Kujdes! Raste në rritje të gripit
Gripi është sëmundje akute e frymëmarrjes. Është sëmundje serioze, ndonjëherë kërcënuese për jetën e shkaktuar nga viruset e gripit. “Ftohjet” ose “infeksionet sezonale”, nga ana tjetër, shkaktohen nga patogjenë të tjerë. Në vendin tonë viruset e gripit po qarkullojnë njëkohësisht me ata të Covid-19. Valët e gripit ndodhin në muajt e dimrit dhe në vendin tonë parashikohet të arrijnë kulmin në fundin e janarit dhe në fillimin e shkurtit dhe deri rreth muajit mars. Viruset e gripit ndryshojnë vazhdimisht dhe shpesh formojnë variante të reja. Këto ndryshime shpesh bëjnë që ju të infektohen me grip dhe të sëmureni disa herë gjatë gjithë jetës. Kjo është arsyeja pse vaksina e gripit ripërshtatet çdo vit.
Si transmetohen viruset e gripit?
Viruset e gripit nga një individ në një individ tjetër transmetohen nëpërmjet spërkatjeve që vijnë nga i sëmuri kur teshtin, kollitet ose flet. Këto pikëza të vogla që përmbajnë virus lëshohen në ajër dhe mund të thithen nga njerëzit e tjerë aty pranë. Viruset transmetohen edhe nëpërmjet duarve nëse personi ka kontakt me sekrecione të cilat përmbajnë virus. Nëse më pas prekni gojën, hundën ose sytë, viruset e gripit mund të depërtojnë në trup përmes mukozave.
Viruset gjithashtu mund të ngjiten tek dorezat e dyerve, parmakët e shkallëve ose në objekte të ngjashme dhe që aty ato mund të kalojnë nëpër duar.
Çfarë simptomash kanë të sëmurët?
Rreth një e treta zakonisht fillojnë me një ndjesi të papritur të sëmundjes, temperaturë, dhimbje fyti dhe kollë të thatë, të shoqëruar me dhimbje muskujsh, dhimbje të gjymtyrëve, shpinës ose kokës. Shenjat e sëmundjes shpesh nuk janë aq të theksuara dhe janë më të ngjashme me të “ftohtin”, kjo sidomos te njerëzit e moshuar. Nëse ecuria është e pakomplikuar, simptomat do të zhduken pas 5-7 ditësh. Megjithatë, kolla mund të zgjasë më gjatë.
Ashpërsia e sëmundjes mund të ndryshojë. Gripi mund të shfaqet me simptoma të lehta ose pa simptoma. Megjithatë, ai mund të shoqërohet edhe me sëmundje të rënda, të cilat në rastin më të keq mund të çojnë në vdekje. Pneumonia konsiderohet si ndërlikimi më i zakonshëm. Gjithashtu, infeksionet e veshit të mesëm mund të zhvillohen edhe tek fëmijët. Në raste të rralla, kmoplikacionet e gripit mund të sjellin inflamacion të trurit ose të muskujve të zemrës.
Cilat janë fazat e gripit?
Një ecuri e gripit zakonisht ndjek këtë model:
- Ditët 1–3: shfaqje e papritur e etheve, dhimbje koke, dhimbje dhe dobësi muskulore, kollë e thatë, dhimbje fyti dhe nganjëherë bllokim të hundëve.
- Dita 4: temperatura ulet dhe dhimbjet e muskujve lehtësohen. Ngjirja ose tharja e grykëve, dhimbja e fytit, kolla dhe diskomforti në gjoks bëhen më të dukshëm.
Kur shpërthen sëmundja dhe sa kohë jeni ngjitës?
Pas infeksionit, simptomat e para do t’i ndjeni relativisht shpejt, zakonisht pas 1-2 ditësh. I sëmuri mund të jetë ngjitës një ditë para fillimit të simptomave dhe deri në rreth 1 javë pas shfaqjes së shenjave të para të sëmundjes. Gjithashtu, fëmijët ose individet me sistem imunitar të dobësuar mund të transmetojnë patogjenë për më gjatë.
Kush është veçanërisht në rrezik?
Të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike janë në rrezik më të lartë të rasteve të rënda të gripit.
Çfarë duhet t’i kushtohet vëmendje nga të sëmurët?
Për të shmangur përhapjen e mëtejshme, duhet të kufizoni sa më shumë që të jetë e mundur kontaktin me njerëzit e tjerë, veçanërisht me foshnjat, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, si dhe me të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobët ose me sëmundje shoqëruese.
Gjatë fazës akute të sëmundjes, qëndroni në shtëpi dhe pushoni në shtrat. Sigurohuni që ambjenti të ajroset rregullisht.
Në shumicën e rasteve, kur keni grip, ju i trajtoni vetëm simptomat. Kontaktoni mjekun nëse shfaqen simptoma të rënda ose simptomat aktuale përkeqësohen përsëri. Në raste individuale dhe me recetë të mjekut mund të përdoren edhe medikamente speciale kundër gripit. Individët me rrezik të veçantë shëndetësor, janë në rrezik të ecurisë së rëndë të gripit. Megjithatë, nëse është e mundur këto medikamente duhet të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.
Antibiotikët janë të paefektshëm ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga viruset. Ato mund të përdoren në raste kur kemi nderlikime të shkaktuara nga bakteret.
Lani duart shpesh me sapun dhe ujë dhe shmangni shtrëngimin e duarve nëse është e mundur.
Mos teshtini apo kollituni tek ata që ju rrethojnë. Kollituni ose teshtini në shami ose në kthesën e bërrylit tuaj. Nëse e keni pasur dorën përpara fytyrës kur keni teshtitur ose kollitur, lani duart menjëherë. Përpiquni të eliminoni në maksimum kontaktin e durave me mukozën e syve, gojës dhe hundës.
Si ta trajtoni vetë gripin?
Pushoni në një ambjent të ngrohtë, merrni paracetamol ose ibuprofen për të ulur temperaturën dhe për të trajtuar dhimbjet, pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin (urina juaj duhet të jetë ngjyrë e verdhë e lehtë ose e qartë) dhe ushqehuni shëndetshëm. Përdorni sprucim dekongjestionant ose tableta për të lehtësuar hundët e bllokuara.
Si mund të mbrohemi?
Vaksinimi
Mbrojtja më e mirë kundër gripit është vaksinimi. Vaksinimi duhet të administrohet çdo vit, mundësisht në tetor dhe nëntor. Përbërja e vaksinës rregullohet për të siguruar mbrojtje të synuar kundër varianteve të virusit që ka të ngjarë të jenë në qarkullim.
Higjiena | Infeksionet respiratore – Higjena mbron!
- Lani duart mirë me sapun dhe ujë! Pas larjes, thajini duart me kujdes me një leckë të pastër. Kjo është veçanërisht e nevojshme nëse keni pasur kontakt me njerëz të sëmurë ose nëse keni prekur objekte që njerëzit e sëmurë i kanë prekur më parë.
- Prekni sa më pak me duar mukozën e syve, gojës dhe hundës.
- Gjatë shpërthimeve të gripit, shmangni shtrëngimin e duarve nëse është e mundur dhe mbani distancë nga njerëzit që teshtijnë ose kolliten.
- Nëse është e mundur, shmangni kontaktin e afërt me njerëz të sëmurë, madje edhe nëse jetoni në një shtëpi.
Nëse jeni prekur nga gripi dhe keni nevojë për ndihmë mjekësore, Spitali CONTINENTAL ofron kujdes të specializuar në një mjedis modern dhe komod. Stafi i Spitalit CONTINENTAL përbëhet nga mjekë të specializuar pneumolog, alergolog dhe pediatër, të cilët ofrojnë konsulta, vizita diagnostikuese dhe trajtim të personalizuar për të gjitha shqetësimet tuaja!