Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Gjithçka Që Duhet Të Dini Rreth GERD (Sëmundja E Refluksit Gastro-Ezofageal)

Tabela e kontentit

Semundja e refluksit gastro-ezofageal (GERD) dhe ndikimi i saj tek tretja

GERD (sëmundja e refluksit gastro-ezofageal, ose refluksi kronik i acidit) është çrregullimi më i zakonshëm i tretjes i cili ndodh kur lëngjet acidike të stomakut kthehen përsëri në ezofag. Refluksi ndodh sepse valvula në fund të ezofagut, nuk mbyllet siç duhet kur ushqimi arrin në stomak. Pastrimi i acidit rrjedh përsëri përmes ezofagut në fyt dhe gojë, duke ju dhënë një shije të thartë. Edhe pse nuk konsiderohet e rrezikshme, nëse GERD nuk trajtohet mund të çojë në komplikime serioze.

Simptomat e semundjes se Refluksit Gastro-Ezofageal

Cilat janë shenjat e para të GERD?

Simptomat kryesore janë urthi i vazhdueshëm dhe zbatica e acidit. Disa njerëz mund të përjetojnë GERD pa urth dhe në vend të kësaj, ata përjetojnë dhimbje në gjoks, ngjirje të zërit në mëngjes ose probleme me gëlltitjen. Ndjesia e mbytjes dhe shtrëngimi sikur ju ka ngecur ushqimi në fyt janë gjithashtu të zakonshme. Disa njerëz mund të përjetojnë dhe kollë të thatë dhe erë të keqe të gojës. 

Refluksi i acidit ndodh në të gjitha grupmoshat nga foshnjat tek të rriturit. Të kesh refluks dhe urth herë pas here është krejtësisht normale, por, nëse kjo ndodh më shumë se dy herë në javë gjatë një periudhe disajavore dhe vazhdimisht merrni medikamente për to, por simptomat tuaja vazhdojnë të kthehen, mund të keni zhvilluar GERD. Kjo gjëndje mund të trajtohet me ilaçe pa recetë ose ndonjëherë me ilaçe në kushte shtëpie. GERD gjithashtu mund të parandalohet duke ndryshuar stilin e jetës dhe duke përmirësuar zakonet e të ushqyerit. Në rast se gjendja përkeqësohet doktori juaj duhet të trajtojë problemin. Jo vetëm për të lehtësuar simptomat tuaja, por sepse GERD mund të çojë në probleme më të rënda për shëndetin tuaj.

Çfarë duhet të bëj nëse mendoj se kam GERD?

Kur refluksi dhe urthi ndodhin më shumë se një herë në një kohë të shkurtër, indi që rrethon ezofagun tuaj goditet rregullisht nga acidi në stomak. Kjo con në dëmtimin e përhershëm të këtyre indeve dhe kjo gjendje mund të ndikojë në zakonet tuaja të përditshme të të ngrënit dhe të gjumit.

Kur shikoni se gjendja juaj po ju përkeqësohet, telefononi doktorin tuaj për një konsultë. Edhe pse GERD nuk është kërcënuese për jetën, inflamacioni kronik i ezofagut mund të çojë në diçka më serioze. Në disa raste ju mund të keni nevojë për ilaçe apo edhe kirurgji për të lehtësuar simptomat.

Simptomat dhe shenjat e semundjes se refluksit gastro-ezofageal (GERD)

Simptomat Dhe Shkaqet

Çfarë e shkakton refluksin?

Refluksi i acidit shkaktohet nga dobësimi ose relaksimi i sfinkterit të poshtëm të ezofagut (valvulës). Normalisht kjo valvul mbyllet fort pasi ushqimi hyn në stomak. Nëse relaksohet kur nuk duhet, përmbajtja e stomakut ngrihet përsëri në ezofag.

Faktorët që mund të shkaktojnë këtë përfshijnë:

  • Presioni i tepërt në bark. Disa gra shtatzëna përjetojnë urth pothuajse çdo ditë për shkak të rritjes së presionit.
  • Konsumimi i disa ushqimeve të ndryshme si bulmeti, ushqimet pikante ose të skuqura dhe zakonet jo të shëndetshmë të ngrënit.
  • Medikamente që përfshijnë ilaçe për astmën, presionin e lartë të gjakut, alergjitë qetësues të ndrryshëm dhe antidepresivë.
  • Hernia hiatale. Pjesa e sipërme e stomakut fryhet në diafragmë, duke penguar marrjen normale të ushqimit.
  • Studimet sugjerojnë se pirja e alkolit mund të rrisë rrezikun e GERD. Sa më e madhe të jetë sasia e alkolit dhe shpeshtësia e konsumimit të saj, aq më e madhe është mundësia e krijimit të saj.

Cilat janë simptomat e GERD?

Njerëz të ndryshëm preken në mënyra të ndryshme nga GERD. Simptomat më të zakonshme janë:

  • Urthi.
  • Regurgitimi ( kthimi i ushqimit).
  • Ndjenja e mbytjes.
  • Kollitje.
  • Dhimbje gjoksi.
  • Problem me gëlltitjen.
  • Të vjella.
  • Dhimbje fyti dhe ngjirja e zërit.

Foshnjat dhe fëmijët mund të përjetojnë simptoma të ngjashme të GERD, duke përfshirë këtu:

  • Episode të shpeshta të të vjellave të vogla.
  • E qara e tepërt, mosdëshira për të ngrënë .
  • Vështirësi me frymëmarrjen.
  • Fyt i ngjirur.
  • Zgjimi nga ndjenja e mbytjes.
  • Era e keqe e gojës.
  • Vështirësi për të fjetur pas ngrënies, veçanërisht tek foshnjat.
Lidhja midis semundjes se refluksit gastro-ezofageal (GERD) dhe astmes

A mund të shkaktojë GERD astmë?

Akoma nuk dihet nëse ka një lidhje të qartë midis GERD dhe astmës por më shumë se 75% e njerëzve me astmë vuajn edhe nga GERD. Gjithashtu GERD mund t’i përkeqësojë simptomat e astmës dhe ilaçet e astmës mund ta përkeqësojnë gjëndjen e GERD. Megjithatë, trajtimi i saj shpesh ndihmon në lehtësimin e simptomave të astmës.

Simptomat e GERD mund të dëmtojnë mukozën e fytit, rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë, duke e vështirësuar frymëmarrjen dhe duke shkaktuar një kollë të vazhdueshme, e cila mund të sugjerojë një lidhje midis këtyre sëmundjeve. Mjekët kryesisht e konsiderojnë GERD si shkaktar të astmës nëse:

  • Astma fillon të krijohet në moshën madhore.
  • Simptomat e astmës përkeqësohen pas një vakti, ushtrimeve fizike, gjatë natës dhe pas shtrirjes.
  • Astma nuk përmirësohet me trajtimet standarde të saj.

Nëse keni astmë dhe GERD, doktori juaj mund t’ju ndihmojë të gjeni mënyrat më të mira për të trajtuar të dyja gjendjet- medikamentet dhe trajtimet e duhura që nuk do të përkeqësojnë simptomat e asnjërës sëmundje.

A është GERD i rrezikshëm apo kërcënues për jetën?

GERD nuk është një sëmundje kërcënuese ose e rrezikshme për jetën por nëse kalon një kohë e gjatë pa u trajtuar mund të çojë në probleme më serioze shëndetësore si:

  • Ezofagiti: Ezofagiti është acarimi dhe inflamacioni që shkakton acidi i stomakut në mukozën e ezofagut. Ezofagiti mund të shkaktojë ulçer, urth, dhimbje gjoksi, gjakderdhje dhe probleme me gëlltitjen.
  • Ezofagu Barret: Ezofagu Barret është një sëmundje që zhvillohet në disa njerëz (rreth 10%) që kanë vuajtur nga GERD për një kohë të gjatë. Dëmi që mund të shkaktojë refluksi gjatë viteve mund të ndryshojë qelizat e ezofagut. Ezofagu Barret është një faktor rreziku për kancerin në këtë zonë.
  • Kanceri i ezofagut: Kanceri që zhvillohet në ezofag ndahet në dy lloje kryesore. Adenokarcinoma zakonisht zhvillohet në pjesën e poshtme të ezofagut. Ky lloj mund të zhvillohet nga Ezofagu Barret. Ndërsa karcinoma skuamoze fillon në qelizat që rrethojnë ezofagun dhe zakonisht prek pjesët e sipërme dhe të mesme të saj.
  • Ngushtimet: Ndonjëherë mbështjellësi i dëmtuar i ezofagut bëhet cikatër, duke shkaktuar ngushtimin e ezofagut. Këto shtrëngime mund të ndërhyjnë në ngrënien dhe pirjen duke parandaluar që ushqimi dhe lëngjet të arrijnë në stomak.
Diagnostikmi i semundjes se refluksit gastro-ezofageal (GERD)

Si diagnostikohet GERD?

Zakonisht, doktori juaj mund të vërej nëse keni refluks të thjeshtë acidi (jo kronik) duke folur me ju për simptomat dhe historinë tuaj mjekësore. Doktori mund tju rekomandoj menaxhimin e simptomave tuaja përmes dietës dhe medikamenteve.

Nëse kjo strategji nuk e bën të mundur diagnostikimin e sëmundjes, ju mund të testoheni në mënyra të tjera. Testet për GERD-in përfshijnë:

  • Skopi me kontrast e stomakut: Me anë të rrezeve X mund të shihen dëmtimet dhe funksioni i sfinkterit të poshtëm kardio-ezofageal, stomakut ose të zorrëve. Për të bërë këtë ekzaminim fillimisht do të pini një lëng me ngjyrë të bardhë që do të mundësohet nga infermieret i cili quhet barium. Kjo substancë përdoret për të krijuar një kontrast i cili do të ndohmojë doktorin në marrjen e imazheve nën rrezet X.
  • Endoskopia (gastroskopia):  Përpara kësaj procedure, pacientit i bëhet një sedativ që ta vendos në gjumë në mënyrë që të mos ndjej asgjë gjatë procedurës.  Pastaj i futet një tub i hollë fleksibël i cili kalon nëpërmjet gojës, vazhdon në ezofag, hyn në stomak dhe në fillimin e zorrës së hollë. Në majën e këtij tubi ka një kamerë dhe një dritë. Gjithashtu, në brendësi të tij ai ka një kanal ku mund të kalojnë mjete të tjera ndihmëse për mjekun gjatë ekzaminimit si për shmebull pincë biopsie për të nxjerr trupat e huaj nëse do të jetë e nevojshme.

Me anë të këtij ekzaminimi doktori mund të vlerësojë imtësisht mukozën e ezofagut, stomakut dhe zorrëve.Gjithashtu, gjatë ekzaminimit ai mund të marrë disa qeliza për ekzaminim të mëtejshëm (biopsi). Ekzaminimi i këtyre qelizave me mikroskop e ndihmon doktorin që të shoh dëmtimet që ka shkaktuar kthimi i lëngjeve gastrike dhe nëse është e munur të eleminojë mundësitë për probleme më të mëdha.

  • Ph-metria ezofagut: Një tel i hollë me sensor acid në majë të tij futet nëpërmjet hundës deri në pjesën e poshtme të ezofagut. Ky tel tregon praninë dhe mat sasinë e lëngut acid të stomakut të kthyer në ezofag. Këta sensorë matin forcën e sfinkterit, muskujve dhe spazmave tuaja gjatë gëlltitjes.

Si mund ti parandaloj simptomat e GERD?

Këtu janë 10 këshilla për të ndihmuar në parandalimin e simptomave të GERD:

  1. Mbani një peshë të shëndetshme të trupit tuaj.
  2. Hani vakte të vogla dhe të shpeshta në vend të sasive të mëdha disa herë në ditë.
  3. Zvogëloni yndyrën duke ulur sasinë e gjalpit, vajrave, salcave të sallatave, lëngjeve, mishit të yndyrshëm dhe produkteve të qumështit me yndyrë të plotë si kosi, djathi dhe qumështi.
  4. Kur hani uluni drejtë dhe pas ngrënies rekomandohet të qëndroni 45-60 minuta në këmbë. 
  5. Shmangni ngrënien para gjumit. Prisni të paktën tre orë pas ngrënies për të shkuar në shtrat.
  6. Mundohuni të mos vishni rroba që janë të ngushta në zonën e barkut. Ato mund të shtypin stomakun tuaj dhe të shtyjnë acidin lart në ezofag.
  7. Ndaloni konsumimin e duhanin dhe alkolit. 
  8. Doktori juaj mund t’ju përshkruajë medikamente për reduktimin e acidit. Sigurohuni t’i përdorni ato sipas udhëzimeve.
  9. Hiqni dorë nga ushqimet që ju shkaktojnë refluks.
Mjekim per semundjen e refluksit gastro-ezofageal

Trajtimi i GERD

Trajtimi i GERD me medikamente

Trajtimi i GERD me anë të medikamenteve synon të zvogëlojë sasinë e refluksit ose të minimizojë dëmtimin e ezofagut nga ushqimet që shkaktojnë refluks. Mjeku mund të rekomandoj medikamente pa recetë ose me recetë për të trajtuar simptomat. Disa prej tyre mund të jenë:

  • Bllokuesit H2: Për refluksin kronik dhe urthin, mjeku mund të rekomandoj medikamente për të reduktuar acidin në stomak. Këto ilaçe përfshijnë bllokuesit H2, të cilët ndihmojnë në bllokimin e sekretimit të acidit në stomak.
  • Frenuesit e pompës protonike (PPI): Këto barna të njohura edhe si pompa acidike, bllokojnë proteinën e nevojshme për prodhimin e acidit të stomakut duke eliminuar kështu refluksin. 
  • Prokinetikë: Në raste të rralla, këto barna ndihmojnë që stomaku juaj të zbrazet më shpejt, në mënyrë që të mos mbetet më aq shumë acid. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë me simptoma të tjera si fryrja, nauzea dhe të vjellat. Këto ilace nuk rekomandohen për tu përdorur për shumë kohë pasi kanë shumë efekte anësore.

Trajtimi i GERD me kirurgji

Nëse keni nevojë për doza të rregullta të larta të PPI-ve për të kontrolluar simptomat tuaja, keni dëmtim të ezofagut ose keni një hernie hiatale, atëher ju mund të keni nevojë për kirurgji për trajtimin e GERD. Por së pari ju rekomandojmë të provoni të gjitha trajtimet e tjera të mundshme para se të arrini këtu.

  • Fundoplikimi: Kjo është një procedurë që rrit presionin në ezofagun e poshtëm. Pjesa e sipërme e stomakut mbështillet rreth pjesës së poshtme të ezofagut për të krijuar një presion në tubin e ushqimit. Kjo shtrëngon muskujt dhe rrit presionin në ezofagun e poshtëm për të ndaluar refluksin. Kjo procedurë bëhet përmes një laparoskopie ose përmes operacionit të hapur.
  • Fundoplikimi transoral pa prerje (TIF): Një formë më e re e këtij operacioni përdor një endoskop (një tub i vogël me kamerë) për të mbështjellë stomakun me lidhëse plastike. Është më pak invaziv se fundoplikacioni standard.
  • Kirurgjia LINX: Mjeku juaj mbështjell një brez me rruaza titani magnetik rreth zonës ku takohen stomaku dhe ezofagu. Tërheqja magnetike e rruazave e mban atë mjaft të lirshme për ta lënë ushqimin të kalojë në stomak, por mjaft të shtrënguar për të ndaluar refluksin.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.