aritmi juve mund t’ju duket sikur zemra juaj po rreh në mënyrë të parregullt, shumë të shpejtë ose shumë të ngadaltë. Në këtë artikull do të diskutojmë gjithçka që duhet të dini për aritminë.

Llojet e aritmisë

Aritmitë emërtohen dhe kategorizohen bazuar në tre faktorë:

  • norma, nëse ritmi i rrahjes së zemrës është shumë i ngadaltë apo shumë i shpejtë
  • origjina, qoftë në barkushe apo në atriume
  • rregullsia

Në një zemër që rreh siç duhet, impulset elektrike ndjekin rrugët e duhura nëpër zemër. Këto sinjale koordinojnë aktivitetin e muskujve të zemrës në mënyrë që gjaku të pompohet brenda dhe jashtë zemrës.

Çdo ndërprerje në këto rrugë ose impulse mund të shkaktojë rrahje anormale të zemrës, duke çuar në aritmi. Ato mund të fillojnë në nyjen sinusale, barkushet (dhomat e poshtme të zemrës) ose atriumet (dhomat e sipërme).

Kategoritë e aritmisë mund të përfshijnë:

  • bradikardi, në të cilën rrahjet e zemrës janë shumë të ngadalta
  • takikardi, në të cilën rrahjet e zemrës janë shumë të shpejta
  • aritmi ventrikulare, e cila fillon në barkushe
  • aritmi supraventrikulare, e cila fillon mbi ventrikuj
  • rrahje të parakohshme të zemrës, në të cilat zemra ka një rrahje shtesë

Kur aritmia ndërhyn me rrjedhjen e gjakut në trupin tuaj, ajo mund të dëmtojë:

  • trurin
  • mushkëritë
  • zemrën
  • organe të tjera vitale

Nëse aritmia nuk trajtohet, mund të jetë kërcënuese për jetën, ndaj mos hezitoni të kontaktoni mjekun tuaj në momentin e parë të shfaqjes së simptomave.

Simptomat e aritmisë

Ndonjëherë, aritmia është asimptomatike. Pra, ju mund të mos ndjeni asgjë. Megjithatë, shenjat më të zakonshme të aritmisë përfshijnë:

  • ndjesi sikur zemra nuk po rreth siç duhet
  • rrahje të shpejta të zemrës
  • rrahje të ngadalta ose të parregullta të zemrës

Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja në mënyrë që ata të mund të diagnostikojnë dhe trajtojnë në mënyrë efektive aritminë tuaj. 

Disa nga simptomat më serioze që mund të shfaqen nëse zemra juaj që nuk funksionon siç duhet përfshijnë:

  • dhimbje ose shtrëngim në gjoks
  • vështirësi në frymëmarrje
  • puls i parregullt
  • dobësi
  • marramendje
  • të fikët
  • lodhje
  • djersitje
  • presion të ulët të gjakut

Kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mësipërme. 

Shkaqet e aritmisë

Aritmia mund të ketë shkaqe mjekësore, fizike, emocionale ose gjenetike. Në disa raste, shkaku i aritmisë tek një person  mund të jetë i panjohur. Po ashtu, antibiotikët dhe medikamentet e tjera mund të shkaktojnë aritmi te disa njerëz. 

Këto mund të përfshijnë medikamente që trajtojnë:

  • presionin e lartë të gjakut
  • depresionin
  • alergjitë
  • ftohjet

Ndryshimet në rrjedhën e gjakut ose ndërhyrjet në zemër mund të shkaktojnë gjithashtu aritmi. Disa probleme të tjera mjekësore mund të bëhen gjithashtu shkak për shfaqjen e aritmisë. Ato mund të përfshijnë:

  • presionin e lartë të gjakut
  • dehidratimi
  • çrregullimi i tiroides
  • apnea e gjumit
  • diabeti
  • çekuilibrimi i elektroliteve, si për shembull nga nivelet e ulëta të kalciumit, kaliumit ose magnezit
  • anemia

Faktorë të tjerë fizikë ose të stilit të jetesës mund të shkaktojnë gjithashtu aritmi në disa raste. Këto mund të përfshijnë:

  • aktiviteti fizik
  • kollitja
  • emocione të forta si zemërimi, stresi ose ankthi
  • pirja e alkoolit
  • pirja e duhanit

Faktorët e rrezikut

Disa faktorë rreziku mund të rrisin shanset për zhvillimin e aritmsë. Disa faktorë rreziku për aritminë janë të lidhur me probleme mjekësore. Të tjerë faktorë mund të jenë gjenetikë, ose të lidhur me sjellje të caktuara ose medikamente.

Kushtet që mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e aritmisë përfshijnë:

  • sëmundje të arteries koronare
  • sëmundje të valvulave të zemrës
  • infarkt në zemër ose mosfunksionimi i saj
  • kardiomiopatia (sëmundjet e muskujve të zemrës)
  • endokarditi (inflamacion i zemrës)
  • presioni i lartë të gjakut
  • apnea e gjumit
  • sëmundje kronike të mushkërive
  • gjëndra tiroide tepër aktive ose joaktive
  • sëmundje të veshkave
  • çrregullime të të ngrënit që shkaktojnë një çekuilibër elektrolitik ose kequshqyerja
  • ethe
  • diabeti

Faktorë të tjerë të zakonshëm që rrisin rrezikun e aritmisë mund të përfshijnë:

  • mosha e madhe
  • medikamente të caktuara, veçanërisht stimuluesit dhe antihistaminët, disa prej të cilave mund të blihen pa recetë
  • ndotja e ajrit
  • histori familjare e aritmisë
  • kafeina
  • alkooli
  • pirja e duhanit
  • përdorimi i drogës, veçanërisht kokaina ose amfetamina

Disa ndryshime në stilin e jetës, të tilla si ulja e konsumit të kafeinës, alkoolit dhe duhanit, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të aritmisë.

Trajtimi i aritmisë

Aritmia ndonjëherë nuk ka nevojë për trajtim specifik, por është e rëndësishme që të kontaktoni mjekun tuaj në mënyrë që ai të bëjë vlerësimin e duhur të gjendjes tuaj.

Një mjek është i aftë të vlerësojë nëse aritmia juaj mund të shkaktojë simptoma më serioze dhe të zgjedhë trajtimin e duhur për ju.

Është e rëndësishme të ushtroheni, të mbani një dietë të shëndetshme dhe të menaxhoni presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit kur keni aritmi. Kjo masa mund të ulin rrezikun për komplikime si infarkti në zemër ose goditjet në tru.

Nëse përjetoni një ritëm të shpejtë të zemrës pa ndonjë simptomë tjetër, mjeku juaj mund t’ju sugjerojë të provoni manovrat vagale. Manovrat vagale nxisin nervin tuaj vagus të ngadalësojë rrahjet e zemrës. 

Manovrat vagale mund të përfshijnë:

  • larjen e fytyrës me ujë të ftohtë
  • kollitje
  • mbajtja e frymën duke u shtrënguar

Trajtime të tjera për aritminë mund të përfshijnë medikamente dhe kirurgji.

Parandalimi i aritmisë

Aritmia mund të zhvillohet nga një sërë shkaqesh, disa prej të cilave mund të mos jeni në gjendje t’i parandaloni. Megjithatë, ju mund të përpiqeni t’i shmangni shkaqet që mund të sjellin përkeqësimin e aritmisë.

Shkaktarët e aritmisë që mund të parandalohen përfshijnë:

  • stresin/ankthin
  • piren e duhanit
  • kafeinën
  • alkoolin
  • medikamente të caktuara

Flisni me mjekun tuaj nëse mendoni se ndonjë medikament po ju shkakton aritmi. 

Disa praktika të shëndetshme që mund të ndihmojnë gjithashtu në menaxhimin dhe parandalimin e aritmisë përfshijnë: 

  • konsumimi i një diete të shëndetshme për zemrën me pak kripë dhe yndyrë
  • lënia e duhanit
  • aktiviteti fizik i rregullt
  • reduktimi i stresit
  • kufizimi i alkoolit
  • mbajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit 

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.