Klamidia është një nga infeksionet më të zakonshme seksualisht të transmetueshme (IST). Ju mund të ngjisni sëmundjen e klamidias nga marrëdhëniet seksuale, seksi anal ose seksi oral.
Për shkak se klamidia shpesh nuk shkakton simptoma, shumë njerëz që e kanë atë, nuk e dallojnë dhe infektojnë pa e ditur njerëz të tjerë. Ekzaminimet e rregullta mund të ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së klamidias.
Vazhdoni leximin dhe mësoni më shumë rreth kësaj gjendjeje mjekësore.
Çfarë është Klamidia?
Klamidia është një infeksion i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm (IST) që shkaktohet nga një bakter i quajtur klamidia trachomatis (C. trachomatis). Pasi një person infektohet, ai / ajo mund të përhapë gjendje e klamidias tek partneri i tyre nëpërmejt marrëdhënieve seksuale, seksit anal ose seksit oral. Infeksionet mund të ndodhin edhe kur partnerët ndajnë lodrat e marrëdhënieve seksuale të cilat janë kontaminuar me bakteret përgjegjëse për klamidia.
Infeksionet e klamidias janë të shërueshme dhe të trajtueshme. Megjithatë, është e rëndësishme që të merrni trajtim sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk trajtohet, klamidia mund të çojë në komplikime serioze.
Kush Preket nga Sëmundja e Klamidia-s?
Kushdo që është seksualisht aktiv mund të preket nga klamidia. Bakteret që shkaktojnë klamidia transmetohen nëpërmjeet lëngut vaginal dhe spermës, që do të thotë se njerëzit e të gjitha gjinive që kryejnë marrëdhënie seksuale mund të infektohen me klamidia dhe të infektojnë edhe partnerët e tyre. Nëse jeni shtatzënë dhe keni klamidia, mund t’ia kaloni atë fëmijës tuaj të porsalindur.
Sa e Zakonshme është Klamidia?
Klamidia është IST-ja më e zakonshme e shkaktuar nga bakteret. Numri i infeksioneve ka mundësi të jetë edhe më i lartë. Krahasuar me vitet e mëparshme, shkalla e infeksionit në vitin 2019 është rritur në mesin e njerëzve të të gjitha gjinive, të gjitha racave dhe etnive, dhe në çdo shtet ku shumica e rasteve të klamidias janë asimptomatike, gjë që do të thotë se nuk shfaqin shenja apo simptoma të një infeksioni. Shumë nga këto raste ka mundësi të mos raportohen.
Disa karakteristika demografike (si mosha, gjinia dhe raca) mund t’ju bëjnë më të prirur për t’u diagnostikuar me klamidia. Ju keni më shumë gjasa të diagnostikoheni me këtë gjendje mjekësore, nëse jeni:
- Një adoleshent ose i ri i moshës 15 vjeçare deri në moshën 24 vjeçare. Më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të diagnostikuara me klamidia në SHBA ndodhin në këtë grupmoshë.
- Një grua cisgjinore e moshës 15 vjeçare deri në moshën 24 vjeçare. Gratë e reja në këtë grupmoshë synohen për depistime për klamidia dhe shkalla e infeksionit midis atyre që testohen është e lartë.
- Një burrë i cili kryen marrëdhënie seksuale me burra (MSM). Infeksionet klamidia prekin në mënyrë disproporcionale meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkujt.
- E zezë dhe johispanike. Infeksionet e klamidia-s prekin në mënyrë disproporcionale popullatat e zeza johispanike.
Normat më të larta të transmetimit midis grupeve të caktuara kanë të bëjnë më pak me sjelljen seksuale dhe më shumë me rrjetet dhe mungesën e aksesit në burimet e parandalimit të IST-së. Për shembull, klamidia ka më shumë mundësi të përhapet nga personi në person brenda komuniteteve që kanë shkallë më të lartë të infeksionit. Gjithashtu, ka më shumë gjasa të përhapet midis grupeve që nuk kanë qasje të lehtë në edukimin seksual ose pengesat ndaj IST-ve si prezervativët dhe digat dentare.
Cilat janë Shkaqet e Klamidia-s?
Infeksionet e klamidia-s përhapen nëpërmjet kontaktit seksual, kur lëngu vaginal ose sperma që përmban bakteret që shkaktojnë klamidia udhëton nga një person te tjetri. Kontakti seksual përfshin të gjitha llojet e marrëdhënieve seksuale, duke përfshirë marrëdhënien që nuk përfshin penetrim ose ejakulim. Ka shumë mënyra se si lëngjet nga organet gjenitale të një personi mund të transmetojnë bakteret që shkaktojnë klamidia.
- Marrëdhëniet. Bakteret kalojnë nga organi gjenital i një personi në organin gjenital e partnerit ose anasjelltas.
- Seksi anal. Bakteret kalojnë nga organi gjenital i një personi në organin gjenital e partnerit të tyre ose anasjelltas.
- Seksi oral. Bakteret kalojnë nga goja e një personi në organi gjenital ose anusin e partnerit të tyre, ose anasjelltas.
- Marrëdhënie seksuale e cila përfshin lodra. Bakteret kalojnë nga një lodër me bakteret në gojën, organin gjenital mashkullor ose femëror ose anusin e një personi.
- Stimulimi manual i organeve gjenitale ose anusit. Më rrallë, lëngu i infektuar vaginal ose sperma mund të vijnë në kontakt me syrin e një personi, duke shkaktuar një infeksion të quajtur konjuktivit. Për të dhënë një shembull, kjo mund të ndodhë nëse prekni organet gjenitale të një personi të infektuar dhe më pas fërkoni sytë pa i larë më parë duart.
Çfarë nuk Shkakton Klamidia?
Jo të gjitha situatat që përfshijnë një shkëmbim të lëngjeve trupore ose intimitet shkaktojnë klamidia. Ju nuk mund të prekeni nga klamidia nëpërmjet:
- Puthjes
- Ndarjes së ushqimit ose pijeve.
- Përqafimit ose mbajtjës së duarve.
- Përdorimit të një tualeti pas dikujt tjetër.
- Thithjes së pikave pasi dikush kollitet ose teshtin.
Cilat janë Simptomat e Klamidias?
Nëse vëreni simptoma, ka mundësi t’i përjetoni ato ndryshe bazuar në anatominë tuaj riprodhuese. Shumë nga simptomat që përjetojnë gratë mund të prekin edhe burrat dhe individët transgjinore.
Shenjat e klamidias nëse keni vaginë
Bakteret e klamidia-s shpesh shkaktojnë simptoma që janë të ngjashme me cervicitin ose një infeksion të traktit urinar (UTI). Ju mund të dalloni:
- Shkarkim i bardhë, i verdhë ose gri nga vagina juaj që mund të jetë me erë të keqe.
- Qelb në urinën tuaj (pyuria).
- Nevoja e shtuar për urinim.
- Dhimbje ose ndjesi djegieje kur urinoni (dysuria).
- Gjakderdhje ndërmjet periodave.
- Periudha të dhimbshme.
- Marrëdhënie seksuale e dhimbshme (dispareunia).
- Kruajtje ose djegie brenda dhe rreth vaginës suaj.
- Dhimbje prerëse në pjesën e poshtme të barkut.
Shenjat e klamidias nëse keni penis
Bakteret e klamidia-s më shpesh infektojnë uretrën tuaj, duke shkaktuar simptoma të ngjashme me uretritin jogonokokal. Ju mund të dalloni:
- Shkarkim të ujshëm i ngjashëm me mukozën ose të pastër, nga penisi juaj.
- Dhimbje ose ndjesi djegieje kur urinoni (dysuria).
Shenjat e klamidias që mund të dallojnë të gjitha gjinitë
Klamidia mund të prekë pjesë të trupit tuaj përveç organeve riprodhuese, si për shembull:
- Anusi. Ju mund të vini re dhimbje, parehati, gjakderdhje ose një rrjedhje të ngjashme me mukozën nga fundi i barkut tuaj.
- Fyt. Ju mund të keni dhimbje të fytit, por zakonisht nuk do të vini re simptoma nëse bakteret janë në fyt.
- Sytë. Ju mund të vëreni simptoma të konjuktivitit nëse bakteri C. trachomatis futet në syrin tuaj. Simptomat përfshijnë skuqje, dhimbje dhe rrjedhje.
Vizitoni menjëherë ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma.
Si Diagnostikohet Klamidia?
Ekzaminimi më i zakonshëm për klamidia quhet ekzaminimi i amplifikimit të acidit nukleik (NAAT). Mjeku juaj merr një mostër lëngu duke bërë një shtupë vaginale / cervikale ose duke mbledhur një mostër të urinës. Më pas, ata e dërgojnë mostrën në një laborator për të kontrolluar për bakteret që shkaktojnë klamidia. Mjeku juaj mund ta kryejë analizën në një zyrë, ose mund t’ju kërkojë të kryeni një analizë klamidia në shtëpi. Ndiqni me kujdes udhëzimet e mjekut tuaj për t’u siguruar që të merrni rezultate të sakta të ekzaminimit.
Për shkak se shumica e rasteve të klamidias janë asimptomatike, është e rëndësishme që të kontrolloheni për klamidia edhe nëse nuk vini re ndonjë shenjë infeksioni. Është e rekomandueshme që gratë cisgjinore seksualisht aktive të cilat janë me rrezik të lartë për klamidia të kontrollohen rregullisht. Gratë, më shumë se burrat, përjetojnë komplikimet më të rënda nga klamidia. Burrat transgjinorë dhe individët jobinarë me vagina duhet të kontrollohen rregullisht gjithashtu, pasi mund të përjetojnë të njëjtat komplikime të klamidias.
Ju konsideroheni me rrezik të lartë nëse:
- Jeni nën moshën 25 vjeçare.
- Jeni shtatzënë.
- Keni një partner të ri.
- Keni shumë partnerë.
- Keni pasur infeksione me klamidia më parë.
Burrat cisgjinorë, ose individët trans dhe jobinarë me organ gjenital mashkullor, duhet të kontrollohen për klamidia nëse:
- Jetojnë në një mjedis ku klamidia përhapet shpesh, si institucionet korrektuese, klinikat e adoleshentëve dhe klinikat e shëndetit seksual.
- Kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë.
Pavarësisht nga mosha juaj, anatomia riprodhuese ose faktorë të tjerë rreziku – ju duhet të diskutoni historikun tuaj seksual si dhe aktivitetin seksual me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor. Mjeku juaj është burimi juaj më i mirë për të ofruar udhëzime se sa shpesh duhet të testoheni për klamidia dhe IST të tjera.
Si Trajtohet Klamidia?
Klamidia mund të pastrohet me antibiotikë në rreth një ose dy javë. Megjithanë, rekomandohet të mos ndaloni marrjen e ilaçeve vetëm sepse simptomat tuaja përmirësohen. Pyesni mjekun tuaj se çfarë ndjekjeje nevojitet për t’u siguruar që infeksioni juaj është zhdukur pasi të jeni drejtë mbarimit të ilaçit.
Një pjesë e trajtimit tuaj duhet të përfshijë gjithashtu shmangien e aktiviteteve seksuale që mund t’ju bëjnë të riinfektoheni dhe të siguroheni që çdo partner seksual që mund të infektohet të marrë gjithashtu trajtimin e nevojshëm. Ju duhet:
- Abstenoni nga marrëdhënia seksuale derisa infeksioni juaj të jetë pastruar. Fillimi i trajtimit nuk do të thotë që ju jeni të paqartë. Merrni të gjitha medikamentet tuaja siç udhëzon ofruesi juaj dhe shmangni të gjitha kontaktet seksuale gjatë asaj kohe.
- Kontaktoni të gjithë partnerët seksualë. Tregojini çdo partneri seksual nga 3 muajt e fundit që jeni infektuar në mënyrë që edhe ata të mund të testohen.
- Testohuni për IST të tjera (HIV/AIDS, sifilis, herpes, gonorre). Është e zakonshme të keni IST të shumta dhe është e rëndësishme të merrni trajtim që i përshtatet çdo infeksioni.
Antibiotikët mund të largojnë infeksionin tuaj, por ata nuk mund të kthejnë asnjë dëm që bakteret mund t’i kenë shkaktuar trupit tuaj përpara trajtimit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të kontrolloheni rregullisht për klamidia, të vizitoni mjekun tuaj në shenjën e parë të simptomave dhe të merrni trajtim menjëherë nëse jeni të infektuar.
Si të Mbroheni nga Klamidia?
Mënyra e vetme për të shmangur prekjen me klamidias është të përmbaheni nga marrëdhënia seksuale vaginale, anale ose orale me dikë që ka një infeksion klamidia. Gjithashtu, sigurohuni që lodrat e marrëdhënieve tuaja seksuale të cilat bartin bakteret të mos vijnë në kontakt me organet tuaja gjenitale.
Megjithatë, nuk është gjithmonë e mundur të dihet nëse një partner aktual apo i mundshëm ka klamidia, veçanërisht pasi shumë njerëz me klamidia nuk i vërejnë kurrë simptoma. Duke pasur parasysh parandalimin, është një ide e mirë që praktikat më të sigurta të marrëdhënies seksuale të jenë pjesë e rregullt e jetës tuaj seksuale:
- Përdorni prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale, seksit anal dhe seksit oral.
- Përdorni diga dentare gjatë seksit oral ose kontaktit vaginë me vaginë.
- Mos i ndani lodrat seksuale me dikë tjetër, por edhe nëse e bëni, lajini ato pas çdo përdorimi dhe mbuloni me prezervativ lodrat e përdorura për depërtim.
- Kryeni marrëdhënie seksuale vetëm me një partner, i cili gjithashtu kryen marrëdhënie seksuale vetëm me ju.
Kur Duhet të Vizitoni Mjekun Tuaj?
Kur bëhet fjalë për klamidia, është ide e mirë të jeni proaktiv. Komunikoni me mjekun për të diskutuar rreziqet tuaja të infeksionit. Caktoni një plan për t’u kontrolluar rregullisht për IST, bazuar në rekomandimet e mjekut tuaj, se sa shpesh duhet të testoheni. Lini një takim me mjekun tuaj nëse partneri juaj rezulton pozitiv për klamidia ose nëse vëreni ndonjë shenjë ose simptomë që mund të jeni të infektuar.
Për të Përfunduar
Nëse mendoni se po përjetoni shenja të ngjashme me gjendjen mjekësore të Klamidia-s, atëhere mund të komunikoni me stafin profesional të Spitalit Continental për t’u informuar më tepër rreth gjendjes tuaj dhe gjithashtu të rezervoni një takim me mjekët e specializuar të Spitalit, sa më shpejtë të jetë e mundur.