Kujdes i Dedikuar

Shëndetësor

Staf i Kualifikuar

Ndërkombëtar

Teknologji bashkëkohore

Në Shqipëri

Rr. Ali Demi tek ish kombinati Poligrafik

Çfarë Duhet Të Dini Për Infeksionet Seksualisht Të Transmetueshme (IST)

Tabela e kontentit

Foto qe ilustron semundjet seksualisht te transmetueshme

Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme (IST), të njohura gjithashtu si Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme (SST), janë infeksione që përhapen kryesisht përmes kontaktit seksual. Ato përfshijnë një gamë të gjerë sëmundjesh me simptoma dhe pasoja të ndryshme. Kuptimi dhe trajtimi i IST-ve është i rëndësishëm për shëndetin seksual dhe mirëqenien e përgjithshme të çdo individi. 

Foto qe ilustron infeksionet seksualisht te transmetueshme

Çfarë Janë Infeksionet Seksualisht Të Transmetueshme?

Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme, të njohura edhe si IST, janë një grup infeksionesh të shkaktuara nga bakteret, viruset ose parazitët që përhapen kryesisht përmes kontaktit seksual. Këto infeksione mund të shfaqen në shumë forma, ku disa individë mund të përjetojnë simptoma të dukshme si herpesi gjenital, sekrecione të pazakonta, ose djegje gjatë urinimit, ndërsa të tjerë mund të jenë krejtësisht asimptomatikë. Është e rëndësishme që të bëni testime të rregullta dhe të jeni të ndërgjegjshëm, pasi nëse nuk trajtohen, IST-të mund të krijojnë komplikacione serioze shëndetësore, duke përfshirë infertilitetin, dhimbjen kronike dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj HIV-it.

Disa prej IST-ve më të njohura përfshijnë klamidian, gonorrhean, sifilizin, virusin HPV, herpesin gjenital dhe HIV-in. Secili prej këtyre infeksioneve ka karakteristika, mënyra transmetimi dhe pasoja të ndryshme, prandaj njerëzit duhet të jenë të informuar në lidhje me rrezikun e lidhur me infeksionet seksuale.

Parandalimi i IST-ve përfshin strategji të ndryshme, fillimisht me praktika të sigurta seksuale, duke përfshirë përdorimin e prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i menjëhershëm janë komponent kyç në menaxhimin e këtyre infeksioneve. Për të parandalar dhe zvogëluar ndikimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme fillimisht duhet të kuptoni rreziqet, simptomat, metodat e parandalimit dhe rëndësinë e komunikimit të hapur me partnerët tuaj seksual.

Foto qe ilustron testet laboratorike per semundjet seksualisht te transmetueshme

Simptomat E Infeksioneve Seksualisht Të Transmetueshme

Simptomat e IST-ve mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe mund të prekin pjesë të ndryshme të trupit. Pasi infeksioni të ket hyrë në trup, mund të duhen ditë, javë, muaj apo edhe vite që simptomat të shfaqen. Në disa raste disa IST, si klamidia dhe hepatiti B, mund të jenë asimptomatike duke e bërë të vështirë diagnostikimin e tyre. Disa nga simptomat më të zakonshme që duhet të keni parasysh janë:

  • Dhimbja gjatë urinimit ose marrëdhënies seksuale mund të jetë një shenjë dalluese e çdo infeksioni duke filluar nga klamidia dhe gonorreja deri te herpesi gjenital.
  • Ngjyra e errët e urinës e errët mund të jetë një simptomë e hepatitit B.
  • Rrjedhjet e pazakonta nga vagina, penisi ose anusi mund të shfaqen nëse keni klamidia, gonorre dhe trikomoniazë.
  • Kruajtja rreth organeve gjenitale mund të lidhet me herpesin gjenital dhe morrat pubike.
  • Gjakderdhja midis periodave ose pas seksit është një nga simptomat më të zakonshme të klamidias.
  • Dhimbja e legenit dhe testikujve mund të ndodhë nëse jeni infektuar me klamidia.
  • Dhimbja e kyçeve dhe e muskujve mund të ndodhë në rastet kur jeni infektuar me hepatit B.
  • Flluskat e vogla ose plagët rreth organeve gjenitale janë simptoma të mundshme të sifilisit dhe herpesit gjenital.

Disa nga këto simptoma mund të ngatërrohen lehtësisht me shqetësime të tjera shëndetësore kështu që është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek gjinekolog nëse dyshoni se jeni ekspozuar ndaj një infeksioni seksualisht të transmetushëm. 

Shkaqet Kryesore Të Infeksioneve Seksualisht Të Transmetueshme

Shkaqet kryesore të IST-ve janë:

  • bakteret, të tilla si klamidia ose sifilizi
  • viruset, si HPV ose HIV
  • parazitët, si Trichomonas vaginalis

Këto baktere ose viruse transmetohen kryesisht përmes lëngjeve trupore gjatë aktivitetit seksual duke përfshirë seksin vaginal, oral dhe anal, por në disa raste mund të transmetohen dhe përmes kontaktit me lëkurën. Edhe pse çdokush mund të infektohet nga IST, të dhënat tregojnë se të rinjtë dhe burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra janë në rrezik më të madh.

Llojet E Infeksioneve Seksualisht Të Transmetueshme

Në përgjithësi, një infeksion klasifikohet si IST nëse transmetohet kryesisht përmes kontaktit seksual. Megjithatë, mund të ketë disa përjashtime. Për shembull, citomegalovirusi (CMV) mund të transmetohet përmes aktivitetit seksual, por nuk konsiderohet si një IST pasi mund të transmetohet edhe në një sërë mënyrash të tjera. Disa infeksione janë shumë më të zakonshme se të tjerat si psh klamidia, gonorrea dhe HPV-ja.  

Nëse trajtohen menjëherë, shumica e infeksioneve kanë më pak gjasa të bëhen sëmundje kronike. Jo të gjitha IST-të mund të kurohen dhe një shembull është HPV-ja. Në disa raste HPV-ja mund të avancojë në kancer, kështu që ekzaminimi i rregullt për ndryshime anormale të qelizave është çelësi për diagnozën e hershme.

Foto qe ilustron diagnostikimin e semundjeve seksualisht te transmetueshme

Diagnoza E Infeksioneve Seksualisht Të Transmetueshme

Një mjek gjinekolog mund të kryejë teste dhe ekzaminime për të ndihmuar të kuptoni nëse keni një IST ose ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.

Këto mund të përfshijnë:

  • teste të shpejta me shpimin e gishtit
  • mostrat e sekrecioneve nga vagina, penisi, anusi ose nga ndonjë plagë e shfaqur
  • analizat e gjakut
  • mostrat e urinës
  • ekzaminimet e legenit dhe ato fizike

Është e rëndësishme që të testoheni rregullisht nëse jeni seksualisht aktiv dhe të konsultoheni me një gjinekolog sapo të shfaqni ndonjë simptomë. Diagnoza e hershme do të thotë që ju mund të merrni trajtim të hershëm dhe të zvogëloni rrezikun e komplikimeve të mëtejshme.

Komplikimet E Infeksioneve Seksualisht Të Transmetueshme

Në disa raste, IST-të e patrajtuara mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore duke përfshirë:

  • Rritjen e rrezikut të infertilitetit.
  • Rritjen e rrezikut për lloje të caktuara të kancerit.
  • Ndjeshmëri më e lartë ndaj infektimit me HIV.
  • Mund të çojnë në dëmtim të organeve dhe madje edhe në vdekje.
  • Në raste kur gratë janë shtatzën infeksioni mund të ndikoj në foshnjen e palindur dhe në shtatëzani, gjithashtu.

Disa infeksione seksualisht të transmetueshme mund t’i kalojnë foshnjës para dhe gjatë lindjes, duke çuar në:

  • pneumoni
  • meningjit
  • verbëri
  • shurdhim
  • dëmtim të trurit
  • lindjes së vdekur
  • lindjes së parakohshme

Gjatë shtatëzanisë disa trajtime mund të mos jenë të sigurta dhe gjinekologu do të duhet të rekomandojë një plan trajtimi ndryshe që do të zvogëlojë rrezikun për ju dhe fëmijën tuaj. Duke qenë se disa IST janë asimptomatike, është e rëndësishme të bëni ekzaminime të rregullta.

Foto qe ilustron trajtimin e semundjeve seksualisht te transmetueshme me antibiotike

Opsionet E Trajtimit Të Infeksioneve Seksualisht Të Transmetueshme

Infeksione të ndryshme kërkojnë menyra të ndryshme trajtimi. Më poshtë kemi përmendur disa nga opsionet më të zakonshme të trajtimit të IST-ve të ndryshme.

  • Klamidia dhe trikomoniaza kurohen me anë të antibiotikëve.
  • Gonorrea mund të shërohet me antibiotikë. Megjithatë, në disa raste mund të shfaqen disa lloje bakteresh të cilat janë rezistente ndaj ilaçeve dhe nuk i përgjigjen trajtimeve tradicionale, gjë që mund ta bëjë më të vështirë kurimin.
  • Sifilizi mund të shërohet edhe me anë antibiotikëve por mjekimi që do të zgjedh gjinekologu juaj varet nga faza e infeksionit.
  • Hepatiti B zakonisht nuk kërkon trajtim, por nëse virusi nuk pastrohet vetvetiu, atëher mjeku do të rekomandojë medikamente antivirale për ta trajtuar.

Disa infeksione nuk janë të shërueshme, por trajtimet mund të ndihmojnë në uljen e simptomave të tyre. Herpesi, HPV dhe HIV bëjnë pjesë në këtë kategori. Për herpesin, gjinekologët do të përshkruajnë medikamente të njohura si antivirale për të minimizuar shpërthimet e mundshme. Në disa raste, disa njerëz mund ta kenë të nevojshme të marrin këto medikamente në baza ditore për të menaxhuar simptomat. 

Antiviralët e përditshëm përdoren gjithashtu për të trajtuar HIV-in dhe për të ndaluar riprodhimin e virusit në trup. Brenda 6 muajve nga trajtimi, virusi do të bëhet gati i pazbulueshëm në shumicën e njerëzve.

Në rastet e lythave gjenital të shkaktuar nga HPV, gjinekologët nuk kanë trajtime specifike për trajtimin e tyre. Megjithatë, ata mund të përshkruajnë medikamente lokale ose të kryejnë procedura për të ndihmuar në tkurrjen ose heqjen e lezioneve.

Foto qe ilustron konsulten me mjekun per semundjet seksualisht te transmetueshme

Këshilla Për Parandalimin E Infeksioneve Seksualisht Të Transmetueshme

Parandalimi i Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (IST) është thelbësor për shëndetin tuaj seksual dhe atë të përgjithshëm. Këtu janë disa këshilla për parandalimin e IST-ve:

  • Përdorni prezervativët: Përdorimi i prezervativëve është një mënyrë efikase për të parandaluar transmetimin e infeksioneve.
  • Edukimi: Informohuni rreth infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe rreziqeve të lidhura me to. 
  • Testimi i rregullt: Kryeni teste të rregullta për IST, veçanërisht nëse jeni seksualisht aktiv ose keni marrëdhënie seksuale të shpeshta me partnerë të ndryshëm. Testimi dhe zbulimi i hershëm janë faktor thelbësor për trajtimin efikas të IST-ve.
  • Vaksinimi: Disa infeksione si HPV dhe hepatiti B mund të sherohen me anë të vaksinave.
  • Komunikimi i hapur me partnerët seksual: Bisedoni hapur me partnerët tuaj seksual rreth shëndetit seksual, historisë së IST, dhe praktikave të sigurta seksuale. Komunikimi i sinqertë ndihmon në parandalimin e transmetimit të infeksioneve.
  • Kujdes i veçantë në shtatzëni: Nëse jeni shtatzënë ose po planifikoni të mbeteni shtatzënë, konsultohuni me një mjek në lidhje me IST-të dhe ndjekjen e protokolleve të sigurta seksuale gjatë kësaj periudhe.

Parandalimi i IST-ve është një pjesë e rëndësishme e kujdesit për shëndetin seksual, dhe ndjekja e këtyre këshillave mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Në Përfundim

Edukimi rreth Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (IST) është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit seksual dhe atë të përgjithshëm. IST-tw përfshijnë një spektër të gjerë infeksionesh, të cilat përhapen kryesisht përmes kontaktit seksual, duke i bërë ato një shqetësim të rëndë për shëndetin publik. Njohja e rëndësisë së këtyre problemeve është hapi i parë në zvogëlimin e ndikimit të saj.

Mënyrat e transmetimit të IST-ve janë të ndryshme, dhe ato ndikojnë në njerëzit e të gjitha moshave. Testimi i rregullt dhe diagnostikimi i hershëm janë hapat kryesor në menaxhimin efikas të këtyre sëmundjeve.

Trajtimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme fatmirësisht është i mundur, dhe ndërhyrja në kohë mund të parandalojë komplikacione të rënda. Masat parandaluese si përdorimi i prezervativëve, vaksinimi dhe komunikimi i hapur me partnerët seksualë janë gjithashtu komponent të rëndësishëm në menaxhimin dhe evitimin e infeksioneve seskualisht të transmetueshme.

Keni të njëjtat shqetësime?

Kontaktoni Spitalin CONTINENTAL në një nga format e kontaktit

Tabela e kontentit

Shperndaj:

Poste te tjera

NA KONTAKTONI

Kontakto

Telefononi ne numrat tane te kontaktit +355 69 700 4000  / +355 69 700 1000 ose plotesoni formen dhe merrni pergjigje profesionale ne nje kohe te shkurter

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.

Kontakto

Duke shtypur butonin "Dergo" une pranoj qe nje nga specialistet e Spital Kontanental do te me kontaktoj ne nje nga format e kontaktit te lena nga une ne lidhje me problematiken e kerkuar.