Sëmundjet reumatizmale janë sëmundje autoimmune dhe inflamatore që shkaktohen nga “sulmi“ që sistemi imunitar ju bën kyçeve, muskujve, kockes dhe organeve të brendshme. Ato grupohen shpesh nën termin “artrite“, i cili përdoret për te përshkruar rreth 100 sëmundje apo gjëndje të ndryshme që emërues të përbashkët kanë shpesh herë dhimbjet artikulare.
Sëmundjet reumatizmale mund të shkaktojnë dëmtime në organet vitale,duke përfshire pulmonet, zemrën, sistemin nervor, veshkat, lëkurën dhe sytë. Këto sëmundje në dekursin e tyre natyral mund të çojne deri në invalidizim,saqë një aktivitet i thjeshtë si e ecura mund të paraqitet i dhimbshëm dhe i vështire.
- Gjëndjet dhe sëmundjet që trajtohen në Rheumatologji janë:
- Spondiliti Ankilozant(Morbus Bekteriev) dhe spondiloartropatite te tjera
- Sindromi Antifosfolipid
- Artritet(Artriti Rheumatoid etj)
- Sëmundja Behcet
- Bursitet
- Vaskulitet(GCA, Wegener, Polyarteritis nodosum etj)
- Gouta dhe pseudogouta
- Miopatite inflamatore
- Lupusi Eritematoz Sistemik
- Osteoarthritis
- Osteoporoza
- Polymyalgia rheumatica (PMR)
- Polymyositis dhe dermatomyositis
- Artriti Psoriatik
- Sëmundja Raynaud
- Sarcoidosis
- Sklerodermia Sistemike
- Sjogren’s syndrome
- Tendinitis
Për diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre patologjive Spitali Continental ofron shërbimet mjekësore të mëposhtme
- Konsulten me mjekun specialist.
- Të gjitha ekzamininet e nevojshme laboratorike dhe imazherike(analiza biokimike, imunologjike, gjenetike, CT, MRI, Eko muskuloskeletike, DEXA).
- Injeksione IM,IV dhe Intraartikulare si pjesë e terapisë së rekomanduar nga specialisti për diagnozën përkatëse.
Video / Dr. Valbona flet për sëmundjet reumatizmale.
Kur duhet të takoni mjekun Rheumatolog
- Nëse keni herë pas here dhimbje artikulare ose të muskujve dhe kjo dhimbje nuk kalon atëherë ju duhet nje vlerësim reumatologjik.
- Nëse mjeku juaj i familjes ka dyshime për një sëmundje reumatizmale në bazë të ekzaminimit parësor të kryer në zyren e tij.
- Nëse keni të aferm të konfirmuar me sëmundje autoimmune dhe reumatizmale dhe filloni të shfaqni shenja të këtyre sëmundjeve nuk duhet të hezitoni për një takim me mjekun specialist. Dëmtime artikulare të parikthyeshme mund të ndodhin nëse simptoma si dhimbja dhe enjtja artikulare janë injoruar me kohë.
- Nëse keni patologji autoimmune të njohura organ specifike(Psh Tiroiditi Hashimoto ) dhe filloni te shfaqni simptomatikë për sëmundje autoimmune dhe reumatizmale sistemike etj