Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Osteoporoza – Vështrim i Përgjitshëm

Tabela e kontentit

Osteoporoza

Osteoporoza shkakton dobësim të kockës dhe i bën ato aq të thyeshme saqë një rrëzim apo një stres mesatar mund të shkaktojë frakturë të tyre. Frakturat si pasojë e osteoporozës më shpesh ndodhin në zonën e këllkut, kyçit të dorës, ose në shtyllën kurrizore.  

Kocka është një ind i gjallë, i cili vazhdimisht rigjenerohet. Osteoporoza ndodh kur krijimi i kockës së re nuk arrin zëvendësimin e kockës së vjetër.

Osteoporoza prek femrat dhe meshkujt e të gjitha racave, por më të predispozuarat janë gratë dhe sidomos ato në menopauzë.

Simptomat

Në fazat e hershme të sëmundjes nuk kemi shenja specifike, por në një moment të dytë, kur kocka është bërë osteoporotike mund të kemi:

  • Dhimbje shpine, e shkaktuar nga një frakturë vertebrale
  • Reduktim i shtatlartësisë me kalimin e kohës
  • Posturë e kërrusur
  • Një rritje e thyeshmërisë kockore
  • Dhimbje të brinjëve

Faktorët e Riskut

Një numër faktorësh mund të rrisin gjasat për të zhvilluar osteoporozë, duke përfshirë moshën, racën, stilin e jetesës, gjendjen shëndetësore të përgjithshme dhe trajtime që përdoren për patologji të caktuara.

Faktorë risku të pandryshueshëm

Këta janë faktorë të cilët janë jashtë vullnetit të pacientit për t’i rimodeluar:

  • Gjinia. Gratë kanë shumë më tepër gjasa të zhvillojnë osteoporozë në krahasim me burrat.
  • Mosha. Me kalimin e viteve shtohet risku për të zhvilluar osteoporozë. Kockat janë në një proces të vazhdueshëm rinovimi. Në moshë të re trupi prodhon kockën e re përpara degradimit të kockës së vjetër dhe masa kockore pëson rritje. Pas moshës 20 vjeç, ky proces ngadalësohet dhe shumica e njerëzve arrijnë pikun e densitetit kockor rreth moshës 30 vjeçare, por pas kësaj moshe masa kockore humbet më shpejt sesa krijohet.
  • Raca. Raca e bardhë dhe aziatikët kanë risk më të lartë për të zhvilluar osteoporozë.
  • Historia familjare. Nëse keni prindër, ose motër/vëlla të diagnostikuar më herët me osteoporozë, risku për të zhvilluar këtë patologji rritet.

Nivelet e hormoneve

  • Hormonet sipas gjinisë. Ulja e këtyre hormoneve ka tendencë të çojë në dobësim të kockës. Ulja e nivelit të estrogjenit tek gratë në menopauzë është një nga faktorët më të fortë për të zhvilluar osteoporozë. 
  • Hormonet e Tiroides. Nivelet e larta të hormoneve të tiroides mund të shkaktojnë humbje kockore.
  • Hormonet e gjendrave të tjera. Osteoporoza mund të lidhet dhe me gjendje hiperfunksionante të paratiroides ose gjendrave adrenale.

Faktorët dietikë

  • Marrje e pakët e kalciumit. Gjë që kontribuon në uljen e densitetit kockor, humbjen e hershme kockore dhe rritjen e riskut për fraktura.
  • Çrregullime të ngrënies. Reduktimi i theksuar i ushqimit dhe të qenurit nënpeshë dobëson shëndetin e kockave.
  • Kirurgji gastrointestinale. Kirurgjitë për reduktimin e përmasave të stomakut ose heqjen e një pjese të zorrës reduktojnë sipërfaqen e disponueshme për të thithur nutrientët, duke përfshirë kalciumin.

Steroidet dhe mjekimet e tjera

Përdorimi për një kohë të gjatë i kortizonikëve (prednisone, metilprednisolon, dexamethasone, etj.) interferon në procesin e rindërtimit kockor. Osteoporoza lidhet gjithashtu me përdorimin e preparativëve që përdoren për:

  • Konvulsione
  • Refluks gastrik
  • Kancer
  • Flakje transplanti

Gjendjet shëndetësore të caktuara

Risku për osteoporozë është më i lartë në pacientët që kanë disa probleme shëndetësore të caktuara:

  • Sëmundja e Celiakisë
  • Sindroma e kolonit të irrituar
  • Sëmundje të veshkave ose të mëlçisë
  • Kancer
  • Mielomë Multiple
  • Artrit Reumatoid

Stili i jetesës

Disa zakone jo të shëndetshme mund të rrisin riskun për osteoporozë:

  • Jeta sedentarë
  • Konsumimi i shtuar i alkoolit
  • Pirja e cigares

Një ushqyerje e mirë dhe ushtrimet e rregullta fizike janë esenciale për shëndetin e kockave.

Diagnoza

DEXA është një ekzaminim i padhimbshëm që përdor nivele shumë të ulëta të rrezeve X dhe ndihmon në vendosjen e diagnozës së osteoporozës.     

Vlerësimi për kryerjen apo jo të këtij ekzaminimi bëhet nga vizita me mjekun specialist dhe pas kryerjes së ekzaminimit, në bazë dhe të gjithë konsultës, mjeku vlerëson planin më të përshtatshëm të trajtimit.
Adresa: Rruga Ali Demi Prane ish-kombinatit poligrafik, Tiranë

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.